Ndryshimet në tregun e punës si pasojë e automatizimit dhe digjitalizimit

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

15. digitalization professions

    Bota e profesioneve po ndryshon më shpejtë se kurrë dhe nevoja për adaptim dhe ndryshim është shumë e madhe. Mungesa e adaptimit të shpejtë do t'i detyrojë shumë njerëz të përfundojnë jashtë tregut të punës.

    Automatizimi i shumë prej profesioneve dhe zhvillimi teknologjik në krah të avancimit të robotëve është shumë afër. Si pasojë edhe kërkesa e tregut të punës po ndryshon, shumë biznese po zhvillohen hovshëm, mirëpo, edhe shumë të tjerë po e zvogëlojnë kërkesën për punëtorë të rinjë.

    Parashikimet optimiste në vitin 1930 të ekonomistit John Maynard Keynes, se teknologjia e re do të rris begatinë dhe do të zvogëloj punën e tepërt për njerëz, ka rezultuar jo i saktë, sepse shumë pak prej nesh po punojnë vetëm 15 orë në javë. 

    Revolucioni teknologjik i sotëm është krejtësisht i ndryshëm nga revolucioni industrial. Ritmi i ndryshimit është në mënyrë eksponenciale, shumë më i shpejtë dhe shumë më i gjerë në fushën e veprimit. Siç shkruan Jerry Kaplan, profesor në Universitetin e Stanfordit, “automatizimi është i verbër ndaj ngjyrës së jakës (i përfshinë të gjithë pavarësisht a është punonjës krahu apo ka pozitë të lartë profesionale)". 

Cilat profesione janë në rrezik më të madh?

    Vlen të theksohet se automatizimi nuk është sinonim i humbjes së vendeve të punës. Këto parashikime nuk janë aq të qarta dhe nuk do të thotë që 47% e vendeve të punës në botë do të zhduken, thjeshtë potencojmë faktin se këto punë janë të ekspozuara ndaj automatizimit.

    Me fjalë të tjera, punët nuk do të zhduken tërësisht, përkundrazi, ato do të ripërcaktohen. Natyrisht, siç Frey pranon, "nga perspektiva e punëtorit nuk ka shumë ndryshim midis punës që zhduket dhe ridefinohet rrënjësisht''. Është e mundshme që atyre do të ju mungojnë shkathtësitë e reja të kërkuara për rolin e ri në tregun e punës dhe rrjedhimisht do të jenë jashtë këtij tregu.

    Profesori Richard Susskind, autor i librit "Ardhmëria e profesioneve dhe e avokatëve të së nesërmes", e bën këtë dallim. "Ajo që ju do të shihni për një numër të madh të vendeve të punës është një përplasje e detyrave të ndryshme", shpjegon ai. "Pra, një avokat sot nuk zhvillon sisteme që ofrojnë këshilla, por avokati i vitit 2025 do ta bëjë. Ata do të quhen ende avokatë, por do të bëjnë gjëra të ndryshme".

    Martin Ford, futurist (parashikues) dhe autor i “Ngritjes së Robotëve: Teknologjia dhe kërcënimi i një të ardhmeje të papunë”, shpjegon se punët më të rrezikuara janë ato që "janë në një nivel rutinë, përsëritëse dhe të parashikueshme".

    Telemarketing, për shembull, që është shumë rutinë, ka probabilitet 99% të automatizimit. Përgatitja e taksave, e cila përfshinë përpunimin sistematik të sasive të mëdha të të dhënave të parashikueshme, gjithashtu përballet me mundësi 99% të automatizimit. Në të vërtetë, teknologjia tashmë ka filluar të bëjë llogaritjen e taksave, H & R Block, një nga ofruesit më të mëdhenj të përgatitjes së taksave në Amerikë, po përdor tani Watson, platformën e Inteligjencës artificiale të IBM-së.

    Robotët gjithashtu do të marrin përsipër detyrat më të përsëritura në profesione të tilla si ligji. Juristët dhe asistentët ligjorë do të ballafaqohen me një probabilitet 94% të automatizimit të vendeve të punës. Sipas një raporti të fundit nga Deloitte, më shumë se 100,000 vende pune në sektorin ligjor kanë mundësi të lartë për t'u automatizuar në 20 vitet e ardhshme.

    Gatuesit e ushqimit të shpejtë gjithashtu përballen me një probabilitet prej 81% që punët e tyre të zëvendësohen nga robotët si Flippy, një ndihmës i kuzhinës i cili me ndihmën e Inteligjencës artificiale, tashmë është duke shitur hamburgerë në një numër të restoranteve Cali Burger.

Cilat vende pune do të jenë të sigurta nga robotët?

    Ford klasifikon punë të qëndrueshme në tri fusha.

    Në fushën e parë klasifikohen punët që përfshijnë "kreativitet të mirëfilltë si: duke qenë një artist, duke qenë një shkencëtar apo duke zhvilluar një strategji të re të biznesit". Ford shpjegon më tutje, "Tani për tani, njerëzit janë ende më të mirë në krijimtari, por nuk mund t'ju garantoj se për 20 vjet, kompjuteri nuk do të jetë entiteti më krijues në planet. Ka kompjuterë që mund të pikturojnë veprat origjinale të artit."

    Në fushën e dytë klasifikohen profesionet që përfshijnë punët që kanë të bëjnë me ndërtimin e marrëdhënieve komplekse me njerëzit: infermierët ose bizneset që kërkojnë ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta me klientët.

    Në fushën e tretë klasifikohen profesionet që përfshijnë punët që janë shumë të paparashikueshme - për shembull, nëse jeni një hidraulik i cili thirret për emergjenca në vende të ndryshme.

 2020-ta do të jetë një dekadë jo e papunësisë, por e ripërcaktimit.

    Automatizimi gjithashtu mund të përkeqësojë pabarazinë gjinore. Gratë nuk përbëjnë një pjesë të madhe të njerëzve që studiojnë në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe fushat e matematikës dhe IT-së, profesione këto të cilat po shkojnë drejtë rritjes së kërkesës.

Referencat:

http://moneyinc.com/future-technology-jobs/

https://www.huffingtonpost.com.au/2017/09/28/10-new-careers-that-will-exist-in-the-future_a_23226778/

https://www.mckinsey.com/featured-insights/employment-and-growth/automation-jobs-and-the-future-of-work


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet