Krijimi i ekuilibrit mes jetës shoqërore dhe akademike

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

11. balance

    Si student, një nga gjërat më të rëndësishme është menaxhimi i kohës. Për të qenë i suksesshëm në jetë dhe punë duhet gjetur një ekuilibër mes jetës shoqërore dhe asaj akademike. Kjo është sfiduese, por jo e pamundur.

 Më poshtë janë disa këshilla për ruajtjen e ekuilibrit midis jetës suaj shoqërore dhe akademike:

  • Vendosni prioritetet

   Çdo ditë, ka detyra për t'u bërë, ka punë për të filluar dhe oferta të reja. Për fat të keq, nuk ka asnjë formulë që do të na mundësonte që t'i bëjmë të gjitha këto përnjëherë, kështu që vendosni prioritetet e juaja. Për ta bërë këtë, duhet të shqyrtoni se çfarë është më e rëndësishme për ju.

  • Menaxhoni kohën

    Mënyra e duhur është maksimizimi i efikasitetit tuaj duke punuar për aq kohë sa jeni produktiv. Shumë vende rekomandojnë të bëni një orar për atë që planifikoni të bëni në një ditë, pastaj t'i përmbaheni. Nëse kjo funksionon për ju, vazhdoni ta bëni.

  • Mësohuni të thoni ''Jo''

    Një tjetër teknikë e rëndësishme që duhet ta zotëroni është fuqia për të thënë jo. Kjo është thelbësore jo vetëm në këto fusha, por në pjesën më të madhe të jetës. Shpesh, ne sfidohemi nga shumë gjëra dhe duam t'i bëjmë të gjitha, por kjo është e pamundur kështu që nëse ato nuk kanë rëndësi të madhe për ju,mësoni t'i refuzoni.

  • Largoni stresin

    Stresi është shkaku i ankthit dhe depresionit. Është e ditur se jeta universitare vjen me shumë stres. Çdo student ka aspirata të mëdha për të ardhmen dhe punon shumë për t'i arritur ato. Mos harroni se çfarëdo që të bëni, ju kurrë nuk mund të keni kontroll të plotë mbi rezultatin e përpjekjeve tuaja. Bëni atë që duhet dhe argëtohuni duke e bërë atë. Është koha më e mirë e jetës suaj, mos i jepni të gjitha për hir të një të ardhme më të mirë.

  • Krijoni kohë për veten tuaj

    Gjithmonë ndani kohë për veten tuaj. Ushqehuni mirë, bëni gjumë të mirë, bëni ushtrime etj. Kjo do ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar dhe të jeni më produktiv si dhe të jepni rezultate më pozitive.

    Nuk ka formulë perfekte për balancimin e jetës suaj shoqërore dhe akademike. Secili person duhet të gjej një ekuilibër të përshtatshëm për ta. Nëse arrini t'i zhvilloni zakonet dhe vetë-disiplinën që ju nevojitet të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efektive, ankthi juaj do të ulet dhe ju do të ndiheni më të lumtur.

Referencat:

http://business360.fortefoundation.org/2431/balancing-social-life-and-study-life-in-the-college-world

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet