Cilat gjuhë të huaja janë më të rëndësishmet për t’i mësuar?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

1. languages

    Në ditët e sotme është mjaft e vështirë të gjesh një person që nuk e flet të paktën një gjuhë të huaj. Nxënësit dhe studentët mësojnë gjuhë të huaja që të kenë më shumë mundësi të shkollimit, duke filluar nga literatura që mund të jepet në gjuhë të huaj e deri te shkollimi jashtë vendit. Gjithashtu, biznesmenët kanë dëshirë ta zgjerojnë biznesin e tyre në tregun e huaj, ndërsa punëtorët e një kompanie ndërkombëtare mësojnë gjuhë të huaja që të komunikojnë me kolegët e tyre dhe të kenë mundësi për t'u ngritur në pozitë. Përveç kësaj, adhuruesit e udhëtimeve e kanë më të lehtë të eksplorojnë qytete të ndryshme, nëse dinë të flasin ndonjë gjuhë të huaj si p.sh. gjuhën angleze. 

    Të gjitha gjuhët janë të rëndësishme, prandaj është vështirë të vendosni se cilën ta mësoni. Ju duhet të keni parasysh se çka ju nxit të mësoni një gjuhë të re, p.sh. nëse doni të studioni jashtë shtetit, në rastin tuaj nga Kosova, atëherë gjuhët si anglishtja dhe gjermanishtja do të duhet të kishin prioritet. Por, nëse jeni duke zhvilluar një biznes, atëherë është mirë të hulumtoni, se me cilat vende keni më shumë mundësi bashkëpunimi.

Në vijim janë të listuara disa nga gjuhët më të rëndësishme në botë të cilat nëse i dini mund të ju ndihmojnë në zhvillimin e karrierës tuaj:

  • Gjuha angleze

    Është ‘’lingua franca’’ e shumë popujve dhe në shumicën e shteteve mësohet në shkolla si gjuhë e dytë. Gjuha angleze është e domosdoshme për ata që duan të kenë sukses ndërkombëtar.

    Rreth 375 milion njerëz kanë gjuhën angleze si gjuhë amtare, por mbi 1.5 miliard njerëz e flasin atë si gjuhë të dytë. Përveç kësaj, gjuha angleze është gjithashtu gjuha amtare e teknologjisë dhe internetit dhe ky fakt e bën një nga më të rëndësishmet nga gjuhët e huaja në botë.

    Nëse dëshironi të studioni jashtë shtetit dhe gjuha e vetme që e dini është gjuha angleze, kjo nuk do të thotë që ju duhet të studioni vetëm në vendet ku ajo është gjuhë zyrtare si p.sh. SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada etj. Në fakt, në shumë universitete nëpër botë mund të studiosh në gjuhën angleze duke përfshirë këtu Francën, Gjermaninë, Zvicrën etj.

  • Gjuha gjermane

    Është gjuha më e folur në kontinentin e Evropës, me 105 milion folës vendas dhe 80 milion të tjerë që e përdorin si gjuhë të dytë. Përveç që është gjuhë amtare e Gjermanisë, është gjithashtu gjuhë zyrtare në Austri, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

    Për të studiuar në Gjermani, zakonisht ju duhet të dini gjuhën gjermane ose gjuhën angleze. Studimi në Gjermani ka shumë përparësi për studentët ndërkombëtar, sepse në shumicën e universiteteve mund të studioni falas dhe jetesa është më e lirë për dallim nga shtetet e rajonit.

  • Gjuha frënge

    Ka qenë gjuhë zyrtare për bisedime diplomatike për shumë shekuj. Për më tepër, gjuha frënge është përdorur si gjuhë e parë nga shtresat e pasura dhe artistët. Në ditët e sotme frëngjishten si gjuhë të parë e flasin rreth 79 milion njerëz, ndërsa si gjuhë të dytë e përdorin rreth 370 milion njerëz. Si pasojë e kolonizimeve në të kaluarën, gjuha frënge është gjuhë e cila flitet në 5 kontinente të botës. Në Afrikën Veriore është mjaft e folur, si dhe në Amerikën Veriore ku Kanada e ka frëngjishten gjuhë të dytë zyrtare.

  • Gjuha spanjolle

    Rreth 330 milion njerëz e kanë si gjuhë të parë dhe më shumë se 420 milion e flasin si gjuhë të dytë. Gjuha spanjolle është gjuhë e dytë zyrtare në më shumë se 20 shtete, duke përfshirë edhe SHBA-në, ndërsa në shtete tjera flitet kryesisht në Amerikën Jugore. Një nga përparësitë e të mësuarit të gjuhës spanjolle është shkalla e ulët e vështirësisë.

    Disa gjuhë të tjera që gjithashtu i’a vlen t’i mësoni janë: gjuha kineze (Dialekti mandarin), gjuha japoneze, gjuha arabe, hindi, si dhe portugalishtja.

Referencat:

https://www.daytranslations.com/blog/2017/07/most-important-languages-9238/

https://www.rosettastone.com/blog/8-useful-languages-to-learn/

https://corelanguages.com/top-ten-important-languages/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet