Mediat sociale

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

1. social media

    Mediat sociale janë teknologji të ndërmjetësuara nga kompjuteri të cilat lehtësojnë krijimin dhe shkëmbimin e informatave, ideve, interesave të karrierës dhe formave të tjera të shprehjes përmes komuniteteve dhe rrjeteve virtuale. Ato lehtësojnë zhvillimin e rrjeteve sociale në internet duke lidhur profilin e përdoruesit me profile të individëve apo grupeve të tjera.

    Mediat sociale kanë një histori e cila daton që nga viti 1970. Shumëllojshmëria e shërbimeve të mediave sociale në zhvillim e sipër paraqet një sfidë përkufizimi. Ideja që mediat sociale përcaktohen nga aftësia e tyre për të bashkuar njerëzit është parë si një përkufizim shumë i gjerë, sepse terminologjia është e paqartë me disa që i referohen mediave sociale si rrjete sociale. Teknologjitë e mediave sociale marrin forma të ndryshme, duke përfshirë blogjet, rrjetet e biznesit, rrjetet sociale të ndërmarrjeve, forumet, mikroblogjet, ndarjen e fotografive, rishikimin e produkteve/shërbimeve, lojërat sociale etj.

    Mediat sociale janë krijuar për tu shfrytëzuar nga njerëzit për socializim me të tjerët. Më vonë kanë filluar të përdoren edhe nga bizneset si metodë e re e komunikimit për të arritur më shpejtë dhe më lehtë te konsumatorët. Fuqia e mediave sociale është aftësia për të lidhur dhe shkëmbyer informacion me çdokënd në botë për sa kohë që përdorin edhe ata këto forma të komunikimit.

    Përveç përdorimit si mjet komunikimi dhe socializimi mes njerëzve, mediat sociale luajnë një rol mjaft të rëndësishëm kur flasim për ndihmën ndaj bizneseve. Mediat sociale ua lehtësojnë bizneseve komunikimin me klientë duke mundësuar bashkimin e ndërveprimeve sociale në faqet e tregtisë elektronike. Gjithashtu, aftësia e mediave sociale për të mbledhur informacione ndihmon në hulumtimin e tregut dhe marketingun e bizneseve. Mediat sociale ndihmojnë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve.

    Mbi një e pesta e kohës në internet që e kalon një individ, shpenzohet në mediat sociale. Në vitin 2005, përqindja e të rriturve që përdornin mediat sociale ishte rreth 5%. Globalisht, ka rreth 1.96 miliardë përdorues të mediave sociale. Ky numër pritet të rritet në 2.5 miliardë deri në fund të vitit 2018. Sipas ''Qendrës Kërkimore Pew'', përdoruesit e mediave sociale kanë tendencë të jenë më të rinj (rreth 90% të njerëzve të moshave 18-29 vjeç përdorin të paktën një formë të mediave sociale), më të arsimuar dhe relativisht më të pasur (duke fituar mbi 75,000 dollarë në vit).

    Por, edhe pse mediat sociale luajnë një rol mjaft pozitiv, përdorimi i tepruar është krahasuar me varësinë dhe kontribuon në rritjen e stresit dhe shpërqëndrimit. Gjithashtu, ky përdorim i tepërt shpesh lidhet me depresionin. Mediat sociale mund të përdoren edhe si kanal për të shpërndarë lajme të rreme siç është dokumentuar rasti me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.


Referencat˸

https://www.investopedia.com/terms/s/social-media.asp

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet