Ndërmarrësia si faktor i prodhimit

Ekipi i Busullës

153 artikuj

5. enterprenuership characteristics

    Disa ekonomistë e identifikojnë ndërmarrësinë si një faktor të prodhimit sepse mund të rrisë produktivitetin e një firme. Ekzistojnë shumë definicione të ndërmarrësisë, por shumica prej këtyre definicioneve i vendosin ndërmarrësit në të njëjtën kategori me faktorët e prodhimit. Për shembull, disa ekonomistë e shohin një ndërmarrës si një person që shfrytëzon faktorët siç janë: toka, puna dhe kapitali për profit. Disa përkufizime të tjera e njohin ndërmarrësinë në një mënyrë më abstrakte, ku ndërmarrësit identifikojnë mundësi të reja në mesin e këtyre faktorëve, pa pasur nevojë t’i kontrollojnë ato.

    Meqë ''inovacioni shkatërrues'' është  rezultat i depërtimit njerëzorë, nuk është krejtësisht e qartë nëse ndërmarrësia duhet të konsiderohet një faktor i veçantë i prodhimit  krahasuar me punën. Te ekonomistët ka mendime të ndryshme sa i përket klasifikimit të ndërmarrësëve, a janë të ndryshëm nga punëtorët, janë një nëngrup i punëtorëve apo nëse ata mund bëjnë pjesë në të dyja grupet njëkohësisht.

Teoria mbi ndërmarrësit

    Një nga aspektet më pak të zhvilluara të mikroekonomisë është teoria mbi ndërmarrësin. Richard Cantillon, ekonomist i shekullit të 18-të, i quajti ndërmarrësit një “grup i veçantë njerëzish që bartin rreziqe”. Që nga ajo kohë, marrja e rreziqeve ka qenë një karakteristikë e rëndësishme e ndërmarrësit.

    Më vonë ekonomistët e ndryshëm si Jean Baptiste Say dhe Frank Knight besonin se rreziku i tregut ishte elementi thelbësor i ndërmarrësit. Joseph Schumpeter dhe Israel Krizner në mesin e shekullit 20 krijuan në mënyrë të pavarur, aplikimet gjithëpërfshirëse të bartjes së rrezikut në një strukturë produktive. Schumpeter vuri në dukje se faktorët e tjerë të prodhimit, kërkonin një mekanizëm koordinues që të ishte ekonomikisht më i dobishëm. Ai gjithashtu besonte se fitimet dhe interesat ekzistojnë vetëm në një mjedis dinamik ku ka zhvillim ekonomik. Schumpeter argumentoi se ndërmarrësit krijuan dinamizëm dhe rritje..

Faktorët e produktivitetit

    Disa ekonomistë i përkufizojnë faktorët e produktivitetit si inpute që gjenerojnë vlera dhe të ardhura.

  • Puna gjeneron vlerë dhe për këtë merret paga si këmbim i punës.
  • Aksionari / Investitori merr interesin si pagesë për shfrytëzimin e kapitalit të tij.
  • Pronari i tokës merr qira si pagesë për përdorimin e saj.

   Sipas kësaj teorie është ndërmarrësi ai që e merr fitimin.


Ndërmarrësia dhe pronësia e aseteve

    Këto dy nocione i përgjigjën një pyetjeje tjetër:

  • A ka një ndërmarrës domosdoshmërisht nevojë për qasje në asetet ekonomike?

    Disa ekonomistë thonë jo, idetë janë ato që kanë rëndësi. Kjo në të shumtën e rasteve njihet si ndërmarrësi e pastër. Të tjerët nuk pajtohen me këtë teori, pasi vetëm pronari i aseteve mund t’i vendos ato në rrezik. Kjo pikëpamje supozon që ndërmarrësia është element kyç në krijimin dhe funksionalizimin e një biznesi dhe vendosjen e faktorëve të tjerë.

    Ekonomisti austriak Peter Klein thotë se nëse ndërmarrësia trajtohet si një proces ose atribut e jo si kategori e punësimit, atëherë nuk mund të trajtohet si faktor i prodhimit. Faktorët normal të prodhimit mund të zhvlerësohen gjatë kohës së krizave ekonomike, e kjo nuk vlen për atributet.


Referencat:

https://www.investopedia.com/ask/answers/032615/why-do-some-economists-consider-entrepreneurship-be-factor-production.asp


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet