Inovacioni

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Innovationbulb 1

    Inovacioni mund të definohet si shfrytëzimi i ideve të reja që çojnë në krijimin e një produkti, procesi ose shërbimi të ri. Nuk është e rëndësishme vetëm shpikja e një ideje të re, por rëndësi ka "sjellja në treg", vënia në praktikë dhe shfrytëzimi i kësaj ideje në një mënyrë që të çon në produkte, shërbime apo sisteme të reja, të cilat e shtojnë vlerën ose e përmirësojnë cilësinë. Inovacioni gjithashtu nënkupton shfrytëzimin e teknologjisë së re dhe përdorimin e të ''menduarit jashtë-kutisë'', për të krijuar vlera të reja dhe për të sjellë ndryshime të rëndësishme në shoqëri.

Cilat janë llojet e inovacionit?

  • Inovacioni në rritje

    Inovacioni në rritje është forma më e zakonshme e inovacionit. Përdor teknologjinë tuaj ekzistuese dhe rrit vlerën tek klienti (veçoritë, ndryshimet në dizajn, etj.) brenda tregut ekzistues. Pothuajse të gjitha kompanitë angazhohen për këtë lloj inovacioni. Për shembull shtimi apo heqja e veçorive nga produktet ose shërbimet ekzistuese.

  • Inovacioni përçarës /shkatërrues

    Inovacioni shkatërrues, i njohur edhe si inovacioni i fshehur, përfshin aplikimin e teknologjisë ose proceseve të reja në tregun aktual të një kompanie. Është i fshehtë në natyrë pasi teknologjia më e re shpesh do të jetë inferiore ndaj teknologjisë ekzistuese të tregut. Kjo teknologji e re zakonisht është më e shtrenjtë, ka më pak karakteristika dhe është më e vështirë për t'u përdorur. Vetëm pas disa përsëritjeve, teknologjia më e re e tejkalon të vjetrën dhe shkatërron të gjitha kompanitë ekzistuese, për të cilat tashmë është shumë vonë që të konkurrojnë me teknologji më të re. Një shembull i veçantë i këtij lloj inovacioni është dalja e produktit të Apple “iPhone” në tregun e telefonisë celulare.

  • Inovacioni arkitektonik

    Inovacioni arkitektonik është thjeshtë marrja e mësimeve, aftësive dhe teknologjisë së përgjithshme dhe zbatimi i tyre brenda një tregu të ndryshëm. Ky inovacion është i mahnitshëm në rritjen e konsumatorëve të rinj, për sa kohë që tregu i ri është i pranueshëm. Pjesën më të madhe të kohës rreziku i përfshirë në inovacionin arkitektonik është i ulët, për shkak të mbështetjes dhe rikthimit të teknologjisë së provuar. 

  • Inovacioni radikal

    Inovacioni radikal është ai që ne e mendojmë më së shumti kur marrim parasysh inovacionin. Ky lloj inovacioni krijon industri të reja dhe shkatërron ato ekzistuese duke përfshirë krijimin e teknologjisë revolucionare.

Pse është i rëndësishëm inovacioni?

    Studimet kanë konfirmuar se të gjitha bizneset dëshirojnë të jenë më inovative, gati 90% e bizneseve besojnë se inovacioni është një prioritet për ta. Në skenarin ekonomik të ditës së tanishme, inovacioni është bërë një faktor kryesor në ndikimin e planifikimit strategjik.

    Sot, ne kemi nevojë për inovatorë më shumë se kurrë më parë. Çdo organizatë dhe biznes e ndjen ndikimin e globalizimit, migracionit, revolucioneve teknologjike si dhe të njohurive dhe çështjeve mbi ndryshimet klimatike. Inovacioni do të sjellë vlerë të shtuar dhe do të zgjerojë bazën e punësimit.

Rreziku i inovacionit

    Produktet dhe shërbimet e reja krijohen për t'iu mundësuar njerëzve që t'i kryejnë detyrat sa më mirë, ose të bëjnë gjëra që nuk mund t'i bënin më parë. Por inovacionet gjithashtu bartin edhe rreziqe.

    Nëse rreziku i një inovacioni varet nga zgjedhjet që bëjnë njerëzit, atëherë nga kjo rezulton se sa më të informuara dhe më të vetëdijshme janë zgjedhjet e tyre, aq më i vogël do të jetë rreziku. Sa më kompleks të jetë sistemi në të cilin lansohet një inovacion, aq më të mundshme dhe më të rënda mund të jenë pasojat. Në të vërtetë, shumë nga rreziqet që lidhen me një inovacion rrjedhin jo nga risitë, por nga infrastruktura në të cilën është lansuar inovacioni.

Referencat:

 https://hbr.org/2013/04/innovation-risk-how-to-make-smarter-decisions

http://techblog.constantcontact.com/software-development/types-of-innovation/

http://www.paggu.com/getting-into-roots/what-is-innovation-why-innovation-is-important/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet