Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

10. parents role

    Inkurajimi, ndihma dhe përkrahja e prindërve për detyrat shkollore si dhe përfshirja e tyre përbën bazën  themelore për edukimin e fëmijëve. Hulumtimet tregojnë se ndërtimi i raporteve midis prindërve dhe shkollave për të mbështetur fëmijët, çon në përmirësimin e rezultateve të mësimit. Prindërit janë mësuesit e parë dhe ata të cilët vazhdojnë ta edukojnë fëmijën edhe jashtë shkollës. Megjithëse roli i prindit në edukim të fëmijës evoluon gjatë rritjes së fëmijës, një gjë mbetet gjithmonë: prindërit janë shembull për fëmijët. Qëndrimet e prindërve në lidhje me edukimin mund t’i frymëzojnë dhe t’iu tregojnë fëmijëve se si të marrin përgjegjësi gjatë gjithë rrugëtimit të tyre arsimor.

Disa këshilla për prindërit:

  • Bëhuni shembull i mësimit

    Kur fëmijët janë të vegjël, prindërit janë mësuesit e tyre të parë. Ata eksplorojnë natyrën, lexojnë, gatuajnë dhe numërojnë së bashku. Kur fëmijët fillojnë shkollimin fillor, detyra e prindërve është t’iu tregojë se si shkolla mund t’i zgjeroj njohuritë dhe të përmirësojë atë çka kanë mësuar deri më tani. Përmes udhëzimeve dhe duke ua përkujtuar, prindërit u ndihmojnë fëmijëve të organizojnë kohën dhe mbështesin dëshirat e tyre për të mësuar gjëra të reja brenda dhe jashtë shkollës.

  • Kushtoni vëmendje gjërave që fëmijët duan

    Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëj një prind është t'i kushtoj vëmendje fëmijës së tij. Të di nëse ai është i turpshëm, çka i intereson etj. Duhet ta lejoni fëmijën të ju tregojë mënyrën se si ai/ajo dëshiron të mësoj, kështu rekomandon Dalton Miller-Jones, Ph.D.

  • Ushtroni detyra e shtëpisë me fëmijët

    Shumë mësimdhënës inkurajojnë prindërit të ushtrojnë me fëmijët e tyre mësimet që i kanë mësuar në shkollë, në mënyrë që ata të përmirësohen nëse kanë nevojë për mësim shtesë. Kjo nuk do të thotë t’i përgatisin fëmijët të jenë më të mirët në shkollë, por nënkupton të kenë më shumë interesim dhe përkushtim në gjërat më të vështira siç janë: kalkulime me numra më të mëdhenj, tabela e shumëzimit, mësimi i shkronjave etj.

  • Ndihmoni fëmijët të marrin përgjegjësinë e të mësuarit

    Dalton Miller-Jones thotë: ‘’Ne duam që ata të jenë përgjegjës për sukseset dhe dështimet e tyre, t'u tregojmë se sa kërkon angazhim  të mësuarit dhe se motivimi për të mësuar duhet të jetë diçka që fëmija e dëshiron vetë dhe jo si pasojë e shpërblimeve nga prindërit’’.

    Hulumtimet kanë treguar që përfshirja e prindërve në edukimin e fëmijëve ka ndikim të madh në ta, si p.sh. nota më të larta, regjistrime në programe të nivelit më të lartë, kanë më pak gjasa ta lënë shkollën, kanë shumë gjasa të diplomojnë, mundësi të mëdha të vazhdimit të arsimit të lartë etj.

    Përveç arritjeve në edukim, përfshirja e prindërve në arsimimin e fëmijëve i ka këto përfitime: tregojnë shkathtësi më të mira sociale, sjellje më të mirë, përshtatje më e lehtë në shkollë, shoqëri më të gjerë, angazhim më i madh në shkollë dhe janë më të vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit.

Referencat:

http://www.trinity.catholic.edu.au/a-parents-role-in-their-childs-education/

http://www.pbs.org/parents/education/going-to-school/supporting-your-learner/role-of-parents/

http://www.teliostutors.com/2016/09/27/private-tutor/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet