Si t'i shndërroni pikat tuaja të dobëta në pika të forta?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

11. strengths vs weaknessess

    Në sferën e suksesit dhe të zhvillimit personal, ekziston përshtypja që të qenit pozitiv është vendimtare për arritjen e qëllimeve ose për realizimin e ëndrrave tuaja. Por, kjo nuk do të thotë që ju asnjëherë të mos ndiheni të frikësuar, të pasigurt apo të shqetësuar. Ndarja e këtyre emocioneve dhe mendimeve njihet edhe si ndjeshmëri emocionale dhe mbi këto janë krijuar ato që ne i quajmë pika tona të dobëta dhe të forta.

Si t'i përcaktojmë këto tipare?

Njohja e pikave të forta

    Forca juaj më e madhe personale do të ishte diçka që vjen shumë lehtë për ju. Merrni ca kohë dhe mendoni për atë që vjen natyrshëm për ju. Mund të jetë gjithçka. Mos harroni, mos zgjidhni atributet që dëshironi të keni. Zgjidhni ato që me të vërtetë ju përfaqësojnë.

Njohja e pikave të dobëta

    Është shumë e rëndësishme që të njihni dobësitë tuaja, sepse janë pikërisht këto që ju ndalojnë nga arritja e shumë gjërave të mëdha. Dobësitë janë pika në të cilat ju e keni fuqinë për t'i përmirësuar. 

Si mund t’i shndërrojmë pikat tona të dobëta në pika të forta?

    Të gjithë kemi dobësi dhe vazhdimisht tentojmë të punojmë në eliminimin e tyre - duke ndryshuar veten në mënyrë që të bëhemi më të mirë. Pra, çfarë mund të bëni? Gjeni mënyra për të kthyer dobësitë tuaja më të mëdha në pika të forta. Ja se si:

  • Identifikoni dhe pranoni dobësitë tuaja

    Ju nuk mund ta ktheni një dobësi në një pikë të fortë, nëse jeni i zënë duke mohuar se dobësia ekziston. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni, është të kuptoni se keni dobësi dhe t'i përcaktoni se cilat janë ato.

  • Merrni udhëzime nga dikush që i besoni

    Bisedoni me njerëz të cilët i kanë pasur këto mangësi dikur, por që sot ato janë ndër pikat më të forta që i posedojnë. Mësoni se si arritën ata ta bëjnë këtë gjë dhe në çfarë pengesash hasën.

  • Praktikoni

    Praktika është forma më e mirë për të tejkaluar një dobësi. Edhe pse kurrë nuk do të jeni perfekt në të gjitha detyrat, disa janë aq të rëndësishme saqë ia vlen përpjekje shtesë për të mësuar më shumë, për të praktikuar dhe për të arritur kompetencë maksimale.

  • Jeni të përgatitur

    Nganjëherë mbrojtja më e mirë kundër një dobësie është ta mundni atë me përgatitjen e shkëlqyer. Mundohuni të mblidhni sa më shumë informacione, se si do të mund ta ktheni dobësinë tuaj në pikë të fortë.

  • Mësoni nga gabimet tuaja

    Askush nuk është perfekt. Të gjithë gabojmë, por ajo që ju dallon pas bërjes së një gabimi është, nëse doni të sfidoni veten për të ndryshuar apo jeni të vetëkënaqur dhe vazhdoni t'i bëni të njëjtat gabime.

Si mund të përdorni pikat e forta për të maksimizuar mundësitë e karrierës?

  • Identifikoni përparësitë tuaja

    Para se të shkoni më tej, do t'ju duhet të identifikoni pikat e forta të personalitetit tuaj. Zhvilloni vetëdijen tuaj duke kërkuar mendime nga kolegët, familja dhe miqtë. Ndani ca kohë edhe për të reflektuar në reagimet që keni marrë tashmë. Shpesh, pikat e forta personale do të jenë edhe gjërat që ju pëlqejnë, dhe si të tilla ne synojmë t'i praktikojmë më shpesh. Si rezultat arrijmë përmirësimin e tyre.

  • Kuptoni se si përparësitë tuaja japin vlerë

    Pasi të keni identifikuar pikat e forta, do t'ju duhet të kuptoni se si mund të përputhen ato me nevojat e punëdhënësit apo sektorit tuaj. Mbani shënime kur mendoni se anët tuaja të forta kanë pasur ndikim në karrierën tuaj.

  • ''Shitni'' përparësitë tuaja

    Kur jeni duke i ngjitur në karrierë, shpesh do ta gjeni veten në intervista dhe biseda të ndryshme, ku do t'ju duhet të përshkruani pikat e forta (dhe shpesh edhe dobësitë tuaja). Kapërceni çdo modesti të panevojshme sa më parë në mënyrë që të shkëlqeni.

  • Vazhdoni të mësoni

    Edhe nëse keni identifikuar një numër pikash të forta të personalitetit që ju ndihmojnë të jepni rezultate të shkëlqyera, nuk duhet të ndaloni. Vazhdoni zhvillimin dhe të mësuarit, sepse në të kundërtën të tjerët do t'ju tejkalojnë dhe ju nuk mund të përmbushni potencialin tuaj të karrierës.

Referencat:

https://www.careeraddict.com/use-your-personality-strengths-to-advance-on-the-career-ladder

https://www.inc.com/minda-zetlin/how-the-most-effective-leaders-turn-weaknesses-into-strengths.html

https://leaderonomics.com/personal/why-its-important-to-know-your-strengths-and-weaknesses

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet