Busulla.COM

Ndërlidhja e sistemit të arsimit me tregun e punës.

Kërkesa e bizneseve për profile

Përmes modulit Kërkesa e bizneseve për profile, shkollat mund të realizojnë analizë për të kuptuar kërkesën e punëdhënësve për profile të caktuara në të ardhmen. Në dispozicion janë të gjitha kompanitë në ekonominë lokale, të cilave mund t’iu dërgohet ftesa për plotësimin e pyetësorëve. Të gjeturat e pyetësorëve të administruar mund të grumbullohen, duke iu mundësuar shkollave që të fitojnë një pasqyrë të saktë të kërkesës së tregut lokal të punës për profile. Fillo Këtu

Kerkesat e biznese per profile 2a4e15afbad6d3d06867759292e6eeb7d6c0dfe7a2e1885194fc03593ffafb8a

Analiza e kompetencave

Përmes këtij moduli, shkollat kanë mundësi ta realizojnë procesin e zhvillimit të kompetencave të standardeve të profesionit përmes përcaktimit të kërkesave të bizneseve për kompetenca dhe shkathtësi, të cilat duhet t’i përmbajnë profilet e shkollave të mesme profesionale dhe të cilat ju kërkohen punëtorëve nga ato kompani për profesionin e caktuar. Moduli iu mundëson shkollave të krijojnë pyetësorë në të cilin listohen kompetencat dhe shkathtësitë kryesore që i ofrohen nxënësit për një profil të caktuar. Pastaj këto kompetenca dhe shkathtësi mund të vlerësohen nga bizneset e ftuara për votim dhe të propozohen kompetenca të reja të rëndësishme për ta. Fillo Këtu

Analiza kompetencave cabbcda4548909bf4ea0a81de56587159c94b7e650e085a1c33dd91885dfb5e2

Sondazhet Online

Është modul në dispozicion të menaxhmentit të shkollave për të kuptuar impaktin e reformave dhe vendimeve të ndërmarra në shkollë. Moduli ofron një gamë prej nëntë formave të ndryshme të pyetjeve në dispozicion për krijimin e sondazheve, të cilat mund të dërgohen tek kompanitë, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe palë tjera me interes për shkollën. I njëjti modul ofron mundësinë e gjenerimit të raporteve të grumbulluara me të gjeturat nga sondazhet e realizuara. Fillo Këtu

Sondazhe 099306b4abc17b2db194998a9573b6eb699e189550bbd0e6075f30617ca03517

Partneriteti me bizneset

Përmes këtij moduli, shkollat e mesme profesionale e kanë mundësinë të krijojnë dhe t’i menaxhojnë format e ndryshme të partneriteteve me biznese. Disa nga format e zakonshme të bashkëpunimit të cilat mund të iniciohen dhe mirëmbahen përmes këtij moduli janë: donacionet, caktimi i ekspertëve për azhurnimin e standardeve të profesionit dhe kërkesës së tregut të punës për profile, ofruesit e punës praktike, folësit e ftuar, etj. Fillo Këtu

Partnertiteti me bizneset 0ee218e0d95d42a6523df10873c9c168ab50d4aff6f2cad1c7331dea9c1be6e9

Monitorimi dhe evaluimi i cilësisë

Monitorimi dhe evaluimi i cilësisë mundëson mbikëqyrjen dhe sigurimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe aktiviteteve tjera të cilat ndodhin brenda shkollës gjatë një viti shkollor.
Menaxhmenti i shkollës mund t’i përdorë të gjithë indikatorët në dispozicion për të siguruar cilësi në shërbimet e ofruara. Disa nga indikatorët e këtij moduli janë: përshtatshmëria e kurrikulës, materialet e mësimdhënies dhe mësimnxënies, shkalla e braktisjes së shkollës, regjistrimi i nxënësve dhe indikatorë tjerë adekuatë. Moduli ofron përkrahje në gjenerimin e raporteve automatike nga menaxhmenti i shkollës. Përmes përdorimit të funksioneve të këtij moduli, mundësohet edhe azhurnimi automatik i profilit të shkollës në platformën Busulla.COM. Fillo Këtu

Mon eva ae72e76075ce1ef71de4b65a88665a0c5b3949ed1d67f51edbe0f64edfdc4e3c
Supported by ministria cc795e10d1310340529df2c91c9b4235c4cd011c389ae5f19aa11e4e5f61e836

Platforma zyrtare e MASHT për orientim profesional,
edukim dhe këshillim në karrierë.

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet