Si të qëndroni të motivuar në shkollë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

10. motivation

    Për të pasur sukses në shkollën e mesme dhe në kolegj, ju duhet të jeni të përgatitur për të bërë më të mirën në çdo kohë. Ndonjëherë është e vështirë të qëndrosh i/e motivuar, madje edhe kur jeni vërtetë të interesuar për lëndët mësimore.

    Këtu janë pesë mënyra për të qëndruar të motivuar në shkollë:

  • Përqendrohuni në aktivitetet me rëndësi të lartë për juve

    Çelësi i suksesit në shkollë, qëndron në bazë të përkushtimit tuaj për detyrat të cilat ju i keni në përditshmëri. Bëni një listë për të pasur një pasqyrë të përgjithshme të detyrave tuaja, para se të filloni të merreni me to. Pastaj, bëni një plan. 

    Për të përcaktuar se cilat janë prioritetetet, renditni detyrat tuaja sipas rëndësisë që ato kanë. Pas kësaj riorganizoni kohën tuaj dhe kushtoni më shumë kohë dhe energji, atyre që kanë rëndësi më të madhe në punën dhe notat tuaja. Përfundimi me sukses i secilës lëndë, është një shtysë e madhe dhe motivim për secilin nxënës.

  • Krijo sfida të reja

    Ndryshimi i qasjes suaj mund t'ju ndihmojë të qëndroni të interesuar në atë që po bëni. Nëse ju është dhënë një detyrë e ngjashme me atë që keni bërë në të kaluarën, mendoni për këtë detyrë në një mënyrë tjetër. Nëse keni shkruar një biografi, si raport të librave muajin e kaluar, provoni të shkruani për një libër historik këtë herë.  

  • Caktoni objektiva të arritshme

    Nëse për ju është problem të shkruani një punim prej 25 faqesh në klasë, pasi ju duket shumë punë e vështirë, atëherë ndani punimin tuaj në disa pjesë dhe mos u përqendroni në numrin e faqeve të cilat keni për t’i përfunduar. Shqyrtoni secilën faqe individualisht. Hartimi i ndonjë punimi ose projekti mund të trajtohet edhe në pjesë të vogla, të cilat do të ju duken më të arritshme dhe do të ju motivojnë më shumë në punën të cilën po e bëni.

  • Gjeni një rrjet për mbështetje sociale

    Krijo një grup njerëzish përreth jush që duan t'ju ndihmojnë që të keni sukses. Mësuesit, shokët, apo ndonjë antarë i familjes mund të jenë mentorë të cilët mund t'ju japin udhëzime dhe t'ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi të reja. Këshilltarët mund t'ju ndihmojnë me planifikimin e lëndëve tuaja dhe eksplorimin e kolegjeve. Ju gjithashtu mund të kontaktoni me miqtë dhe kolegët tuaj, të cilët mund t'ju motivojnë duke ju dëgjuar dhe duke ndarë ide.

  • Pranoni arritjet tuaja

    Jepini vetes një shpërblim kur të përfundoni një detyrë apo punë. Bëni një shëtitje, merrni një pije të lehtë, çfarëdo që ju bën juve të ndiheni mirë. Pastaj kaloni në projektin tjetër. Kjo mund të jetë një strategji shumë e mirë për të qëndruar të motivuar në shkollë dhe në punën të cilën po e bëni.

Referencat:

https://bigfuture.collegeboard.org/get-started/inside-the-classroom/tips-for-staying-motivated

https://www.wikihow.com/Stay-Motivated-in-School

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet