Roli i menaxher/it/es dhe gabimet e shpeshta menaxheriale

Ekipi i Busullës

153 artikuj

1. manager

    Të jesh një menaxher/e i/e mirë do të thotë të kesh shumë cilësi të cilat të ndihmojnë në këtë profesion, duke filluar nga komunikimi i mirëfilltë me punëtorët e deri tek arritja e rezultateve.

A është një menaxher/e i/e mirë automatikisht edhe një udhëheqës/e i/e mirë? Cili është dallimi në mes udhëheqës/it/es dhe menaxher/it/es?

    Dallimi kryesor në mes të liderëve dhe menaxherëve, është që liderët kanë njerëz të cilët i ndjekin ata, ndërsa menaxherët kanë njerëz që punojnë për ta. Menaxhimi ka të bëjë më shumë me administrimin dhe për t'u siguruar që gjërat e përditshme po shkojnë siç duhet.

Cilat janë përgjegjësitë e një menaxheri/e?

    Menaxherët janë përgjegjës për të siguruar se këto dukuri janë të vërteta:

  • Të gjithë punonjësit po bëjnë punën e tyre në mënyrë korrekte dhe tërësisht në kohë;
  • Prirjet dhe qëllimet janë të qarta;
  • Prioritetet adresohen dhe përshtaten sipas nevojës;
  • Objektivat dhe qëllimet janë duke u përmbushur ose tejkaluar;
  • Punonjësve u jepet një nivel mbikëqyrës i përshtatshëm për pozitën dhe aftësitë e tyre;
  • Punonjësit e mirë ndihen të vlerësuar dhe dëgjuar;
  • Punonjësve u jepen mendimet në lidhje me performancën e tyre, duke përfshirë atë që bëjnë mirë dhe ku ata duhet të përmirësohen;
  • Punonjësit po ndjekin politikat e kompanisë.
  • Dhe së fundi e që është jashtëzakonisht e rëndësishme, menaxherët janë përgjegjës për sigurimin e rezultateve në sferat e tyre. Rezultate konkrete dhe të matshme.

Cilat janë gabimet më të shpeshta menaxheriale?

    Ashtu siç të gjithë njerëzit gabojnë, edhe drejtuesit ndonjëherë nuk janë të kujdesshëm në gjërat bazë që duhet t’i kenë parasysh për të pasur rezultate më të mira në punën që bëjnë.

Gabimet më të zakonshme menaxheriale janë këto që do t’i listojmë në vijim:

  • Mungesa e komunikimit

    Komunikimi nuk është vetëm veti e cila duhet ta karakterizoj një menaxher/e të mirë, por kjo veti është çelësi i suksesit i secilës punë ku punojnë më shumë se dy persona. Komunikimi i mirëfilltë ndihmon në arritjen e një kompromisi të shpejtë sa i përket raportit profesional, e me këtë rast edhe puna kryhet me sukses më të lartë. Raportet e mira në vendin e punës sjellin energji më pozitive, e kjo e fundit pastaj ndikon direkt në produktivitetin e punëtorëve.

  • Mungesa e dëgjimit

    Sa më shumë që dëgjoni mendimet dhe opinionet e të tjerëve, aq më shumë i kuptoni idetë dhe konceptet e tyre për çështjen e caktuara. Meqenëse më shumë mendje rezultojnë në ide më të mëdha, kontributi i secilit punëtor është i nevojshëm në punën që e bëni.

  • Mungesa e punës grupore

    Organizimi i mirë i një ekipi të punës është çelësi i suksesit në çdo punë që e nisim. Siç edhe e cekëm më lartë, bashkë mund të bëjmë shumë më shumë se të vetëm dhe jo më kot thonë se bashkimi bën fuqinë.

  • Mungesa e motivimit

    Gjithmonë duhet të keni parasysh që suksesi apo dështimi juaj varet pikërisht nga njerëzit me të cilët ju punoni. Punëtorët tuaj duhet patjetër të jenë të motivuar, në mënyrë që ata të jenë sa më të kënaqur me gjërat që i bëjnë dhe padyshim të japin më të mirën nga vetja.

  • Mungesa e qëllimeve

    Menaxherët e mirë dhe efektivë gjithmonë i vendosin qëllimet e tyre dhe i kanë të qarta rrugët që do t’i ndjekin deri në përmbushjen e atyre qëllimeve. Është mirë që këto qëllime t’i ndani edhe me bashkëpunëtorët tuaj, në mënyrë që edhe ata ta kenë më të qartë vizionin tuaj dhe të ju ndihmojnë në atë drejtim.

  • Mungesa e marrjes së përgjegjësive

    Është detyrë e menaxherit që t’i marr përgjegjësitë për secilën lëvizje që kryhet nën drejtimin e tij. Të qenurit menaxher/e do të thotë që ju duhet të jeni të informuar për çdo punë që kryhet nga punëtorët tuaj.

Referencat:

https://www.go2hr.ca/management-leadership/understanding-the-differences-leadership-vs-management

http://www.askamanager.org/2007/10/what-are-managers-responsible-for.html

https://www.inc.com/marcel-schwantes/8-mistakes-managers-make-according-to-their-employees.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet