Si të hartoni një plan biznesi?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Bp2

    Plani i biznesit është një përmbledhje e biznesit që përfshin detaje operacionale dhe financiare. Një ndër hapat e parë të rrugëtimit tuaj për fillimin e një biznesi të ri është krijimi i planit të biznesit, përmes të cilit ju mund të planifikoni mënyrën se si do të realizohen komponentët e tij. Një plan i tillë i suksesshëm, ju lejon që në të ardhmen ju të keni më shumë hapësirë për partneritet dhe investitorë të ndryshëm, si dhe të keni mundësi të aplikoni në bankë për kredi.

Një plan biznesi përmban:

  • Përmbledhjen ekzekutive

    Përmbledhja ekzekutive është pjesa e parë e planit të biznesit. Kjo pjesë i ofron lexuesit një përmbledhje të përgjithshme, prandaj ju duhet të shkruani qartë atë, që ju doni të arrini me këtë plan. Zakonisht plani i biznesit përgatitet për një qëllim të caktuar. Pasi që të përfundohen të gjitha detajet, është më lehtë të shkruhet përmbledhja ekzekutive dhe t’i përshtatet qëllimit të caktuar për çfarë është përgatitur plani i biznesit.

  • Përshkrimi i biznesit

    Përshkrimi i biznesit tregon për qëllimet e biznesit tuaj dhe mënyrën se si do t’i plotësojë ky biznes nevojat e tregut. Ky përshkrim do të duhej të përmbante përparësitë konkurruese që mendoni se do ta bëjnë biznesin tuaj më të suksesshëm. Kur të filloni me këtë përshkrim, ju duhet të përfshini perspektivat e tanishme dhe mundësitë në të ardhmen.

  • Analiza e tregut

    Qëllimi i analizës së tregut ka të bëjë më përcaktimin e pikave të forta dhe të dobëta të konkurrentëve tuaj në treg, strategjitë që do t'ju japin një avantazh të dallueshëm, barrierat që mund të zhvillohen me qëllim që të mos lejohet konkurrenca në treg dhe çfarëdo dobësish që mund të shfrytëzohen brenda ciklit të zhvillimit të produktit.

  • Organizimi dhe menaxhimi

    Në këtë pjesë të planit të biznesit tuaj, përshkruhet organizimi i kompanisë përfshirë strukturën organizative dhe ekipin përgjegjës, si dhe ndarjen hierarkike. Nga niveli i organizimit mund edhe të kuptohet se për çfarë lloji të biznesit është fjala, biznes me një pronar, shoqëri aksionare apo korporatë. Gjithashtu këtu preferohet të ketë edhe një tabelë shpjeguese për sa i përket menaxhimit.

  • Produktet dhe shërbimet e ofruara

    Këtu paraqiten përshkrimet e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga ju. Karakteristikat dhe detajet që veçojnë produktet ose shërbimin tuaj nga ajo e konkurrencës, ndihmojnë lexuesin për të kuptuar saktë ofertën e kompanisë tuaj. Preferohet të shkruhet më hollësisht për produktin/shërbimin tuaj në mënyrë që të jetë plani sa më i qartë për lexuesin.

  • Marketingu dhe shitja

    Kjo pjesë e planit të biznesit ofron informata rreth metodologjisë që do të përdorni për të depërtuar në tregun e synuar, si dhe strategjitë të cilat ju do t’i zbatoni për të zhvilluar biznesin tuaj.

  • Analiza financiare

    Kjo analizë tregon të arriturat e planifikuara financiare për periudhën e ardhshme prej 3-5 vite. Investitorët potencial, kredidhënësit apo partnerët potencial të biznesit mund të kërkojnë informata financiare të tilla, për t’u siguruar që kanë marrë vendim të duhur dhe se investimi do të jetë i qëlluar. Këtu hyjnë: bilanci i gjendjes, pasqyra e të ardhurave dhe pasqyra e rrjedhjes së parasë.

Angazhimi i ekspertëve për përgatitjen e planit të biznesit

    Nëse ju nuk keni kohë të mjaftueshme për përgatitjen e planit të biznesit, atëherë mund të angazhoni ekspertë të ndryshëm nga jashtë, për të ju ndihmuar në këtë drejtim, por keni parasysh që duhet të gjeni ekspertët e duhur me përvojën adekuate, në mënyrë që kualiteti i planit të biznesit t'i plotësojë kriteret e nevojshme.

    Planet e biznesit të pabazuara në hulumtimet e tregut apo me shifra financiare spekulative, mund të ndikojnë negativisht në arritjen e qëllimeve tuaja, pasi që një plan i tillë do të konsiderohet si joserioz nga investitorët potencial.

Referencat:

http://www.entrepreneur.com/article/247575

http://eduart0.tripod.com/sitebuildercontent/sitebuilderfiles/plan_biznesi.pdf

http://www.mda-foundation.org/resurse/si-te-pergatitet-nje-plan-i-biznesit/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet