Bursa studimi që ofrojnë kolegjet private në Kosovë

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

8. scholarship

Kolegji AAB

  • 10% zbritje për të gjithë kandidatët të cilët kanë të gjitha notat pesë (5) gjatë shkollimit të mesëm;
  • 10% për të gjithë kandidatët që vijnë nga e njejta familje;
  • Bursa motivuese për të gjithë kandidatët të cilët arrijnë notë mesatare të studimeve mbi 9.5.

    Varësisht nga kostoja e shkollimit, Kolegji AAB gjithashtu ofron mundësinë e pagesës mujore, pagesës në gjashtë këste, në katër këste dhe në dy këste.

Kolegji Heimerer

    Nëse regjistroheni deri me datën 15 Korrik, përfitoni 10% zbritje.

Kolegji Biznesi

    Kolegji "Biznesi" ofron një program  të veçantë bursash studimi dhe ndihmë financiare, program punësimi, si dhe një partneritet me një numër bankash që lehtëson kreditimin e studimeve.

    Programi i bursave të studimeve përfshinë:

  • Bursa të plota studimi për arritje (suksese në studime) ;
  • Bursa të pjesshme studimi për arritje (suksese në studime);
  • Bursë të pjesshme për familjarë dhe për kategori të veçanta (fëmijë të dëshmorëve dhe viktimave të luftës; pjesëmarrës të UÇK-së, etj);
  • Ndihmë financiare për studentë me nevoja të veçanta;
  • Programe punësimi të studentëve.

Kolegji Dardania

    Kolegji Dardania ofron bursa të plota studimi dhe mundësi të tjera për zhvillim profesional. Gjithashtu në këtë kolegj ofrohen bursa deri në 100%, 50% dhe zbritje 10% për të gjitha ata që regjistrohen deri me datë 15 Korrik. Në kampusin e kolegjit gjeni më shumë informata rreth këtyre mundësive.

Kolegji ESLG

    Për studime në programin Bachelor Menaxhimi i Energjisë, studentët e shkëlqyeshëm fitojnë bursë prej 60 % dhe paguajnë vetëm 500 euro për vit akademik.

    Për studime në programin Master -Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës dhe E Drejta Ekonomike Evropiane studenti merr:

  • Bursë 100 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare së paku 9.75;
  • Bursë 90 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 9.5 dhe 9.75;
  • Bursë 80 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 9.3 dhe 9.5;
  • Bursë 70 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 9.0 dhe 9.3;
  • Bursë 60 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 8.7 dhe 9.0;
  • Bursë 50 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 8.5 dhe 8.7;
  • Bursë 40 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 8.3 dhe 8.5; 
  • Bursë 30 % - Studenti duhet të ketë notën mesatare ndërmjet 8.0 dhe 8.3.

Kolegji Europian i Kosovës

    Kolegji Europian i Kosovës ofron bursa të meritës dhe bursa sociale për shkollim, të cilat mund të jenë:

  • Bursa të Meritës
    • Bursa e plotë e shkollimit deri në 100%;
    • Bursa e pjesshme e shkollimit deri në 50%;
  • Bursa Sociale
    • Bursa e plotë sociale e shkollimit deri në 100%;
    • Bursa e pjesshme sociale e shkollimit deri në 50%;

Kolegji FAMA

    Për kategori të veçanta studentësh (studentët e shkëlqyer, studentët në nevojë etj), Universiteti mund të japë edhe bursa studimi. Kriteret për dhënien e bursave dhe lista e kandidatëve i propozohen Rektorit nga Senati dhe miratohen nga Themeluesi.

Kolegji ISPE

    Kolegji ISPE çdo vit ndan bursa për studentët e rinj të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera gjatë shkollës së mesme. Po ashtu, bursa ofrohen edhe për studentët e Kolegjit ISPE të cilët arrijnë rezultate të larta gjatë studimeve. Nisur nga kriteret përkatëse, studentët e Kolegjit IPSE lirohen nga pagesa duke filluar nga 20%  deri 100% të tarifës së plotë të studimit.

    Kolegji ISPE ofron bursë studimi edhe për studentët në gjendje jo të mirë ekonomike. Në këto raste bëhen zbritje të konsiderueshme nga tarifa e studimit.

    Studentët kanë mundësi që të fitojnë bursë studimi edhe duke aplikuar për programet e bursave nëpër organizata dhe fondacione të ndryshme. Kolegji ISPE vazhdimisht i njofton studentët për mundësitë për të aplikuar dhe fituar bursa studimi brenda dhe jashtë vendit.

Kolegji Juridica

    Kolegji Juridica ofron bursa për studentët e dalluar.

Kolegji Pjetër Budi

    Kolegji Universitar “Pjetër Budi” ka ndarë në vazhdimësi bursa për studentë. Përfitues të tyre kanë qenë studentë me kushte të vështira ekonomike, pjesëtarë të ish-TMK-së (tash FSK-së), fëmijë dëshmorësh, studentë me nevoja të veçanta e studentë të shkëlqyeshëm. Po ashtu, “Pjetër Budi” ka dhuruar bursa studimi  në bashkëpunim me KFOR-in edhe për pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare.

Kolegji Riinvest

    Studio pa pagesë është koncepti më i ri i Kolegjit Riinvest me qëllimin e përkrahjes së nxënësve të shkëlqyer që të ndjekin studime cilësore në drejtimet e ofruara dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Në bashkëpunim me disa biznese, Riinvest ofron vitin e parë të studimeve, komplet FALAS, në drejtimin Bachelor.

    Studentët mund të përfitojnë nga kredia studentore nga njëra prej bankat me të cilën Riinvesti ka marrëveshje për marrje të kredisë pa normë të interesit deri në 12 këste.

Kolegji UBT

    Kolegji UBT ofron bursa për kategori të ndryshme të cilat mund të ndryshojnë nga 5 deri në 30% të çmimit të studimeve.

Kolegji Universi

    Kolegji Universi krijon lehtësime në pagesa për studentët në rastet e më poshtme:

  • Studentët e gjinisë femërore që regjistrohen në programin e sportit do të përfitojnë zbritje prej 50% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Sportistët kulminant që regjistrohen në programin e sportit do të përfitojnë zbritje prej 50% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që janë anëtar aktiv të FSK-së, SHPK-së dhe Doganave të Kosovës do të përfitojnë zbritje prej 25% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që janë shërbyes civil në nivelin e Qeverisë Qendrore të Kosovës do të përfitojnë zbritje prej 10% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që janë shërbyes civil në nivelin e Komunës së Prishtinës do të përfitojnë zbritje prej 25% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që janë punëtorë arsimor (në tërë territorin) do të përfitojnë zbritje prej 15% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që janë familjarë direkt të dëshmorëve do të përfitojnë zbritje prej 10% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që kanë një anëtar të familjes së ngushtë në studime në kolegj, do të përfitojnë zbritje prej 10% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që kanë dy anëtarë të familjes së ngushtë në studime në kolegj do të përfitojnë zbritje prej 20% të shumës së pagesës së shkollimit;
  • Studentët që kanë përvojë më shumë se 5 vite në profesionin e infermierisë dhe që regjistrohen në programin e infermierisë do të përfitojnë zbritje prej 15% të shumës së pagesës së shkollimit;

    Kolegji Universi jep bursa për deri në 5 student për program (20 studentë në total) sipas kriterit të mëposhtëm:

  • Është student i dalluar dhe ka notë mesatare 8,51 deri 9,00 – gëzon lirim prej 25 %;
  • Është student i dalluar dhe ka notë mesatare 9,01 deri 9,50 – gëzon lirim prej 50 %;
  • Është student i dalluar dhe ka notë mesatare 9,51 deri 10,00 – gëzon lirim prej 100 %.

RIT Kosova (A.U.K)

    Programi i bursave i RIT Kosova (A.U.K) për studentë të vitit të parë përfshinë:

  • Board of Trustees Regional Scholarship- 7 bursa të plota;
  • Presidents Partial Scholarship- 60 bursa të pjesshme nga 20%-50%;
  • Campus Diversity Scholarship- 15 bursa të pjesshme nga 50%-80%;
  • Additional Named Scholarship- 15 bursa të pjesshme nga 20% deri 80%.

    Studentët që kanë fituar bursë të plotë për vitin e tyre të parë do të kenë të drejtën për vazhdimin e gjysmës së shumës (50 për qind) për tre vjet të tjerë, me kusht që ata të jenë studentë me kohë të plotë dhe të mbajnë një mesatare të përgjithshme prej së paku 3.80 .

    Kurse studentët që fitojnë bursa të pjesshme kanë të drejtë të aplikojnë për vazhdim të bursave që ofrohen në Programin aktual të bursave në RIT Kosovë (A.U.K). Ky program ofron bursa për studentët në vitin akademik 2, 3 dhe 4 në RIT Kosovë (A.U.K).

    Programi aktual i bursave në Rit Kosovë (A.U.K):

  • GPA Scholarship
  • RIT Kosovo (A.U.K) Ambassadors Scholarship- 3 bursa në vlerë EUR 2,200;
  • Best in Generation Scholarship- 3 bursa në vlerë EUR 3,800;
  • RIT Kosovo (A.U.K) Outstanding Student Scholarship- 1 bursë e plotë;
  • Financial Support Scholarship;
  • IPKO Foundation Scholarships.

Referencat:

https://aab-edu.net/

https://www.kolegji-heimerer.eu/sq/ballina/

http://kolegjibiznesi.com/Default.aspx?ID=1

http://www.kolegjidardania.com/

http://www.eukos.org/?page=1,1

http://www.eck-edu.org/?id=1

http://kolegjifama.eu/

http://kolegji-ispe.org/

http://www.kolegji-juridica.org/new_web/

https://sq.pjeterbudi.com/

http://www.riinvest.net/

http://www.ubt-uni.net/

http://kolegjiuniversi.org/

http://kosovo.rit.edu/scholarships.html







Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet