Si të ndihmoni fëmijën tuaj t’i kaloj me sukses provimet?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Studyyyy2


    Jo vetëm disa, por shumica e fëmijëve e kanë të vështirë të menaxhojnë kohën, stresin e shumë e shumë faktorë të tjerë në periudhën e provimeve pa ndihmën e prindërve dhe familjarëve.

    Secili prind do të dëshironte që fëmija i tyre të përfundoj çdo provim me sukses, megjithëse kjo nganjëherë është pothuajse e pamundur. Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i suksesshëm dhe dëshironi që t’i ndihmoni të arrijnë atë sukses, atëherë ndiqni hapat më poshtë:

  • Ndihmoni ata të menaxhojnë kohën

    Menaxhimi i kohës është problemi më i madh me të cilin përballen studentët. Ata kanë aq shumë detyra, duke filluar nga detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë dhe provimet e shumta si dhe aktivitetet e ndryshme jashtë shkollore. Kjo i bën ata të punojnë pa strukturë dhe në mënyrë kaotike dhe të paplanifikuar.

    Si prind ju mund t’i jepni mbështetje fëmijës tuaj duke krijuar një orar për ditët dhe javët në vazhdim, sidomos gjatë periudhës së provimeve. Kjo i ndihmon ata të shfrytëzojnë kohën në mënyrë efikase. Prandaj, është e rëndësishme që t’i mbështesni fëmijët tuaj dhe të kuptoni fushat ku fëmija juaj ka ngecje që t’i ndihmoni t’i menaxhojnë problemet në një mënyrë më të mirë.

  • Duhet të jeni afër tyre sa më shumë

    Ju duhet të jeni afër fëmijës tuaj jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht. Kjo mund të ketë efekte pozitive për ta. Studentët zakonisht përballen me sasi të madhe ankthi dhe presioni gjatë fazës së përgatitjes për provime.

    Si prind, gjatë kohë së provimeve të fëmijës tuaj është mirë t’i anuloni të gjitha planet që i keni dhe t’i përkushtoheni në maksimum. Ju duhet të jeni të në dispozicion sa herë që ata të kenë nevojë. Gjithashtu, duhet të jeni të vetëdijshëm  për gjendjen emocionale të tyre. Mos harroni t’i jepni fëmijës suaj hapësirë sa herë që ata e kërkojnë.  

  • Mbikëqyrni progresin e tyre 

    Vlerësimet javore mund të ndihmojnë në përcaktimin e përparimit të fëmijës tuaj dhe gjithashtu zbulimin e pikave të dobëta që i kanë. Motivoni fëmijët tuaj të bëjnë teste të rregullta dhe të ushtrojnë pyetjet e provimeve të viteve të kaluara. Sigurohuni që ta përfundojnë testin në kohë të caktuar si në provim duke mos i mundësuar të ketë kohë shtesë.

  • Motivoni ata me shpërblime

    Fëmijët tuaj do të performojnë më mirë nëse i vendosni objektiva për detyrat që i kanë përgatitur me sukses dhe e shpërbleni secilin objektiv të përfunduar. Ju mund të përdorni çdo gjë që do ta motivoj fëmijën tuaj si p.sh., një fustan i ri, apo një biletë për event sportiv. Shmangni ndëshkimet sepse krijojnë një ndjenjë frike dhe negativiteti te fëmija juaj.

  • Diskutoni strategjinë e provimit 

    Studimet tregojnë se 6 nga 10 studentë nuk i kushtojnë vëmendje strategjisë së tyre të provimit  dhe nuk performojnë aq mirë sa e kanë parashikuar. Prandaj, është mirë t’i këshilloni fëmijët tuaj që të përgatisin një strategji si p.sh. në cilat pyetje të përgjigjen së pari, si të ndajnë kohën mes seksioneve të ndryshme? etj. Është mirë t’i këshilloni fëmijët që t’i përgatisin së pari seksionet cilat janë më të vështira dhe ju marrin më shumë kohë për t’i mësuar.

  • Largoni nga “zbavitjet”

    Çdo nxënës ka ndonjë gjë që i pëlqen të bëj, si bisedimi me miqtë e ngushtë përmes rrjeteve sociale. Gjithçka që duhet të bëni është të kuptoni se cila nga aktivitetet po ndikon më keq dhe po i dekoncentron ata. Nuk është e nevojshme që ta detyroni fëmijën tuaj që të heq plotësisht dorë nga të gjitha zbavitjet, mjafton që t’i largoni vetëm disa prej tyre.

  • Qëndroni afër tyre pas provimeve

    Periudha pas provimeve është shumë e rëndësishme. Kjo është periudhë kur fëmija ka nevojë t’i ndajë me dikë ndjenjat, frikat dhe ankthet rreth provimeve dhe rezultateve. Edhe nëse ata nuk kanë punuar mirë, ata kanë nevojë për mbështetje dhe lëvdata.

  • Monitoroni dhe identifikoni ndonjë shenjë paralajmëruese

    Pa marrë parasysh se sa mirë është përgatitur një student, ata do të jenë të emocionuar gjatë provimit dhe shqetësohen gjtihmonë për rezultatet e tyre. Zemërimi deri në një farë mase është normale, por nëse fëmija juaj përdor deklarata si “ nuk mund ta bëj” ose “unë jam një dështim” atëherë kjo gjendje mund të jetë një shkak më shumë për tu brengosur për fëmijën tuaj.

    Ekzistojnë disa shenja të tjera që reflektojnë shqetësimin e tyre, madje disa edhe jane ekstreme si humbja e oreksit, gjumi i parregullt, disponimi i keq, humbja e durimit etj. që mund të tregojnë se fëmija juaj nuk është mirë. Mbani këtë nën kontroll. Nëse vëreni ndonjë sjellje apo ndryshim të çuditshëm është koha që të ndërhyni. Biseda me ta është mënyra më e mirë për ta ndihmuar të kaloj këto lloj situatash.

    Për fund, secili fëmijë është i ndryshëm nga të tjerët dhe askush nuk mund ta njoh fëmijën tuaj më mirë se sa ju. Është mirë ta ndihmoni fëmijën me përgatitjet që i ka për provim, por duhet të dini kur të ndaloni. Nëse fëmija juaj po mendon se po ndërhyni në jetën e tij/saj, bisedoni me të hapur për të kuptuar kërkesat që i ka dhe për t’iu dhënë hapësirën që e dëshiron.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/how-parents-can-help-children-in-board-exams/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet