Si të jeni më kreativ dhe inovativ?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Innovationbulb 1

    Inovacioni dhe kreativiteti nuk janë vetëm për artistët dhe shpikësit. Të gjithë ne kemi nevojë për pak kreativitet për të dalë nga rutinat dhe problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë në shkollë, në punë ose edhe në shtëpi.

Pra, këtu janë disa këshilla se si mund të zhvilloni mendjen tuaj për të qenë sa më inovativ dhe kreativ.

  • Lexoni

    A jeni të habitur që kjo është e para në listë? Leximi sjell në botën tuaj atë që normalisht nuk do të arrinit duke ndenjur ulur në një dhomë. Ka shumë gjëra të mira që mund të merrni nga leximi si: idetë, përvojat dhe sugjerimet e njerëzve të tjerë. 

  • Gjeni “këpucën” tuaj kreative

    Frymëzimi dhe kreativiteti mund të gjendën kudo, sidomos në epokën e informacionit digjital. Krejt çka duhet të bëni është të filtroni atë që e shikoni/lexoni/dëgjoni dhe të filloni ta shfrytëzoni. Pra, zgjedhni atë që ju frymëzon qoftë art, muzikë, natyrë, lojëra apo edhe njerëz të tjerë.

  • Shkruani

    Shumë nga shpikësit e famshëm kanë revistat dhe fletoret ku shkruajnë idetë e mendimet e tyre dhe më vonë i përdorin këto për të krijuar shpikjet e tyre të famshme. Prandaj skiconi libra dhe postoni shënime sa më shumë që të mundeni.

  • Asnjëherë mos ndaloni të qenurit kurioz

    Është kënaqësi të dëgjosh fëmijët teksa pyesin "pse, si, kur, ku, çfarë". Të rriturit nuk duhet ta humbin kurrë këtë tipar të fëmijëve. Është mirë që gjithmonë të jesh kureshtar.

  • Gjeni vendin tuaj ku mund të jeni kreativ

    Kur përpiqeni të zgjidhni një problem me të cilin jeni të irrituar, kërkoni një vend ku mund të mendoni dhe kaloni vetëm disa minuta, duke menduar për zgjidhjet "jashtë kutisë", pastaj klasifikoni ato zgjidhje deri sa të vini me një ide emocionuese por praktike. Nuk ka rëndësi a është një dyqan kafeje, një librari, një park, apo edhe ndonjë vend tjetër, për aq kohë sa ju ndiheni mirë dhe të relaksuar në atë vend. Prandaj, mundohuni të qëndroni për një kohë të shkurtër dhe të mendoni mirë për zgjidhjet e problemeve tuaja.

  • Mos u frikësoni kur bëni gabime

    Jo vetëm një herë, por shpesh do të ju ndodhë që të dështoni. Asnjëherë nuk duhet që të mërziteni për këtë. Provoni deri sa t'ia dilni mbanë. Në fund të fundit më rendësi është të nxirrni diçka inovative nga vetja juaj.

Referencat:

http://omflit.com/how-to-become-more-creative-and-innovative/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet