Puna praktike

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

6. internship2

    Të gjithë jemi të vetëdijshëm se konkurrenca në tregun e punës çdo ditë e më shumë po rritet. Kjo po i detyron studentët të mendojnë për ide sa më inovative, se si të bëhen kandidatë të kualifikuar dhe me shkathtësitë e nevojshme për pozita të ndryshme të punës. Studentët të cilët kanë eksperiencë të punës, janë më të vlerësuar nga punonjësit e tyre, prandaj kjo po i bën punët praktike të jenë prospekte atraktive për studentët. Puna praktike është një mundësi që i ofrohet një punonjësi potencial që të punoj në ndonjë kompani për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht me orar të pjesshëm. Me anë të kësaj pune ju fitoni shkathtësi praktike, eksperiencë në punë dhe më shumë njohuri për atë industri ku ju punoni. Këto punë janë me ose pa pagesë.

Si ndikon puna praktike në zhvillimin tonë në karrierë?

  • Përvojë reale

    Punësimi në një kompani si praktikant ju jep mundësinë për të punuar në një mjedis profesional. Puna që ju bëni në atë kompani, ju ndihmon duke ju mësuar më shumë për rrugën e karrierës. Gjithashtu, praktika është një mënyrë mjaft e mirë për të testuar dhe eksploruar mundësitë e punës.

  • Rrjetëzimi

    Praktikat shpesh ju japin mundësinë të merrni pjesë në takime dhe ngjarje. Duke bashkëvepruar me profesionistët, ju fitoni lidhje të reja dhe mësoni si të komunikoni në një mjedis profesional. Rrjetëzimi ju ndihmon të fitoni referenca dhe të gjeni mundësi të reja pune. Praktikat mund t'ju ofrojnë edhe një mentor profesional.

  • Pasurimin e CV-së

    Si mund të keni një CV të mirë dhe të kompletuar pa ndonjë përvojë pune? Praktikat janë çelësi për të ndërtuar përvojën si student ose si një i diplomuar. Punëdhënësit gjithmonë kanë shumë më shumë gjasa të punësojnë dikë me përvojë pune.

  • Menaxhimi i kohës

     Si praktikant, ju do të mësoheni si ta menaxhoni kohën më mirë. Kur jeni duke punuar në një mjedis profesional, ju duhet të dini që çdo minutë vlen. Menaxhimi i kohës është thelbësor në çdo rrethanë nëse jeni duke marrë pjesë në takime, duke përfunduar detyrat në afat apo duke bërë thirrje telefonike.

  • Fondacioni i Karrierës

    Praktikat ju ofrojnë eksperiencë që ju nevojitet për të ardhmen tuaj. Është e rëndësishme që ju të zgjedhni praktika të bazuara në interesat tuaja dhe në perspektivat e karrierës. Mbani në mend, punëdhënësit shpesh përdorin praktikën si një mjet rekrutimi për të testuar punonjësit e ardhshëm dhe në shumë raste, kompanitë punësojnë praktikantë pas diplomimit.

Si të gjejmë punë praktike?

  •  Bëni listën e kontakteve profesionale

    Kush janë kontaktet profesionale tashmë në rrjetin tuaj të cilët mund të jenë të dobishëm, pra të cilët  mund të ju ofrojnë punë praktike ose njohin njerëz/kompani që janë duke kërkuar praktikantë?

  • Shiko drejtpërdrejt në faqen e internetit të kompanisë.

    Hulumtoni rreth kompanive të cilat mund të ofrojnë punë praktike ose për më lehtë shfletoni kategorinë, ''Puna dhe Praktika'' në platformën e Busullës ku do të mund ti gjeni të listuara të gjitha kompanitë që janë të gatshme të ju ofrojnë punë praktike.

Si të jeni një praktikant i suksesshëm?

    Sigurisht gjetja e një praktike nuk është e lehtë, por e vërteta është se vlera e kryerjes së praktikës bazohet kryesisht në atë se si vendosni ta trajtoni praktikën bazuar në atë që keni për të ofruar. Barra është mbi ju për ta bërë praktikën të suksesshme dhe ndoshta ta ktheni praktikën tuaj në një punë me orar të plotë. Prandaj:

  • Shiko dhe mëso;
  • Bëhu profesionist;
  • Jeni të gatshëm gjithmonë për detyra të reja;
  • Qëndro i organizuar;
  • Menaxho kohën;
  • Mbaj shënime për punët e kryera;
  • Cakto synime;
  • Ndihmo kolegët;
  • Jepni më të mirën nga vetja ;
  • Mos u anko, mundohu të gjesh vetë zgjidhjen e problemit, etj.

Cilat janë disa nga  përfitimet e kompanisë nga puna e praktikantëve?

    Puna praktike përveç që sjell mjaft përfitime për praktikantët, ajo në mënyrë indirekte rezulton me shumë përfitime edhe për kompaninë.

  • Ide të freskëta dhe kreative

    Duke qenë ende në mes të studimeve të tyre, praktikantët janë të mbushur me ide të reja. Ata mund të sjellin një këndvështrim dhe perspektivë të re se si duhet të konkurrojë biznesi juaj. Për më tepër, shumica e praktikantëve zgjedhin të punojnë për të fituar përvojë, në vend që të shkojnë në pushime, kështu që ju mund të siguroheni se këta janë njerëzit që ju mund të dëshironi të punësoni në të ardhmen.

  •  Fuqia punëtore shtesë

    Në të ardhmen e afërt, kompania juaj ka nevojë për fuqi punëtore në mënyrë që të përfundojë projektet e ndryshme. Megjithatë, ju e dini që nuk mund të justifikoni buxhetin për të punësuar një staf të rregullt. Kjo është një tjetër arsye pse punësimi i praktikantëve është një avantazh. Entuziazmi dhe dëshirat e tyre për të mësuar dhe trajnuar, gjithashtu do të përkthehen në rezultate efektive. Si praktikant, ata e kuptojnë se duhet të jenë të vlefshëm për kompaninë tuaj, pasi që janë të etur të mësojnë për profesionin në të cilin dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre.

  • Fleksibiliteti

    Disa praktikant mund të kenë punë shtesë në shkollë. Kjo thjesht do të thotë se duhet të ketë njëfarë fleksibiliteti në kohën e tyre të punës. Ky fleksibilitet mund të jetë i dobishëm për ju si punëdhënës. Si? Do të ketë raste kur nuk do të keni nevojë për praktikantë, duke zvogëluar më tej kostot.

Referencat:

https://hatchasia.com.sg/hiring-interns-and-employer-benefits/

https://www.wikijob.co.uk/content/internships/advice/what-internship

https://www.snagajob.com/resources/reasons-why-an-internship-rocks/

https://www.careereducation.columbia.edu/resources/10-tips-make-most-internship










Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet