Komunikimi verbal dhe joverbal

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

9. verbal and non verbal

    Komunikimi është proces me anë të të cilit shkëmbehen dhe kuptohen informacionet midis dy apo më shumë njerëzve, me qëllim që të motivohen ose të influencohen në sjelljet apo në qëndrimet e tyre. Ndër llojet më të rëndësishme të komunikimit janë: komunikimi verbal dhe joverbal.

Komunikimi verbal

    Komunikimi verbal është një lloj komunikimi gojor, ku mesazhi transmetohet përmes fjalëve të folura. Këtu dërguesi i jep fjalë ndjenjave, mendimeve, ideve të tij dhe i shpreh ato në formën e fjalimeve, diskutimeve, prezantimeve dhe bisedave.

    Efektiviteti i komunikimit verbal varet nga toni i folësit, qartësia e fjalës, volumi, shpejtësia, gjuha e trupit dhe cilësia e fjalëve të përdorura në bisedë. Në rastin e komunikimit verbal, reagimet janë të menjëhershme pasi që ka një transmetim në kohë reale dhe marrje të mesazhit nga dërguesi dhe marrësi. Komunikimi verbal është i aplikueshëm si në situatën formale ashtu edhe në atë jo formale.

Llojet e komunikimit verbal:

  • Personal (një me një);
  • Drejtuar një grupi të vogël;
  • Drejtuar një publiku të madh.

Rëndësia e komunikimit verbal:

  • Komunikimi verbal siguron qartësi

    Kur komunikojmë drejtpërdrejtë, evitojmë mundësitë e keqkuptimeve dhe kemi mundësi të artikulojmë mendimet tona në mënyrë që të paraqitemi sa më të qartë në atë që dëshirojmë të shprehim.

  • Komunikimi verbal rrit motivimin

    Kur komunikojmë drejtpërdrejtë ne arrijmë të shohim reagimet e bashkëbiseduesve në kohë reale, mund të diskutojmë tema të ndryshme, të ndajmë informacione të shumta si dhe të njohim ide të reja.

Komunikimi joverbal

    Komunikimi ndërpersonal apo joverbal është shumë më tepër sesa kuptimi i qartë i fjalëve, informacioni ose mesazhi i përcjellur. Ky lloj komunikimi përfshin mesazhe të nënkuptuara, qofshin ato të qëllimshme apo jo, të cilat shprehen përmes sjelljeve joverbale.

    Këto sinjale joverbale mund të japin të dhëna dhe informata, si dhe kuptim shtesë mbi komunikimin e folur (verbal).

Llojet e komunikimit joverbal:

  • Shprehjet e fytyrës;
  • Qëndrimi trupor;
  • Gjestikulacioni;
  • Mënyra si ne vishemi;
  • Mënyra si e dekorojmë shtëpinë, etj.                                             

Rëndësia e komunikimit joverbal

    Komunikimi joverbal ka këto funksione: plotësues, rregullues, zëvendësues, përforcues. Me anë të komunikimit joverbal nuk kemi qasje të drejtpërdrejtë me bashkëbiseduesin, prandaj shpeshherë mund të ketë hapsirë për konflikte dhe keqkuptime.

    Megjithatë, komunikimi joverbal ka rëndësinë e tij sepse shërben si përforcues i komunikimit verbal. Ne mund të përforcojmë, kundërshtojmë, zëvendësojmë, plotësojmë ose theksojmë komunikimin tonë verbal me indikacione joverbale. Edhe pse duket e habitshme, ky lloj komunikimi shpesh sjell rezultate më të mira se ai verbal.

Si t'i përsosni aftësitë tuaja të komunikimit verbal dhe joverbal:

  • Komunikimi verbal

Mbani shënime, praktikohuni para pasqyrës, lexoni shumë.

  • Komunikimi joverbal

Mbani kontaktin me sy, përdorni tundjen e kokës për të miratuar, buzëqeshni, jeni sa më të natyrshëm.

Referencat:

https://www.livestrong.com/article/156961-the-importance-of-verbal-non-verbal-communication/

https://bizfluent.com/about-5421600-importance-verbal-communication.html

https://www.wikihow.com/Improve-Verbal-Communication-Skills

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet