Rëndësia e globalizimit në edukim

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Globalization

    Globalizimi është proces i ndërveprimit dhe integrimit në mes njerëzve, kompanive dhe qeverive të shteteve të ndryshme. Ky proces zhvillohet përmes tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare dhe gjithmonë me ndihmën e teknologjisë informative.

    Globalizimi ka prekur shumë fusha të jetës njerëzore. Njëra prej tyre është edhe edukimi. Në shekullin e kaluar, vendet në zhvillim kanë pasur një rritje në institucionet arsimore për shkak të ndikimit që kanë ushtruar shtetet perëndimore. Një nga benefitet e kësaj është, se këto shtete në zhvillim kanë mundësi t’i përmirsojnë standardet e arsimimit.

    Globalizimi në edukim ka për qëllim transferimin e njohurive dhe shkathtësive prej shteteve të zhvilluara në shtetet në zhvillim dhe kjo dukuri njihet edhe si ‘’ndërkombëtarizim’’.

    Përmes ndërkombëtarizimit, shteti do të njihet si mikpritës dhe miqësor ndaj aspekteve të ndryshme kulturore. Me fjalë të tjera, ndërkombëtarizimi do të tregojë se shteti i vlerëson kulturat e ndryshme dhe është i hapur t’i pranoj ato. Në institucionet arsimore, nxënësit dhe studentët do të marrin njohuri për shumë vende të botës. Kjo njohuri iu ndihmon atyre të kuptojnë dallimet dhe ngjashmëritë që kanë kulturat e botës në mes vete.

    Globalizimi në edukim nuk është diçka e re, kjo ka filluar që nga koha e përhapjes së feve sidomos Islamizmit dhe Krishterizmit e deri te kolonizimi, metodat e të cilëve shpesh herë nuk kanë qenë në përputhje me format e shkollimit të atyre vendeve që i kanë pushtuar.

    Në globalizim nuk janë thjesht shkëmbimet ekonomike dhe marrëveshjet politike ato që lidhin kombet dhe shoqërinë, por është vetëdijësimi që edhe ju jeni pjesë e një sistemi të përbashkët global. Kjo formë e vetëdijësimit përcjellet te njerëzit përmes arritjes teknologjike dhe mediave të ndryshme, por në një mënyrë më të organizuar bëhet përmes edukimit.

    Një tjetër dobi e globalizimit në edukim është se sa lehtë mund t’i qaseni të dhënave. Përmes internetit ka numër të madh të të dhënave që janë lehtësisht të arritshme. Kjo do të thotë që studentët dhe nxënësit mund të marrin njohuri shumë shpejt dhe lehtë pasi që kanë në dispozicion një gamë të gjërë të njohurive dhe kjo u ndihmon atyre në procesin e të mësuarit.

    Përveç kësaj, nxënësit dhe mësuesit përmes internetit mund të krijojnë një formë komunikimi në mes tyre pa marrë parasysh ku gjendën. Ekzistojnë klasa virtuale ku nuk është e domosdoshme që nxënësit dhe mësuesit të ndajnë të njejtën hapsirë për të marrë njohuri. Kjo zakonisht bëhet kur njerëzit janë në distanca shumë të largëta dhe përmes internetit, kjo formë e mësimit është e mundur.

    Si përfundim, edukimi po pëson ndryshime të vazhdueshme nën efektet e globalizimit. Këto efekte në edukim sjellin zhvillime të shpejta në teknologji dhe po vërehen ndryshime në sistemet e arsimit në gjithë botën si p.sh. idetë, vlerat, njohuritë, ndërrimi i rolit nxënës-mësues etj.

Referencat:

https://www.ukessays.com/essays/education/effects-of-globalisation-in-education-education-essay.php

http://education.stateuniversity.com/pages/2010/Globalization-Education.html

http://www.globalization101.org/what-is-globalization/

https://pdfs.semanticscholar.org/d08e/7f2bd7cfec087a99eec6336096dd4c6aa1ce.pdf

http://www.understandglobalization.com/2013/01/29/the-globalization-of-education/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet