Të menduarit kreativ

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. creativity

    Mendim kreativ do të thotë të shikosh një problem ose situatë nga një perspektivë e re. Është përkufizimi  "të menduarit jashtë kutisë". Njerëzit kreativ kanë aftësinë për të gjetur mënyra të reja për të kryer detyra, për t'i zgjidhur problemet dhe për të përmbushur sfidat. Ata sjellin një perspektivë të re në punën e tyre. Kjo mënyrë e të menduarit mund të ndihmojë departamentet dhe bizneset të lëvizin në drejtime më produktive. Për këto arsye, ata janë shumë të vlefshëm për një kompani. 

Aftësitë e të menduarit kreativ përfshijnë qasje të tilla si:

  • Kërkimi i shumë përgjigjeve të mundshme për një pyetje;
  • Mos gjykimi i ideve në fillim të procesit, por trajtimi i tyre si diçka e dobishme;
  • Bërja e gabimeve;
  • Mësimi nga çfarë nuk ka funksionuar.

Si t’i përsosim aftësitë tona të mendimit kreativ:

  • Dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë;
  • Mundohuni të krijoni diçka çdo ditë;
  • Në vend të disiplinës, mendoni përkushtimin;
  • Merrni një pushim dhe gjeni frymëzimet krijuese;
  • Punoni në orët tuaja më produktive;
  • Ndërtoni një rrjet të shoqërisë;
  • Merrni përsipër rreziqet.

Rëndësia e mendimit kreativ:

    Mendimi kreativ (një shoqërues i mendimit kritik) është një aftësi e paçmueshme për studentët. Është e rëndësishme sepse ju ndihmon t'i shikoni problemet dhe situatat nga perspektiva e re. Të menduarit krijues apo kreativ është një mënyrë për të gjetur zgjidhje të reja që nuk varen tërësisht nga zgjidhjet e kaluara ose aktuale. Mendimi kreativ është një mënyrë për të lëvizur përtej pengesave.

Referencat:

https://creativecorporateculture.com/11-useful-tricks-to-improve-creative-thinking/

https://creativecorporateculture.com/11-useful-tricks-to-improve-creative-thinking/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet