A është e nevojshme një diplomë Masteri?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

3. master

    Për shkak të rritjes së konkurrencës së ashpër midis punëtorëve potencial dhe krizës ekonomike globale, kërkimi i punës është bërë një detyrë e vështirë për shumë njerëz. Studimet kanë treguar se njerëzit vazhdimisht po tentojnë të pajisen me aftësitë e nevojshme për t'i bërë ata më konkurrues në tregun e punës. Në të kaluarën, një diplomë Bachelor ishte e mjaftueshme, por gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të kërkesës për të diplomuarit me Master.

Çfarë kuptojmë me diplomë Masteri?

    Niveli i Masterit është niveli i parë i studimeve pasuniversitare. Për të aplikuar për një diplomë Master zakonisht duhet të keni një diplomë universitare (një diplomë të nivelit Bachelor). Kur zgjedhni programin e një Masteri konsideroni nevojat profesionale të karrierës tuaj dhe pastaj synoni qëllimet akademike.

Sa zgjasin studimet Master në Kosovë?

    Studimet Master në Kosovë zgjasin në periudhë kohore prej 2 vitesh me përjashtim të Fakultetit Juridik që zgjat 1 vit. Të drejtë regjistrimi të Masterit kanë të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe kanë fituar së paku 180 kredi (ECTS). Studentët të cilët në studimet Bachelor kanë arritur notën mesatare 7.5 e më tepër mund të regjistrohen drejtpërdrejtë në studimet Master. Përzgjedhja e kandidatëve deri te numri i paraparë me konkurs bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve Bachelor.

    Universitete të ndryshme, jo vetëm në Evropë, ofrojnë mundësi mjaft të mira Masteri, prandaj keni parasysh edhe mundësinë e përfundimit të nivelit Master jashtë vendit.

    Një diplomë Masteri është zgjedhje e mirë kur ju:

  • Tashmë keni një diplomë Bachelor;
  • Jeni të vetëdijshëm se karriera e zgjedhur do të kërkojë një diplomë Masteri;
  • Keni nevojë për një diplomë pasuniversitare për t'u kualifikuar për një klasë më të lartë pagash;
  • Dëshironi bindshëm të jeni më konkurrues në tregun e punës.

Perspektivat e karrierës

    Shumica e studentëve ndjekin studimet pasuniversitare për të rritur perspektivat e tyre të karrierës. Prandaj, një nga pyetjet e para që duhet të pyesni veten kur merret parasysh një Master është: "A është një diplomë Master e nevojshme për karrierën time?”. Sigurohuni që universiteti që e keni zgjedhur ka pasur vazhdimisht të diplomuar të suksesshëm. Gjithashtu duhet të jeni të sigurt se ai institucion do t'ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë e botës reale që do t'ju nevojiten për të zotëruar profesionin tuaj.

Cilat profesione ofrojnë paga më të larta për studentët me diploma Masteri?

  • Menaxherët e arkitekturës dhe inxhinierisë;
  • Menaxherët e sistemeve kompjuterike dhe informative;
  • Arkitektët e rrjetit kompjuterik;
  • Menaxherët e marketingut;
  • Menaxherët e shkencave natyrore;
  • Menaxherët financiarë;
  • Zhvilluesit e programeve të sistemeve;
  • Menaxherët;
  • Menaxherët e burimeve njerëzore;
  • Menaxherët e trajnimit dhe zhvillimit.

Referencat:

https://www.geteducated.com/career-center/detail/what-is-a-masters-degree

https://www.prospects.ac.uk/postgraduate-study/masters-degrees/which-masters-degree-is-right-for-me

https://www.cnbc.com/2017/01/13/the-20-highest-paying-jobs-that-dont-require-a-masters-degree.html


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet