Shkollimi jashtë shtetit

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Images

    Studimi jashtë shtetit është termi që i jepet një programi, që zakonisht zhvillohet nëpërmjet një universiteti, i cili lejon një student të jetojë dhe studioj në një vend dhe universitet të huaj. Në shumicën e rasteve, dy universitete kanë një marrëveshje që u lejon atyre të shkëmbejnë studentë në mënyrë që këta studentë të mësojnë për një kulturë të huaj dhe të zgjerojnë diapazonin e njohurive të tyre. Programi zakonisht jep kredi për lëndët e marra në institucionin e huaj dhe disa gjithashtu rregullojnë edhe një kontratë për punë ose studim.

Pse të studiojmë jashtë shtetit?

    Studioni jashtë shtetit për të fituar shkathtësi dhe njohuri, për t'u përgatitur për të zgjidhur sfidat më të vështira në botë dhe për të konkurruar në tregun e punës të shekullit 21.

    Duke studiuar jashtë vendit do të mund të mësoni për perspektiva të reja dhe kultura të ndryshme, të punoni me bashkëmoshatarë të ndryshëm dhe të komunikoni e mësoni gjuhë të tjera. Nëse jeni ndërmarrës/-e, sipërmarrës/-e, inxhinier/-e, shkencëtar/-e, mjek/-e, mësues/-e ose diplomat/-e i/e ardhshëm/e , këto janë aftësitë që do t'ju përgatisin për të zgjidhur sfidat më të vështira në botë, t'ju bëjnë më konkurrues në tregun e punës dhe t'ju transformojnë në një përgjegjës dhe qytetar të angazhuar.

    Një përvojë ndërkombëtare duhet të jetë pjesë e arsimimit tuaj, pavarsisht asaj se cilat janë synimet tuaja, statusi socio-ekonomik ose fusha e studimit. Çdo vit, më shumë se 300,000 studentë amerikanë studiojnë dhe kryejnë praktika jashtë shtetit për kredi akademike në programe, duke filluar nga dy javë deri në një vit të plotë akademik. Përvojat ndërkombëtare arsimore që ju ndërmerrni janë të vlefshme, pa marrë parasysh kohëzgjatjen ose formatin.

Si ndikon studimi jashtë vendit në karrierën tuaj?

  • Ndërtoni një rrjet global të kontakteve;
  • Trajnoheni për karriera ndërkombëtare;
  • Pasuroni CV-në tuaj;
  • Mësoni një gjuhë të re;
  • Impresiononi punëdhënësit tuaj;
  • Krijoni përvoja të reja;
  • Mësoni gjëra të vlefshme për rrugën e mëtutjeshme në karrierën tuaj;
  • Njiheni me ide dhe perceptime të ndryshme;
  • Jeni më produktiv dhe inovator kur ktheheni.

    Natyrisht si çdo vendim tjetër edhe vendimi për studime jashtë vendit është i vështirë pasi që përpos të mirave të shumta që ofron ka edhe të metat e tij.

Të metat e studimit jashtë vendit:

  • Vendi dhe rrethanat e panjohura;
  • Largimi nga familja;
  • Ndryshimi i kulturës dhe vështirësia e ambientimit;
  • Vetmia (vështirësia për krijimin e një rrethi të ri shoqëror).

    Sido që të jetë këto të meta janë asgjë në krahasim me përfitimet e panumërta që mund t’i arrini, prandaj mos e humbni mundësinë për të studiuar jashtë shtetit. Përvoja që ju do e merrni do ju ndihmojë si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

Referencat:

 https://studyabroad.state.gov/value-study-abroad/why-study-abroad

https://www.topuniversities.com/student-info/studying-abroad/7-career-benefits-studying-abroad

https://www.theodysseyonline.com/12-pros-cons-studying-abroad

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet