Çka është bursa Fulbright?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

8. scholarship

    Programi studentor ‘’Fulbright’’ i Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguron bursa për studime si dhe hulumtime akademike. Gjatë qëndrimit në SHBA përfituesit e bursës do të takohen, punojnë, jetojnë dhe mësojnë me shtetasit e SHBA-së duke ndarë përvojat e tyre me ta.

    Programi ka për qëllim shkëmbimin kulturor përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të studentëve në klasa, shtëpi, detyra ditore etj. Kjo u jep mundësi përfituesve të bursës të vlerësojnë pikëpamjet dhe besimet e të tjerëve.

    Kohëzgjatja e bursave dhe afati i fundit i aplikimit varet prej shteteve. P.sh. në Kosovë është i hapur aplikimi për studime të doktoratës deri me datë 1 Nëntor 2018. Të dhënat për aplikacion mund t’i shihni në këtë link: https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-scholar-program/

    ''Fulbright'' u themelua në vitin 1946 nga Sen. J. William Fulbright për të promovuar ‘’mirëkuptim reciprok mes njerëzve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njerëzve të vendeve të tjera të botës’’. Programi  jep më shumë se 8000 bursa në vit dhe vepron në 155 shtete anembanë botës.

Një historik i shkurtër se çka është dhe si u themelua ''Fulbright'' mund ta ndiqni në videon më poshtë:

https://youtu.be/pulM1Jj5mXU

    Për t'u kualifikuar për bursën ''Fulbright'' duhet të:

  • Jeni në vit të fundit të studimeve në BA/BS ose kandidat për Master dhe Doktoratë;
  • Keni njohuri të gjuhës angleze;
  • Duhet të keni shëndet të mirë të dokumentuar me një certifikatë të mjekut.

Hapat që duhet të kaloni për të aplikuar për bursën ''Fulbright'' janë:

  • Përcaktoni llojin e aplikimit

    Ju mund të aplikoni përmes ndonjë instituti të SHBA-së (nëse jeni student apo nxënës në SHBA) ose përmes platformës At-Large.

  • Përcaktoni llojin e bursës;   
  • Shikoni se në cilat shtete mund t’i shfrytëzoni këto bursa;
  • Rishikoni aplikacionin tuaj.

Çka përmban një aplikacion i kompletuar?

  • Aplikacionin e plotësuar (i cili përmban biografinë, synimet për studim, CV-në dhe informata të tjera shtesë);
  • Formularin për konfidencialitet;
  • Tri letra të referencës.

    Sa i përket testeve të standardizuara nuk është e obligueshme t’i keni të kryera sepse nëse ju përzgjedheni atëherë do të ju kërkohet të hyni në testin TOEFL. Në disa raste, e kjo varet prej fushës në të cilën aplikoni, mund të ju kërkohet të hyni edhe në testet GRE ose GMAT.

    Nëse doni të shihni se çfarë i duhet një shtetasi të Kosovës për të aplikuar për bursën Fulbright, këtu mund t’i gjeni të dhënat nga aplikacioni i kaluar: https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

    Faqja zyrtare për studentë ndërkombëtar që duan të aplikojnë për bursë Fulbright: https://foreign.fulbrightonline.org/

Referencat:

https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/

https://www.fastweb.com/college-scholarships/articles/how-to-score-a-fulbright-scholarship

https://www.cies.org/about-us/what-fulbright

https://us.fulbrightonline.org/fulbright-us-student-program

https://us.fulbrightonline.org/applicants/getting-started


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet