Roli i mësimdhënësve në edukimin e fëmijëve

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Mesimdhenesi

    Mësimdhënësit luajnë rol shumë të rëndësishëm në jetën e nxënësve. Përveç që i edukojnë nxënësit, ata kujdesën për atmosferën në klasë, ndërtojnë ambient të ngrohtë, i udhëzojnë dhe shtyjnë përpara nxënësit, bëhen shembuj dhe gjithmonë janë të gatshëm të dëgjojnë për problemet apo shqetësimet që ata mund t'i kenë.

Disa nga rolet kryesore që do t’i përmendim në vijim janë:

  • Japin njohuri

    Roli më i zakonshëm që një mësimdhënës luan në klasë është t’i jap njohuri nxënësve. Mësimdhënësve u jepet një planprogram nga Ministria e Arsimit që duhet ta ndjekin gjatë gjithë vitit shkollor dhe që është në përputhje me udhëzimet e shtetit. Kjo kurrikulë ndiqet nga mësimdhënësi në mënyrë që gjatë gjithë vitit të gjitha njohuritë përkatëse të shpërndahen ose përcillen te nxënësit. Mësimdhënia bëhet në shumë mënyra duke përfshirë: leksionet, aktivitetet e vogla grupore dhe mësimin praktik.

  • Të bëhen prind i tretë

    Mësimdhënësi ka rol më shumë se thjesht të planifikojë dhe mbaj orën mësimore. Pasi mësimdhënësit shpenzojnë aq shumë kohë me nxënësit e tyre, mund të thuhet që ata bëhen si një lloj prindi i tretë për ta. Ata mund të jenë shembull i vazhdueshëm pozitiv për fëmijët.

  • Krijojnë ambient të ngrohtë

    Nxënësit shpesh imitojnë veprimet e mësuesve, p.sh. nëse mësimdhënësit përgatisin një ambient të ngrohtë dhe të lumtur, nxënësit kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur. Nëse nxënësit e vërejnë që mësuesi është i zemëruar ata do të reagojnë negativisht,  gjë e cila reflektohet në sjelljen e tyre dhe mund të paraqitet si pengesë. Për këtë arsye mësimdhënësit kanë rol shumë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për ambientin.

  • Bëhen shembull

    Edhe nëse mësimdhënësit nuk e mendojnë veten si shembull, ata me dashje ose padashje mund të bëhen. Kjo ndodh për arsye se nxënësit kalojnë shumë kohë me mësuesit e tyre dhe kjo mund të ketë efekt pozitiv ose negativ në varësi nga mësimdhënësi. Mësimdhënësit nuk janë vetëm për t’i mësuar fëmijët, por edhe për t’i dashur dhe kujdesur për ta. Ata zakonisht respektohen shumë nga komuniteti dhe për këtë arsye bëhen shembull për nxënësit dhe prindërit.

  • Udhëheqin nxënësit

    Udhëheqja dhe këshillimi është një rol që është marrë në mënyrë të natyrshme nga mësimdhënësit, pavarësisht a është bërë me qëllim apo jo. T’i udhëheqësh fëmijët është një mënyrë që mësimdhënësit motivojnë fëmijët të bëhen më të mirët që munden. Gjithashtu duke ju dhënë hapsirë fëmijëve që të shprehën lirshëm, ata do të fitojnë vetëbesim dhe kjo ju ndihmon që të jenë më të suksesshëm.

    Në ditët e sotme, profesioni i mësimdhënësit ka role më të mëdha që përfshijnë përmirësimin e edukimit. Atyre shpesh iu duhet të:

  • Punojnë me politikanë, kolegë dhe anëtarë të komunitetit për të vendosur standarde të qarta dhe të arritshme për nxënësit e tyre;
  • Të marrin pjesë në vendimmarrjen që ndihmon në trajtimin e problemeve që ndikojnë në mësimnxënie;
  • T’i udhëzojnë dhe trajnojnë mësimdhënësit e rinj për t’i përgatitur se si duhet t'i mësojnë të rinjtë e sotëm.

Referencat:

https://www.thoughtco.com/what-is-the-role-of-a-teacher-2081511

http://www.education.gov.gy/web/index.php/teachers/tips-for-teaching/item/1603-roles-of-a-teacher-in-the-classroom



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet