Si të mos e harroni shpejt atë që keni mësuar?
154 artikuj
157 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Shumë studentë pranojnë se e harrojnë shumicën e asaj që lexojnë, pa marrë parasysh se sa e kuptojnë tekstin.Por vetëm për shkak se harresa është një fenomen njerëzor nuk do të thotë që ju thjesht duhet ta pranoni atë. Në të vërtetë, ka shumë strategji të thjeshta dhe kreative për të mbajtur mend më shumë nga ato që lexoni.
Zbatimi i këtyre metodave ju mundëson të jepni rezultate më të mira dhe ta reduktoni harresën.
Cilat janë disa metoda të memorizimit të asaj që keni mësuar?
- Mbani shënime
Nënvizoni frazat që mendoni se janë konfuze, interesante ose të rëndësishme. Nënvizoni linja përgjatë faqeve të rëndësishme.
- Lexoni me zë të lartë
Ju do të habiteni se sa më shumë ju mund të mbani mend kur lexoni me zë të lartë.
- Shpjegoni atë që keni mësuar
Mënyra më e mirë për të provuar nëse e keni kuptuar vërtet atë që keni mësuar është të provoni të ja shpjegoni atë dikujt tjetër, kështu do të shihni ku keni mangësi dhe ku ju duhen përforcime.
- Vizatoni Diagramet
Vizatimi i diagrameve do t'ju ndihmojë të shihni informacione të cilat do të ishin të vështira për t'u përshkruar. Kjo krijon një memorie vizuale në mendjen tuaj, e cila mund të ju kujtohet më pas.
- Bëni pushime të rregullta kur studioni
Kur truri juaj është duke punuar, ju duhet të bëni pushime të shkurta për të ndihmuar trurin tuaj të thithë më shumë informacione, por edhe t'ju mbajë të motivuar dhe të fokusuar kur punoni. Merrni një pushim të shkurtër pas 45-50 minutash studimi, pasi fokusi juaj dhe përqendrimi në mësim do të fillojnë të bien pas asaj kohe. Relaksimi apo pushimi 10 minutësh ndihmon në rikthimin e vëmendjes dhe produktivitetit.
- Praktikoni, praktikoni, praktikoni..
Praktika e përgjigjeve ndaj pyetjeve të formuluara gjatë mësimit mund të ndihmojnë në trajnimin e trurit tuaj për të marrë informacionin.
- Zbuloni mënyra të ndryshme për të mësuar
Tentimi i metodave të reja të studimit mund t'ju ndihmojë të gjeni se çfarë funksionon vërtet për ju. Përdorni teknologjinë në avantazhin tuaj duke shikuar biseda edukative ''TED'' apo duke hulumtuar shembuj të mësimit sa më efikas.
- Studioni në një grup
Studimi në një grup mund t'ju ndihmojë të mblidhni njohuri të reja për të rritur përvojën tuaj të të nxënit. Metoda e të mësuarit në grup ju ndihmon të ndani burimet e informacionit, të diskutoni idetë dhe të ndër-veproni me anëtarët e ekipit ose grupit tuaj.
- Meditoni dhe merruni me aktivitete fizike
Meditimi është një nga metodat e studimit që mund t'i ndihmoj nxënësit të qëndrojnë të përqendruar kur mësojnë. Jo vetëm që meditimi do t'ju ndihmojë të përqendroheni kur të studioni, por do të ndihmojë në reduktimin e stresit të para-provimit, pasi përmirëson shëndetin mendor dhe fizik. Gjithashtu stërvitja ndihmon në rritjen e kujtesës dhe fuqisë së trurit. Hulumtimi i Universitetit të Illinois dëshmon se 20 minuta ushtrime para një provimi mund të përmirësoj performancën e studentëve në atë provim.
Referencat: