Të mirat dhe të metat e uniformave në shkolla

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

4. uniforms

    Uniformat e shkollës nuk janë asgjë e re për shumicën e shkollave publike dhe private në botë. Mënyra se si nxënësit duken në ambientet shkollore mund të tingëlloj e parëndësishme, por në fakt luan një rol mjaft të madh. Ka mbështetës të fortë të argumenteve për të dyja anët e kësaj çështjeje, por për të kuptuar me të vërtetë konfliktin, duhet më parë t'i shohim të gjitha përfitimet dhe pasojat që vijnë nga zbatimi i një rregulli për uniformë të detyrueshme të shkollës.

Përparësitë e uniformës së obligueshme në mjedise shkollore

  • Ndihmon për të parandaluar ngacmimin

    Rrobat janë simbol i statusit në shkolla. Shumë studentë të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë modelet më të reja ose veshjet e brendeve të shtrenjta, mund të ndihen të braktisur dhe të kërcënuar. Uniforma e shkollës i vë të gjithë në një fushë të barabartë të lojës dhe pengon që ky lloj ngacmimi të ndodhë.

  • Ndihma në identifikimin e studentëve

    Nëse një fëmijë është rrëmbyer, ka humbur, ose largohet nga shkolla ose nga një aktivitet i shkollës atëherë ai/ajo mund të identifikohet shumë lehtë nga uniforma e tij. Shumica e shkollave kanë një uniformë unike e cila i ndihmon në identifikimin e lehtë të nxënësve të tyre.

  • Promovon frymën e shkollës

    Nëse çdo ditë, nxënësit përkrahin ngjyrat e shkollave të tyre, atëherë krijohet ndjenja e unitetit dhe e bashkëjetesës në atë shkollë Kjo ndihmon në ngritjen e moralit të përgjithshëm të studentëve dhe krijon një ndjenjë krenarie.

  • Lehtëson rutinat e mëngjesit

    Kur e dini saktësisht se çfarë keni për të veshur çdo ditë, koha që kërkohet për përgatitjen për shkollë në mëngjes është më e shkurtër. Kjo ndihmon për të zvogëluar stresin në nxënës dhe prindër, si dhe lejon një gjumë më të qetë natën.

  • Kursimi i parave

    Presioni për t'u blerë fëmijëve, sidomos fëmijëve më të mëdhenj, veshje të shtrenjta është i lartë për prindërit. Uniformat e shkollës shpesh janë shumë më të lira se sa blerja e një garderobe të tërë.

Të metat e uniformës së obligueshme në mjedise shkollore

  • Ndikon në kreativitetin e nxënësve

    Veshja është një mënyrë që i lejon njerëzit të shprehin kreativitetin dhe stilin e tyre personal çdo ditë. Uniformat e shkollave ua marrin studentëve këtë të drejtë dhe mund t'i bëjnë ata të ndjehen sikur po shtypen.

  • Shkakton pakënaqësi mes nxënësve

    Shumica e studentëve nuk duan uniforma. Nëse ata janë të detyruar t'i veshin, pa marrë parasysh mënyrën se si ata ndjehen për situatën, atëherë ata do të fillojnë të ndihen të hidhëruar me shkollën dhe administratën. Kjo mund të shkaktojë probleme në mënyrën e të sjellurit në të gjithë shkollën.

  • Mënjanon idenë e shkollimit pa pagesë

    Shkolla publike është një shërbim qeveritar që është atje për të edukuar fëmijët, pa kosto për prindërit e tyre. Duke i bërë uniformat shkollore të detyrueshme, ju kërkoni që prindërit të shpenzojnë para për to në mënyrë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë. Kjo është në kundërshtim me idenë e një sistemi të arsimit pa pagesë.

  • Pengon vetëqeverisjen

    Me uniformat e shkollës, studentët e rinj nuk mund të mësojnë të marrin vendime të përshtatshme për veshjen. Kjo mund të ndikoj me kalimin e tyre në moshë madhore, sidomos kur duhet të zgjedhin veshje të përshtatshme të punës.

Referencat:

https://flowpsychology.com/12-advantages-and-disadvantages-of-school-uniforms/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet