Si t'i përmirësoni shkathtësitë e të shkruarit?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Hand skriver

    Shkathtësitë e duhura të shkrimit janë thelbësore për një komunikim sa më efektiv. Sa më mirë të shkruani, lexuesit më lehtë do t'ju kuptojnë. Të mësuarit për të shkruar mirë kërkon kohë dhe praktikë. Shkathtësitë e të shkruarit janë shkathtësitë më thelbësore që ju duhen në studimet tuaja.

    Kemi shumëllojshmëri të shkathtësive në të shkruar dhe ato janë si vijojnë:

  • Shkathtësitë shpjeguese;
  • Shkathtësitë përshkruese;
  • Shkathtësitë analitike;
  • Shkathtësitë rrëfyese;
  • Shkathtësitë bindëse.

    Këto shkathtësi i përdorim varësisht nga tema që na është caktuar.

Si t'i përmirësojmë këto shkathtësi?

    Përdorni këto taktika të thjeshta të cilat do ju ndihmojnë të përsosni shkathtësitë në të shkruar:

  • Sigurohuni që jeni i qartë në konceptet për të cilat po shkruani

    Albert Ajnshtajni ka thënë: "Nëse një mendim nuk arrin t'ia shpjegosh një gjashtëvjeçari, atëherë nuk e kuptoni as vetë." Para se të filloni të shkruani, mundohuni t'ia shpjegoni atë koncept një gjashtëvjeçari i cili jeton brenda kokës suaj. (Ne të gjithë kemi një, apo jo?)

  •  Nëse mesazhi është i ndërlikuar, thjeshtojeni atë

    Bërja e një skice, apo edhe disa shënimeve të shpejta rreth temave që dëshironi të përfshini mund t'ju kursej kohë duke iu përgjigjur pyetjeve sqaruese më vonë.

  • Mos shpjegoni gjithçka

    Mundohuni t'i organizoni mendimet tuaja paraprakisht dhe  t'i mbani gjërat të thjeshta. Ideja është që t'u jepni lexuesve mjaftueshëm për të kuptuar atë që po komunikoni, pa i ngarkuar me detaje të parëndësishme.

  • Përdorni fjalë dhe fjali të thjeshta

    Autori i njohur John Grisham tha, "Ka tri lloje fjalësh: (1) fjalë që njohim; (2) fjalë që duhet të dimë; dhe (3) fjalë që askush nuk i di. Harrojini ato që janë në kategorinë e tretë dhe përdorni kufizime në ato në të dytën. Nëse nuk është qëllimi juaj për të qenë poetik, mbani fjali të thjeshta dhe të drejtpërdrejta.

  • Lexoni me zë të lartë

    Leximi me zë të lartë i shkrimeve tuaja mund t'ju ndihmojë të përcaktoni nëse fjalia është e përpiluar mirë. Nëse teksti tingëllon i shurdhër dhe i prerë, shtoni disa fjali më shumë për të thyer atë rrahje të qëndrueshme, monotone.

  • Shfaq personalitetin tuaj në shkrimet tuaja

    Shfaqja e personalitetit tënd është mënyra më e mirë për të zhvilluar një stil shkrimi. Përdorni frazat dhe zhargonin që normalisht do të përdorni (brenda arsyes). Kur është e përshtatshme, hidhni një anekdotë personale. Përpos teksteve më formale ose profesionale të shkrimit, përndryshe jini vetvetja kur shkruani.

  • Praktikoni, praktikoni, praktikoni!

    Mënyra më e duhur për të bërë shkrimin më të mirë është të mësosh cila është pika juaj më e dobët në rradhë të parë dhe më pas të vendosësh mendjen për t’i ndrequr (dhe eventualisht parandaluar) gabimet. Sa më shumë që shkruani, redaktoni dhe bëni korrigjime, aq më shumë përsoseni.

Rëndësia e shkathtësive në të shkruar tek studentët

    Një nga shumë shkathtësi që keni nevojë gjatë studimeve, shkrimi është më i rëndësishmi. Shkrimi nuk ka të bëjë vetëm me fjalët  që shkruani në copa letre. Është komunikimi efektiv i ideve komplekse në formën më të thjeshtë të fjalëve, që çdo person mund të ju kuptojë. Kjo është arsyeja pse kjo është shkathtësia më e rëndësishme që ju nevojitet në jetën universitare.

    Këto janë disa nga shkaqet që tregojnë rolin e rëndësishëm të posedimit të shkathtësive në të shkruar në universitet:

  • Ndihmon në të menduarit kritik;
  • Ju bën një studiues të mirë;
  • Ndihmon në zhvillimin e fjalorit;
  • Ju mundëson të paraqitni më qartë mendimin tuaj.

Referencat:

https://www.grammarly.com/blog/how-to-improve-writing-skills/

https://www.munplanet.com/articles/academical-writing-skills/why-is-writing-skill-the-most-important-skill-you-need-in-university-life

https://study.com/academy/lesson/what-is-writing-style-types-examples-quiz.html




Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet