Si t’i ktheni idetë në vepra?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Idete ne vepra

     Secili nga ne kemi të paktën një ide të cilën jemi munduar ta kthejmë në realitet, por pamundësia ose mungesa e njohurive na ka bërë që ose të dorëzohemi ose të mos provojmë kurrë ta shfaqim atë. Ky nuk është veprimi i duhur, pasi secila ide e ka rëndësinë e vet dhe mund të sjell dobi të ndryshme si në rrethin tuaj ku jetoni, ashtu edhe më gjerë.

    Pasi t'i keni menduar disa ide, mundohuni t'i zgjidhni ato përmes një “brainstorming”, ku i ndani idetë të cilat ju tërheqin më shumë dhe mendoni që kanë më shumë gjasa të realizohen. Jo çdo ide e mirë mund të realizohet, pasi nganjëherë ajo nuk është e duhur për vendin ose kohën në të cilën jeni duke menduar ta zhvilloni atë.

Më poshtë i keni gjashtë këshilla se si mund të arrini ta realizoni idenë tuaj:

  • Angazhohuni

    Nuk mjafton vetëm ideja e mirë, duhet edhe që të angazhoheni për t’ia arritur qëllimit tuaj të synuar.

  • Sqarojeni idenë tuaj

    Para se të ndërmerrni hapat për realizimin e idesë, sigurohuni që e keni të qartë se cila është ideja juaj e saktë dhe çfarë prisni t’ju sjell kjo ide. Kjo është sidomos e rëndësishme për idetë të cilat synojnë të realizohen në grupe pasi jo të gjithë e kanë të njëjtin përfytyrim se si do duket ajo ide pas realizimit.

  • Organizohuni

    Pasi ideja juaj i ka kaluar dy hapat e parë me sukses, koha është që të filloni planifikimin për realizimin e mëtutjeshëm të idesë tuaj. Krijoni hapësirë për idenë tuaj dhe jepni një rëndësi të veçantë. Koha e organizuar mirë do të thotë shumë për secilin nga ne.

  • Kërkoni ndihmë

    Ju nuk mund ta realizoni idenë tuaj të vetëm. Gjithmonë do të keni nevojë për ndihmën e dikujt kështu që mos ngurroni të kërkoni ndihmë.

    Planifikimi të cilin ju e bëni do ju ndihmoj të shihni më mirë mangësitë tuaja dhe të kërkoni ndihmë për eksperiencat të cilat ju mungojnë. Rradhitni burimet tuaja të cilat ju duhen. Kjo do të ju ndihmojë që ideja juaj të zhvillohet më shpejtë.

  • Fokusohuni

    Kur të filloni me planifikimin e idesë tuaj sigurohuni që do të keni kohë të mjaftueshme për t'u fokusuar dhe të merreni seriozisht me punët të cilat ju duhen në vazhdim për kthimin e idesë tuaj në realitet.

  • Hiqni dorë nga idetë e parealizueshme

    Ne mund të kemi shumë ide të cilat na pëlqejnë. Ekziston një diferencë e madhe në mes të një ideje të mirë dhe një ideje të duhur. Mund të kemi shumë ide të mira në listën tonë të cilat duam t’i realizojmë, por për disa prej tyre ndoshta nuk është tani koha e duhur, disa të tjera ndoshta nuk janë aq të rëndësishme.

    Në mënyrë që të zbatojmë idetë tona më të mira, ndonjëherë duhet të jemi të gatshëm të heqim dorë, ose të paktën të shtyjmë kohën për realizimin e tyre. Kur të jeni të gatshëm të bëni këtë, ju do i përmirësoni shanset tuaja për të zbatuar më mirë idenë të cilën e keni përzgjedhur.

    Krejt në fund, aq sa është e rëndësishme kreativiteti dhe krijimi i ideve, duhet pasur parasysh që nevojitet edhe shumë punë para se idetë të marrin jetë.

Referencat:

https://www.fastcompany.com/3055264/how-to-put-your-most-creative-ideas-into-action

http://www.innovationmanagement.se/imtool-articles/turning-your-ideas-into-action/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet