Financimi i një startup-i

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

5. business plan

     Vështirësia e një startup-i pothuajse gjithmonë është financimi. Nganjëherë sado që të kemi ide, mungon buxheti dhe kjo është një ndër shkaqet kryesore përse nuk realizohen një pjesë e madhe e tyre. Financimi i një biznesi të ri mund të bëhet në disa mënyra, por një nga format më të zakonshme është marrja e një kredie. Të marrësh një kredi për ta filluar një biznes të ri është shumë më e vështirë se sa të marrësh kredi për ta vazhduar biznesin që keni. Bizneset e sapo hapura nuk kanë ndonjë histori financiare, në mënyrë që banka ta shoh nëse vlen të financojë projektin tuaj ose jo. Kjo është edhe një prej arsyeve që para se të filloni biznesin tuaj, duhet të keni një plan të hartuar mirë në detaje, si dhe të kurseni sa më shumë para në mënyrë që të keni më shumë kredibilitet në bankën ku do të aplikoni për kredi.

Disa nga hapat që duhet bërë që të mbërrijmë deri te financimi i një startup-i:

  • Shkruani një plan të biznesit të hartuar mirë dhe me kujdes, të besueshëm, që do të përfshijë pasqyrat financiare të projektuara mirë. Bankat ose kushdo qoftë tjetër nuk do ta marrin seriozisht idenë tuaj, nëse nuk e keni përpiluar mirë planin e biznesit, sidomos pjesën e planit financiar.
  • Nëse hasni në vështirësi tek kjo pjesë, mund të kërkoni ndihmën e një financieri privat në mënyrë që gjithçka të përpilohet saktë.
  • Tregohuni sa më të besueshëm dhe rregulloni çdo pasaktësi. Një biznes i cili ende nuk ka nisur operimin nuk e ka një besueshmëri të veten. Kjo do të thotë se vendimi i bankës për të ju dhënë hua, do të varet nga transaksionet tuaja të realizuara në të kaluarën (paratë e marra borxh) dhe jo me atë se çka mund të bëj biznesi juaj me këto para në të ardhmen.
  • Kur të shkoni në bankë për të kërkuar kredi duhet të visheni sa më serioz, pikërisht si lloji i ndërmarrësit që doni të bëheni, pasi që përshtypja e parë që do ta krijoj huamarrësi për ju, ka një rëndësi të veçantë.
  • Preferohet të merrni dikë me vete si p.sh. një këshillues biznesi, një avokat ose edhe ndonjë financier, sepse në këtë mënyrë tregoni që e keni marrë me seriozitet këtë çështje dhe mund të rrisni shanset tuaja për të marrë një kredi. Këshilltarët e biznesit janë të aftë dhe kanë prirje për të sqaruar gjithçka që ju nuk e kuptoni në lidhje me huan që po merrni, pasi zakonisht kredidhënësit nuk janë të prirë ta bëjnë këtë.
  • Kur flisni me huadhënësit potencial, tregohuni të sinqertë  në lidhje më planin tuaj të biznesit. Huadhënësit duan të shohin nëse ju keni një plan i cili në të ardhmen mund të rezultoj i suksesshëm. Mendjemadhësia dhe një optimizëm i tepruar do të ju bëj të dukeni amatorë, ndaj përpiquni të tregoheni sa më serioz.

Burimet e financimit për bizneset e reja përfshijnë:

  • Kreditë nga investitorët

Kjo konsiderohet si metoda më e vështirë për financimin e një biznesi te ri. Zakonisht investitorët kanë strategjitë e tyre për investime specifike të fokusuara në periudhë prej 3-5 vite. Po ashtu, shpesh investitorët dëshirojnë të përfshihen në aktivitetet e biznesit dhe të marrin pjesë në vendimmarrje.

  • Investimet nga investitorët e ashtuquajtur “engjëj”

Këta investitorë janë individ me përvojë në biznes, që ofrojnë kapital investues për bizneset e reja, në këmbim të pjesëmarrjes në pronësinë e biznesit. Ndonjëherë këta investitorë bëjnë edhe investime në formë të kreditimit.

  • Huazimet nga miqtë apo familjarët

Huazimet nga miqtë ose familjarët shërbejnë si një ndër burimet më të sigurta dhe më efektive për financimin e një biznesi të ri. Kur financimi bëhet nga njerëz që i njohim, preferohet që afatet e kthimit të huazimit të precizohen me shkrim për të evituar keqkuptimet në të ardhmen.

  • Grantet për biznese të vogla

Qeveria dhe donatorët e ndryshëm ofrojnë grante për bizneset e vogla sipas programeve të bazuara në strategjitë e tyre.

Përveç granteve për bizneset ekzistuese, ekzistojnë edhe skema të granteve që ndihmojnë bizneset e reja me shuma të vogla për lehtësimin e fillimit të biznesit.

Programe të tilla në Kosovë mundësohen dhe ofrohen nga organizata dhe institucione të ndryshme si:

  1. Ministria e Kulturës dhe Rinisë;
  2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;
  3. Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë;
  4. Komuna Përkatëse;
  5. Zyra e Bashkimit Evropian;
  6. Organizata Ndërkombëtare për Migrim(IOM);
  7. Agjencia për Zhvillim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(USAID);
  8. Fondacioni MDA;
  9. Qendra për Mbështetjen e Bizneseve(BSCK);
  10. Qendra Kosovare për Inovacion(ICK), etj,.
  • Kreditë personale

    Secili person i cili përdor kreditimin personal për financimin e biznesit duhet të kujdeset shumë që një financim i tillë të mos ndikoj në stabilitetin personal të tij afatgjatë. Në rast të dështimit të biznesit, jeta personale nuk duhet të ndikohet nga ky lloj financimi.

  • Kreditë për biznese të vogla

    Financimi përmes kredive bankare është mjaft i vështirë duke pasur parasysh që bankat komerciale kërkojnë që kredimarrësi të ketë një histori të suksesshme të marrjes dhe kthimit të kredive në të kaluarën. Prandaj , si biznes i ri dhe si një ideator i ri dhe pa përvojë paraprake me kredi bankare, gjasat janë shumë të vogla për të fituar kredinë.

Referencat:

http://www.mda-foundation.org /resurse/burimet-e-financimit-per-biznese-te-reja/

https://www.nerdwallet.com/blog/small-business/how-to-qualify-for-small-business-loans/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet