Lojërat online

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Lojera online

    Një lojë online është një video-lojë e cila luhet pjesërisht ose kryesisht përmes Internetit. Lojërat online nund të instalohen në çdo pajisje moderne duke përfshirë kompjuterët, pajisjet mobile etj. Ato përfshijnë shumë zhanre, janë kreative, ka lojëra strategjike dhe lojëra masive që luhen nga shumë lojtarë përnjëherë etj.

    Kultura e lojërave online ndonjëherë përballet me kritika për një mjedis që mund të nxisë ngacmime përmes internetit, dhunë dhe ksenofobi. Një pjesë e shoqërisë janë të shqetësuar për varësinë e lojërave ose stigmën sociale. Lojërat online kanë tërhequr lojtarë nga të gjitha moshat, kombet dhe profesionet.

    Përmbajtja që kanë lojërat online mund të studiohet edhe në fushën shkencore e në veçanti ndërveprimet e lojtarëve në shoqëritë virtuale. 

Rreziqet e lojërave online

    Është detyrë e çdo prindi i cili ka fëmijë që luan video lojëra në Internet, të mësojë për rreziqet e ndryshme me të cilat fëmija mund të përballet gjatë kohës sa qëndron online dhe pastaj të gjej se çfarë mund të bëj për të mbajtur fëmijën të sigurt. Lojërat online në rrjetin e tyre kanë një sërë rreziqesh për personat të cilët luajnë ato.

Disa nga rreziqet e lojërave online janë:

  • Dhuna

    Një numër mjaft i madh i lojërave online janë të bazuara në luftëra prandaj në vete përmbajnë dhunë në masë të madhe. Është vërtetuar se fëmijët që luajnë këto lojëra janë më agresiv dhe të dhunshëm në jetën e tyre të mëvonshme. Një pjesë e njerëzve që kanë kryer vepra kriminale dhe terroriste kanë qenë adhurues të këtyre lojërave dhe janë inspiruar nga po këto lojëra për kryerjen e veprave të lartpërmendura.

  • Ngacmimi kibernetik

    Një ndër veprimet më të shpeshta që hasen gjatë lojërave online është ngacmimi kibernetik dhe “griefers” siç quhen njerëzit që merren me këtë lloj ngacmimi. Fëmijët kryesisht ngacmohen nga moshatarët e tyre në internet. Pra për fëmijët që merren me ngacmim kibernetik nuk është i rëndësishëm avancimi në lojëra pasi që ata e shpenzojnë shumicën e kohës në lojë duke u tallur me të tjerët.

  • Privatësia

    Mbrojtja më e lehtë ndaj rreziqeve të shumta online është njohuria e bazave dhe rregullave themelore për sigurinë në Internet, duke përfshirë edhe mos dhënien e informatave personale. Nëse doni të mbroni privatësinë tuaj atëherë edhe ueb kamerën përdoreni sa më pak që është e mundur.

  • Përfshirja e përmbajtjes seksuale dhe pornografisë në lojërat online

    Një ndër shqetësimet në lidhje me video lojërat dhe popullaritetin e tyre është edhe përfshirja e përmbajtjes seksuale dhe pornografisë në to. Shumë lojëra online përfshijnë shfrytëzimin seksual dhe dhunën duke përshkruar imazhe seksuale të meshkujve dhe femrave. Fëmijët kanë shumë lehtë qasje në lojërat e seksit virtual, ku ata janë të lejuar të angazhohen në akte seksuale virtuale apo të stimuluara për të grumbulluar më shumë pikë. Prandaj, prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm që industria e lojërave online është shumë e lidhur me industrinë e pornografisë.

  • Grabitqarët (pedofilët)

    Grabitqarët seksual përdorin lojërat online për t’u lidhur me fëmijët, pra përmes këtyre lojërave ata synojnë viktimën e tyre të ardhshme. Ata mund të përdorin një sërë informacionesh për një fëmijë në historikun e lojërave të fëmijës. Ky informacion u ndihmon atyre për të krijuar shoqëri dhe për të fituar besimin e fëmijës të cilin e kanë vënë në shenjë për viktimë.

  • Përmbajtja e papërshtatshme me moshën

    Ka mjaft lojëra online që përmbajnë argëtim dhe përmbajtja e tyre është gjithashtu e përshtatshme për fëmijët e të gjitha moshave. Por, ka edhe shumë lojëra që kanë përmbajtje seksuale eksplicite, sasi të tepruar të dhunës, mungesë respekti, etj.

  • Teknologjia e maskimit të zërit

    Ekziston një program aktual që Microsoft dhe disa kompani të tjera e përdorin për të ndihmuar në mbrojtjen e identitetit të lojtarëve në internet. Teknologjia e maskimit të zërit në fakt ndryshon zërin në atë mënyrë që mos të vërehet gjinia apo mosha e lojtarit.

  • Varësia nga lojërat online

    Individët që luajnë lojëra online për një kohë relativisht të gjatë, mund të bëhen të varur nga to dhe për këtë ka disa shenja paralajmëruese të cilat na japin sinjale se ne kemi filluar të bëhemi vartës të lojërave online. Mosha e njerëzve që janë të varur nga këto lojëra është kryesisht e re, prandaj është e rëndësishme që prindërit të jenë të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm për rreziqet dhe varësinë nga këto lojëra.

    Disa nga shenjat paralajmëruese të varësisë nga lojërat online janë:

  • Nëse vëreni një ndryshim të sjelljes (disa fëmijë mund të bëhen agresiv apo të tërhequr);
  • Nëse fëmija juaj fillon të humb kontaktin me miq;
  • Nëse për lojë fëmija juaj është në gjendje t’i përjashtojë aktivitetet tjera të jetës së përditshme si mësimin dhe detyrat e shtëpisë, ushqimin, gjumin etj.;
  • Nëse lojërat fillojnë të ndikojnë negativisht në jetën familjare;
  • Nëse fëmija qëndron me sy të fiksuar në ekran, është i pavëmendshëm për atë që ndodh rreth tij, dhe harxhon orë të tëra në internet brenda ditës etj,.

Referencat:

https://internetisigurte.org/rreziqet/lojerat-online/rreziqet-e-lojerave-online/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet