Sa janë të rëndësishme takimet prindër-mësues?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Ptm12

    Takimet prindër-mësues luajnë rol shumë të rëndësishëm në edukimin e fëmijës. Këto takime zakonisht bëhen për të diskutuar mësimin dhe përparimin e fëmijës dhe ndodhin një ose dy herë në vit. Ato mund të jenë të gjata ose të shkurtra, varet se çka do të diskutohet.

    Takimet prindër-mësues janë mundësi e mirë për të diskutuar përparimin e fëmijës suaj, të tregoni pikat e forta dhe nevojat e fëmijës dhe të punoni me mësuesin për t’i ndihmuar fëmijët të kenë sukses në shkollë. Këto takime mund të mbahen vetëm prindërit me mësuesin, ose duke marrë edhe fëmijën, por edhe mësuesi me të gjithë prindërit e nxënësve të tij. Të dy palët, si prindërit dhe mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm dhe nuk e zëvendësojnë njëri tjetrin por përkundrazi e përforcojnë rolin e njëri tjetrit.

Në vijim i gjeni disa këshilla për prindërit se si të përfitoni sa më shumë nga këto takime.

  • Disa ditë ose javë para se të mbani takimin, kontrolloni fëmijët tuaj sa janë aktivë në detyrat e shtëpisë dhe a po i kryejnë ato me kohë. Rishikoni detyrat e shtëpisë dhe çdo projekt, test, kuiz, raport që mund të kenë.
  • Pyesni fëmijët nëse kanë ndonjë pyetje apo çështje që dëshirojnë të diskutojnë me mësuesin.
  • Gjatë takimit merrni ndonjë fletë që të mbani shënime për çka po flet mësuesi.
  • Tregoni mësuesit gjëra për fëmijën tuaj siç janë: interesat, pikat e forta, lëndët e preferuara, etj. Kjo do ta ndihmojë mësuesin ta njoh më mirë fëmijën tuaj.
  • Shkruani pyetjet që dëshironi t’i bëni mësuesit, ju mund të pyetni: nëse fëmija juaj po përmbush pritshmëritë e nivelit të mësimit (por mos kërkoni që të krahasohet me nxënësit e tjerë), për testet nëse fëmija nuk po del i suksesshëm në to, çka sheh mësuesi si pika të forta te fëmija, të bëni një plan për takime të rregullta nëse ka probleme në mësime, për zakonet e punës individualisht dhe në grup, si shoqërohet fëmija me nxënësit e tjerë në klasë, etj.

    Është e rëndësishme që prindërit të ndjekin çdo takim që mësuesit ua kërkojnë si një mundësi për të përmirësuar mënyrën e të mësuarit të fëmijës tuaj dhe të siguroheni që rolet e mësuesit, nxënësit dhe prindit janë të qarta dhe të krijuara në atë mënyrë që të ndihmojnë fëmijën të nxjerrë nga vetja më të mirën.

    Duhet të mos harroni që mësuesit kanë shumë fëmijë që kërkojnë vëmendje, prandaj takimet janë shumë të rëndësishme për mësuesit që të mbajnë mend kërkesat e fëmiut tuaj.

Referencat:

https://www.parentmap.com/article/how-to-have-a-successful-parent-teacher-conference

https://parents.education.govt.nz/primary-school/learning-and-development-at-home/parent-teacher-meetings/

https://www.readinghorizons.com/blog-roll/the-importance-of-building-parent-teacher-relationships

https://kidshealth.org/en/parents/parent-teacher-conferences.html

https://source.wustl.edu/2005/01/parentteacher-partnership-can-play-significant-role-in-child-education/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet