Shkathtësitë analitike dhe rëndësia e tyre

Ekipi i Busullës

153 artikuj

13. analytic skills

    Shkathtësitë analitike janë aftësia për të mbledhur dhe analizuar informacione për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Këto shkathtësi përfshijnë gjithashtu edhe aftësinë për të analizuar një problem apo situatë nga këndvështrime të ndryshme.

    Të kesh prirje natyrale për shkathtësi analitike është lehtësim por nuk është e domosdoshme sepse shkathtësitë mësohen!

    Shkathtësitë analitike janë një grup shkathtësish ku përfshihen: sa të vëmendshëm jeni, sa i kushtoni rëndësi detajeve, mendimi kritik dhe aftësia për të hulumtuar në mënyrë që kur analizoni një problem të gjeni një zgjidhje.

    Shembull i përdorimit të këtyre shkathtësive janë biznesmenët kur kërkojnë mundësi të reja për të zgjeruar tregun dhe për t’i rritur shitjet. Për ta arritur këtë, ata duhet të jenë të aftë të mbledhin dhe analizojnë informatat për gjendjen e tanishme të kompanisë dhe të bëjnë një plan ose strategji për zhvillim të biznesit.

    Është shumë e rëndësishme që t’i posedojmë këto shkathtësi për arsye që punëdhënësit kërkojnë të punësojnë njerëz që kanë shkathtësi analitike. Kjo bëhet sepse punëtorët duhet të jenë të aftë të hulumtojnë për problemin dhe t’ia gjejnë zgjidhjen për një kohë të limituar.

    Zgjidhja e problemeve mund të arrihet me metoda më të thjeshta dhe të qarta ose me metoda më kreative në varësi se çka është problemi. Të dy zgjidhjet kërkojnë shkathtësi analitike.

Ka shumë lloje të shkathtësive analitike, disa nga ato janë të listuara në vijim:

  • Shkathtësitë për të gjetur të dhëna të sakta

    Duhet të jeni të gatshëm për të mbledhur të dhëna të duhura që kërkohen për një situatë specifike. Mbledhja e të dhënave është fillimi i procesit analitik. Disa mënyra për të mbledhur të dhëna të duhura janë: përcaktoni saktësisht se çfarë po kërkoni, shkruani të gjitha burimet e mundshme ku mund të merrni të dhëna, përcaktoni se cilat nga ato burime janë të besueshme, përcaktoni metodën që do ta përdorni gjatë hulumtimit, mendoni se kujt do t’i hynë në punë këto të dhëna dhe a janë të nevojshme.

  • Shkathtësitë numerike

    Këto shkathtësi janë baza e shkathtësive matematikore që përfshijnë disa aftësi për të kuptuar dhe analizuar të dhëna numerike dhe si të arrini në përfundimin e duhur. Gjithashtu shkathtësitë numerike përfshijnë edhe aftësinë për të shprehur ide duke përdorur të dhëna matematikore ose numra.

  • Shkathtësitë e të menduarit strategjik

    Mendimi strategjik është aftësia të dini se çfarë kërkoni dhe si doni ta arrini atë. Disa shembuj të kësaj aftësie janë: vizioni i qartë se çka doni të arrini, dhënia e prioritetit, të zhvilloni një plan strategjik të veprimit, të jeni fleksibil, aftësia për të mësuar, etj.

  • Shkathtësitë teknike

    Në ditët e sotme, shkathtësitë e mira teknike janë të domosdoshme për të gjitha llojet e punëve ose nivelet e menaxhimit.

  • Mendimi kritik

    Është shkathtësia për ta vlerësuar një situatë apo problem në mënyrë të pavarur. Kjo do të thotë që ju nuk pranoni argumente apo përfundime nëse ato nuk mbështeten në fakte. Kjo shkathtësi është e rëndësishme në të gjitha fushat e jetës, sepse me anë të saj ju bëni zgjidhje të matura dhe të kujdesshme.

Referencat:

https://www.businessphrases.net/analytical-skills/

http://www.thedestinlog.com/news/20171213/what-are-analytical-skills-and-why-are-they-important-in-your-job

https://blog.mindvalley.com/analytical-skills/

https://www.thebalancecareers.com/analytical-skills-list-2063729



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet