Edukimi bashkëmoshatar

Ekipi i Busullës

153 artikuj

4. peer support

    Edukimi bashkëmoshatar është proces ku të rinjtë e grupeve të njëjta shoqërore, qoftë në moshë, orientim seksual, kulturë apo interesa, së bashku ndajnë informatat e tyre me qëllim të edukimit, informimit dhe fuqizimit të zgjedhjeve të njëri-tjetrit.

    Edukimi bashkëmoshatar ka rezultuar si një metodë shumë efektive e shkëmbimit të informacioneve mbi tema të ndryshme, por një theks të veçantë e merr edukimi mbi shëndetin seksual, sepse të rinjtë në përgjithësi ndihen më rehat kur diskutojnë temat tabu me moshatarët e tyre.

    Ideja për edukimin bashkëmoshatar ka lindur nga ajo se një “koleg“/-e" është ai/ajo që është i barabartë me një tjetër, një “koleg/-e“ është ai/ajo që i përket grupit të njëjtë shoqëror, e veçanërisht duke u bazuar në moshë, klasë dhe statusin e njëjtë që ata kanë. Edukimi bashkëmoshatar bazohet në besueshmërinë që kanë të rinjtë tek kolegët e tyre gjë që shfrytëzon fuqinë e të qenurit model dhe ofron qasje në përmbushjen e nevojave të ndryshme të të rinjve.

    Edukatorët bashkëmoshatar ofrojnë informacione në mënyrë të thjeshtë dhe tradicionale. Ky sistem ka një ndikim të dyanshëm, sepse edhe edukatorët përfitojnë nga informacionet që marrin prej kolegëve të tyre. Programi në të cilin bazohet  edukimi bashkëmoshatar është i dizajnuar në atë mënyrë që lejon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve në programet e destinuara për ta, me të cilat programe i promovojnë aftësitë pozitive të jetës, si udhëheqja dhe komunikimi, si dhe krijimi i mundësive për monitorim dhe kontakte për punë.

    Të rinjtë e bashkuar përmes edukimit bashkëmoshatar kanë një program komunikimi në nivel të komunitetit që si synim ka ngritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e shqyrtimit të çështjeve të ndryshme. Edukimi bashkëmoshatar përfshin të rinjtë nga mosha 16-24 vjeç. Ky program aktualisht konsiderohet si forma më e mirë në promovimin e shëndetit te adoleshentët si dhe është përcaktuar si sistem i dhënies së informatave e që përmirëson të mësuarit shoqëror dhe siguron një mbështetje psiko-sociale. Zhvillimi i edukimit bashkëmoshatar varet nga cilësimet, kontekstet, vlerat dhe pritshmëritë e pjesëmarrësve dhe për këtë arsye hartimi i programeve të tilla kërkon përgatitje, trajnim, mbikëqyrje dhe vlerësim të duhur.

    Edukimi bashkëmoshatar mund të realizohet në shumë forma:

  • Përmes diskutimeve joformale;
  • Video dhe prezantimeve;
  • Këshillimit, mbështetjes dhe referimit ndaj shërbimeve;
  • Shpërndarjes së broshurave etj.

Edukatori bashkëmoshatar

    Edukatori bashkëmoshatar duhet të jetë dëgjues i mirë, të jetë inkurajues dhe motivues. Edukatorët bashkëmoshatar duhet të jenë hulumtues të mirë, të aftë të gjejnë burime të ndryshme të informimit dhe këshillimit me qëllim që t’i referojnë miqtë e tyre në mënyrën e duhur. Rol të rëndësishëm luan aftësia udhëheqëse. Edukatorët duhet të krijojnë një natyrë diskutimi ashtu që pjesëmarrësit tjerë t’i shprehin lirshëm emocionet, ndjenjat, qëndrimet, dhe besimet e tyre. Ata modelojnë sjelljen pozitive të të rinjve, duke ndikuar në normat shoqërore dhe marrëdhëniet mes të rriturve dhe të rinjve.

    Edukatori bashkëmoshatar ka disa role. Ai/ajo është një:

  • Mik i mirë;
  • Edukator;
  • Aktivist;
  • Model për të tjerët;
  • Një anëtar i ekipit.

Referencat:

https://www.yeah.org.au/hub/what-is-peer-education/

http://recapp.etr.org/recapp/index.cfm?fuseaction=pages.TheoriesDetail&PageID=373

https://www.oit.edu/docs/default-source/integrated-student-health-center-documents/phe/the-5-roles-of-a-peer-educator.pdf?sfvrsn=2

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet