Si të qëndroni pozitiv ndaj situatave të vështira?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. stay positive

    Të gjithë përballemi me situata të vështira dhe në të tilla raste, është gati e pamundur të mbetesh optimist dhe pozitiv. Sidoqoftë, duke mbledhur forcat dhe me vullnet të mirë, lehtë mund ta shohësh gotën ''gjysmë të mbushur''. Ka mënyra të ndryshme për t’i bërë ball rrethanave të paparashikuara në jetë. Ndonjëherë, prej këtyre situatave mund të dilni më të fortë se kurrë dhe më të përgatitur për çdo situatë që do ta hasni në të ardhmen.

Këtu i gjeni disa këshilla se si t’i bëni ballë situatave të tilla:

  • Keni besim

    Besoni se situatat e vështira në jetë do të përmirësohen. Merrni si shembull pemët që gjatë dimrit janë të zhveshura, të ngrira dhe të pahijshme, por në pranverë ato lulëzojnë për bukuri. Nëse në jetën tuaj ende nuk ka ardhur ‘’pranvera’’, kjo nuk do të thotë që ‘’dimri’’ kurr nuk do të përfundojë.

Mbani mend të jeni të durueshëm, sepse pritja nuk është ndëshkim por ndoshta nuk jeni ende gati dhe kjo ju jep më shumë kohë të përgatiteni për çfarëdo situate që jeni ballafaquar.

  • Gjeni anën pozitive të çfarëdo situate

    Edhe në situata shumë të vështira është mirë të kujtoni që një ditë, kjo do të jetë vetëm një histori që do të ia tregoni familjes dhe miqëve tuaj. Por, mos u mundoni ta bëni këtë menjëherë, sepse disa personave iu duhet pak më shumë kohë të kuptojnë ndjenjat e tyre dhe pothuajse është e pamundur të mendojnë pozitivisht në atë gjendje.

  • Vendosni qëllime afatshkurta dhe afatgjata

    Nëse ndjeheni që keni ngecur në ndonjë situatë të vështirë që ju bën të ndjeheni të frustruar, në ankth apo të pafuqishëm për të ndërmarrë diçka, në vend që të mendoni tërë kohën se si ta tejkaloni këtë situatë, mbani veten të fokusuar në qëllimet tuaja afatshkurta dhe afatgjata. Nëse i mbani këto qëllime në mendje, mund ta gjeni veten duke menduar më shumë për to se sa për situatën e vështirë që po kaloni.

  • Merruni me aktivitete

    Merrni pjesë në aktivitete që ju pëlqejnë, p.sh. piktura, gatimi, shkrimi, çiklizmi, apo çka do që ju pëlqen. Mund të provoni aktivitete të reja, sepse kur jeni të zënë me gjëra të tjera nuk do të keni kohë për të menduar negativisht.

  • Kaloni kohë në natyrë

    Sipas studimeve, disa hulumtues finlandez kanë arritur në përfundim që, nëse kaloni kohë në ambiente të jashtme, siç janë pyjet, është më relaksuese se nëse dilni në parkun e qytetit (Korpela KM et al. 2010). Shëtitjet në pyll janë një mënyrë shumë e mirë për të pastruar mendjen dhe për të rifituar ekuilibrin mendor.

    Që të kaloni çdo situatë të vështirë në jetën tuaj është mirë të mbahen mend edhe këto këshilla: bisedoni me njerëz që ju inspirojnë, lexoni libra motivues, largohuni nga njerëzit negativ, kontrolloni mendimet e juaja, kaloni kohë me familjen dhe miqtë, ushtroni dhe bëni gjumë të mirë si dhe meditoni.

Referencat:

https://www.wikihow.com/Keep-Positive-During-Hard-Times

https://theconsciouslife.com/stay-positive-tough-times.htm

https://www.elitedaily.com/life/10-things-to-remember-when-life-is-not-going-according-to-plan/594289

http://thequotesmaster.com/2016/06/stay-positive-happy-difficult-times/

https://www.thedailymeditation.com/7-ways-how-to-remain-positive-in-negative-situations




Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet