Provimi i maturës shtetërore në Kosovë

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Testet e standardizuara

    Matura shtetërore është provim përfundimtar i standardizuar i cili vërteton përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Gjithashtu, matura shtetërore dëshmon shkallën e aftësimit të kandidatit për vazhdimin e  shkollimit terciar apo punësimit.  Ky provim për herë të parë u organizua në vitin akademik 2005/2006.  Provimi i maturës shtetërore është një ndër vlerësimet më të rëndësishme të arsimit para-universitar në Kosovë. Si një provim i standardizuar, provimi i maturës ka për qëllim të mat njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë e fituara gjatë procesit mësimor të shkollimit sekondar.

    Ligji me nr. 05/L-018 për Provimin e Maturës Shtetërore rregullon administrimin dhe implementimin e këtij provimi.  Në bazë të këtij ligji, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është autoriteti përgjegjës për organizimin e këtij provimi, por ky institucion bashkëpunon për këto detyra edhe me Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Komisionet e qendrave të testimit. Në vitin shkollor 2017/2018 janë bërë ndryshime sa i përket organizimit të tij pasi që si problem kryesor ka qenë administrimi i këtij provimi. Provimi në të kaluarën është organizuar në dy ditë për të gjitha rajonet, por këtë vit ai do të mbahet në tetë ditë.  Pra, provimi nuk mbahet në të njëjtën ditë në të gjithë vendin.

    Këtij provimi mund t’i nënshtrohen të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që e kanë përfunduar me sukses vitin e fundit. Gjithashtu, mund t’i nënshtrohen edhe nxënësit që e kanë kryer provimin përfundimtar të arsimit profesional. Provimi i maturës shtetërore përbëhet nga lëndët obligative siç janë: matematika, gjuha amtare, gjuha angleze dhe lëndët zgjedhore. Ai organizohet në dy pjesë, ku në pjesën e parë ka 100 pyetje nga lëndët obligative, kurse pjesa e dytë ka 100 pyetje nga lëndët zgjedhore/profesionale. Provimet ofrohen në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake dhe turke. Pragu i caktuar i kalueshmërisë për këtë provim është 40%. Pra, nxënësit që kalojnë 40% të këtij provimi pajisen me certifikatë dhe kanë të drejtë të vazhdimit të shkollimit terciar. KQSHM publikon rezultatet e këtij testi.

Referencat:

http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/05/lmash-gz-nr-2-08-janar-2016-actdocumentdetail.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2018/05/broshurapages_3.pdf

http://zeri.info/aktuale/189018/provimi-shteteror-i-matures-do-te-kete-ndryshime-te-medha/

http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/08/projektligji-per-provimin-e-matures-shteterore.pdf





Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet