Çka është inteligjenca artificiale?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

9. ai

   Inteligjenca artificiale (AI) është një fushë e shkencave kompjuterike që merret me krijimin e makinave inteligjente që punojnë dhe reagojnë si njerëzit. Ajo bën të mundur që makinat të mësojnë prej përvojës, të përshtaten me të dhënat e reja dhe të kryejnë detyra të ngjashme si njerëzit. Zhvillimi i ndikimit të inteligjencës artificiale mund të vërehet në përhapjen e pajisjeve të mençura sikurse Siri, Alexa apo makinave që mund të realizojnë parkimin apo vozitjen pa asistimin e shoferit.

    Zakonisht jemi mësuar të shohim se si filmat apo dokumentarët fanta-shkencë e paraqesin inteligjencën artificiale si robotë që duken si njerëz, mirëpo inteligjenca artificiale përfshin çdo gjë prej algoritmeve të kërkimeve në ‘’Google’’ deri te armët autonome (armë që lëvizin pa komandë të njeriut).

    Nocioni ‘’inteligjencë artificiale’’ është shpikur në vitin 1956. Në atë kohë inteligjenca artificiale ka qenë e dobishme vetëm për zgjidhjen e problemeve të thjeshta. Në ditët e sotme, rritja e vëllimit të të dhënave dhe zhvillimi i algoritmeve ka bërë që inteligjenca artificiale të jetë më e famshme dhe fusha e saj e veprimit është zhvilluar dukshëm.

    Hulumtimi dhe puna zhvillimore për inteligjencën artificiale është ndarë në dy degë. Njëra quhet ‘’inteligjenca artificiale e aplikuar’’, e cila përmes disa parimeve e stimulon trurin e njeriut për të kryer detyra të veçanta, dhe tjetra ‘’inteligjenca artificiale e përgjithshme’’, e cila synon të zhvillojë një makinë inteligjente që kryen punët si njeriu.

Rëndësia e inteligjencës artificiale

    Përdorimi i inteligjencës artificiale do të mundëson kryerjen e shumë punëve të vështira për njeriun, pa lodhje dhe pa kosto të lartë. Mirëpo, për t’u realizuar ky proces do të nevojitej përkrahja dhe asistimi i njeriut. Shumë produkteve të cilat tani veçse ekzistojnë, ju shtohet inteligjenca artificiale, sepse kjo e fundit nuk mund të shitet si aplikacion individual. Si p.sh. Siri është integruar në produktet e reja të kompanisë ‘’Apple’’.

    Përveç këtyre, inteligjenca artificiale avancon aftësitë a saj nëpërmjet algoritmeve. Ajo gjen parregullsi në sistem në mënyrë që algoritmi të fitojë aftësi. Kjo mund të vërehet në shembullin se si algoritmi e mëson vetën të luaj shah, apo si të rekomandoj gjëra në internet. Algoritmi përshtatet dhe ndryshon kur shtohen të dhëna të reja. Pra inteligjenca artificiale ka aftësi të nxjerr maksimumin e të dhënave.

Rreziku nga inteligjenca artificiale

    Ekspertët besojnë që nëse ndonjëherë inteligjenca artificiale do të jetë rrezik për njerëzimin do të ndodhë për shkaqet e cekura më poshtë:

  • Inteligjenca artificiale programohet për të shkatërruar

    Armët autonome janë sisteme inteligjente artificiale që janë të programuara për të vrarë. Në duart e një personi të gabuar, këto armë mund të shkaktojnë fatkeqësi, gjë që mund të shpie drejt një lufte inteligjente.

  • Inteligjenca artificiale është e programuar për të bërë diçka të dobishme, por pasi e arrin synimin zhvillon një metodë shkatërruese

    Kjo mund të ndodhë kur ne dështojmë t’i përshtatim synimet e inteligjencës artificiale me synimet tona. P.sh. nëse i kërkoni një veture inteligjente të ju dërgoj në aeroport sa më shpejt që të jetë e mundur, ajo nuk do të ndalet edhe nëse policia ju ndjek apo ju keni një tjetër urgjencë personale.

Shembuj të inteligjencës artificiale në jetën e përditshme

    Ka shumë mënyra se si inteligjenca artificiale është e dobishme në jetën tonë të përditshme.

    ‘’Kukulla Hello Barbie’’ përmes analizave të avancuara i përgjigjet fëmijëve. Një mikrofon në qaforen e kukullës incizon çfarë thuhet dhe e transmeton në serverët e ‘’ToyTalk’’. Aty algoritmet e analizojnë incizimin dhe zgjedhet përgjigjja e duhur prej 8000 fjalive për t’iu përgjigjur fëmijës.

    Kryekuzhinieri Watson nga IBM, mendon që inteligjenca artificiale do të ishte ndihmë e madhe në ‘’artin  kulinar’’ duke ndihmuar në krijim e recetave ose këshillimin për kombinime të ndryshme të ushqimeve dhe shijeve.

    Lideri i energjisë globale, BP ka kuptuar mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në ‘’industrinë e energjisë’’. Ata përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale për të përmirësuar përdorimin e burimeve të vajit dhe gazit.

    Në ‘’mjekësi’’, përmes inteligjencës artificiale nuk humbim kohë për të menduar se çfarë trajtime apo diagnoze mjekësore t’i japim pacientit.

Referencat:

https://futureoflife.org/background/benefits-risks-of-artificial-intelligence/?cn-reloaded=1

https://www.sas.com/en_us/insights/analytics/what-is-artificial-intelligence.html

https://www.forbes.com/sites/bernardmarr/2018/04/30/27-incredible-examples-of-ai-and-machine-learning-in-practice/2/#6a7f6fb24a36


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet