Automatizimi i profesioneve

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

15. digitalization professions

    Koha në të cilën jetojmë sot, na ofron mundësi të jashtëzakonshme për një jetë më të mirë. E ajo që më së shumti ka ndikuar, pa dyshim që është zhvillimi i teknologjisë. Teknologjia e re, në vazhdimësi po e ndryshon jetën tonë dhe po e dërgon atë në një nivel të ri. Është mënyra e re e të menduarit dhe të bërit e gjërave normale ndryshe, më mirë, më shpejtë, me më pak dëme dhe me një ritëm shumë më të volitshëm. Por, kjo është ana pozitive e ndikimit të teknologjisë. Kur flasim për anët negative, atëherë patjetër që duhet përmendur ndikimin që do të ketë teknologjia në profesionet e ndryshme.

Ekspertët parashikojnë që në dy dekadat e ardhshme mundësia për t’i zëvendësuar disa profesione të cilat sot ekzistojnë është shumë e madhe. Profesionet të cilat padyshim sot janë shumë të nevojshme, një ditë do të kalojnë në procese mekanike dhe do të kryhen nga mjete dhe teknologji të cilat do të krijohen.

    Automatizimi i vendeve të punës ka shumë përparësi, siç është rritja e produktivitetit, por mangësia kryesore është se njerëzit janë të shqetësuar që karrierat e tyre mund të vjetërsohen në dekadat e ardhshme.

    Një gjë duhet pasur parasysh, që makinat kanë potencial për ta bërë vendin e punës më efikas, duke automatizuar proceset mekanike dhe rutinën, por njerëzit gjithmonë do të luajnë një rol kyç. Profesionet të cilat nuk rrezikohen nga zëvendësimi, janë ato profesione në të cilat kërkohet përkujdesje për të tjerët, aftësi të mira kreative apo edhe aftësi negociuese.

Cilat profesione janë në rrezik nga automatizimi?

  • Ndërmjetësit;
  • Hartuesit e taksave;
  • Agjentët e mallrave;
  • Ekzaminuesit, kërkuesit e materialeve të ndërtimit;
  • Riparuesit e orëve;
  • Teknikët matematicientë;
  • Marketingu dhe shitja nëpërmjet televizionit;
  • Teknikët e librarive;
  • Agjensionet e sigurimit;
  • Punonjësit për regjistrimin e të dhënave, etj,.

    Gjithsesi janë disa profesione të cilat kanë shkallë mjaft të vogël të rrezikut për automatizim pasi që dora e njeriut është e pazëvendësueshme.

Cilat profesione kanë gjasa shumë të vogëla të ndikohen nga automatizimi?

  • Trajnerët e sportit;
  • Analistët e sistemeve kompjuterike;
  • Drejtorët për menaxhimin e rasteve emergjente;
  • Menaxherët e burimeve njerëzore;
  • Mësuesit;
  • Profesionet që lidhen me shëndetin si: terapeutët, psikologët, infermierët, etj,;
  • Arkeologët;
  • Koreografët;
  • Dizanjuesit e veshjeve;
  • Antropologët...

    Gjithashtu, nuk duhet harruar faktin që me zhvillimin e teknologjisë krijohen jashtëzakonisht shumë vende të reja pune, madje ndoshta edhe shumë më shumë se sa eliminohen. Sot, shumica e profesioneve neve na lidhin pikërisht me teknologjinë dhe internetin, madje ndodh shpesh që përdorimi i teknologjisë të jetë zgjidhja jonë e vetme për një çështje të caktuar.

Referencat:

 https://www.telegraph.co.uk/news/2017/09/27/jobs-risk-automation-according-oxford-university-one/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet