Si t’i motivoni fëmijët për të mësuar?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Enhance motivation elearning

    Fëmijët e motivuar kanë më shumë gjasa të dalin më mirë në shkollë dhe të kenë një qëndrim pozitiv ndaj të mësuarit, andaj prindërit shpesh ndjejnë se kanë përgjegjësi për të ardhmen e fëmijës së tyre. Si pasojë e kësaj ata përpiqen në mënyra të ndryshme t'i motivojnë fëmijët, por jo gjithmonë kanë rezultat. Ndonjëherë përpjekja për ta motivuar dhe shtyrë fëmijën të mësoj mund të jetë shumë sfiduese.

Në vijim janë disa këshilla për prindërit se si ta motivojnë fëmijën e tyre:

  • Bisedoni me fëmijët

    Në mënyrë që ta motivoni fëmijën tuaj të ketë sukses në punë, është e rëndësishme të shikoni perspektivën e fëmijës që të kuptoni interesat edhe aftësitë e tyre. P.sh. mund ta pyesni cila është lënda e tij/saj e preferuar në shkollë dhe pse i pëlqen pikërisht ajo lëndë?

‘’Bisedat me fëmijët janë shumë të rëndësishme për motivimin e brendshëm të fëmijës.’’ thotë Dr. Deci. Fëmijët për nga natyra janë kurioz dhe duke ua shpjeguar një mësim apo diçka mund të fitoni vëmendjen e tyre.

  • Inkurajoni të lexojnë

    Kaloni kohë duke lexuar me fëmijën tuaj ose krijoni një kohë të leximit gjatë ditës së bashku me familjen tuaj. Nëse ju mbushni shtëpinë tuaj me romane, gazeta, libra shkollorë, ju i tregoni fëmijës sa i rëndësishëm është leximi.

  • Punoni së bashku

    Së bashku me fëmijën tuaj mund të uleni dhe të mësoni ose t’i ndihmoni të bëj një plan të mësimit. Organizoni dhe ndani në afate detyrat e shtëpisë, testet dhe aktivitetet tjera jashtë mësimore.

    Mbi të gjitha krijoni një hapësirë të mësimit në shtëpinë tuaj që ta shfrytëzoj fëmija për detyra shkollore. Kjo hapësirë do të përforcojë rëndësinë e shkollës dhe fëmijët do ta shohin që ju e merrni shkollën shumë seriozisht. Bëjeni hapësirën të rehatshme dhe larg shpërqendrimeve siç janë: televizori, kompjuteri, telefoni, etj.

  • Përgëzoni fëmijët

    Kur fëmija juaj përmbush ndonjë qëllim të caktuar tregoni që jeni shumë krenar për të. ‘’Fëmijët dëshirojnë t’i gëzojnë prindërit e tyre,’’ thotë Dr. Kennedy-Moore. ‘’Ndjenja e lidhjes me prindërit është jashtëzakonisht motivuese.’’

    Filloni të motivoni fëmijën me fjalë që shprehin vlerësim për ta, inkurajoni fëmijët të ju gëzohen arritjeve pa marrë parasysh a janë ato të vogla apo të mëdha ato.

  • Mbani një qëndrim pozitiv ndaj shkollës

    Fëmijët marrin qëndrimet e të rriturve ndaj botës që i rrethon dhe i pasqyrojnë ato qëndrime. Nëse ju e çmoni shkollën dhe e shihni si diçka themelore për jetë dhe zhvillim të njerëzve, gjasat që fëmija juaj të mendojë njëjtë sikur ju janë shumë të mëdha. Në vend që t’i tregoni fëmijës suaj se si ata ‘’duhet’’ të ndjekin shkollën, tregojuni atyre se shkolla është një mundësi për të mësuar gjëra shumë interesante.

    Përveç këshillave të cekura më lartë, ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj edhe në këto aspekte: vendosni qëllime, bëni plane, shfaqni interes, keni qëndrim pozitiv, bëhuni shembull, shfaqni entuziazëm për interesat e fëmijës, krijoni rutinën e të mësuarit, etj.

Referencat:

https://www.wikihow.com/Motivate-Kids-to-Do-Well-in-School

https://smiletutor.sg/cant-get-your-child-to-study-here-are-5-tips-to-motivate-your-child-to-study-more/

https://www.beingtheparent.com/20-tips-to-help-you-motivate-your-child-to-study/

https://www.scholastic.com/parents/school-success/10-ways-to-motivate-your-child-to-learn.html

https://www.parents.com/kids/development/behavioral/6-ways-to-motivate-your-kids/

http://www.imom.com/10-ways-to-motivate-your-child/#.W0OHKNVKjs0



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet