Llojet e personalitetit sipas Myers dhe Briggs

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. personality

    Llojet e personalitetit janë një sistem i kategorizimit të njerëzve, duke u bazuar në tendencat e tyre për të menduar dhe vepruar në një mënyrë të caktuar. Kategorizimi i personaliteteve shpjegon dallimet më të rëndësishme mes njerëzve dhe grupon personat me cilësi të njëjta.

    Një kategorizim i personalitetit është ai nga Isabel Briggs Myers dhe nënës së saj Katharine Briggs. Teoria e tyre, e bazuar në punën e psikologut Carl Jung, është zgjeruar edhe më tej për të krijuar një kornizë më të plotë të kategorizimit të personalitetit. Testi Myers dhe Briggs i personalitetit mat preferencat e personalitetit të kandidatit. Ky test përmban pyetje në lidhje me mënyrën e funksionimit si person (p.sh. Si preferoni të merrni vendime?). Myers dhe Briggs kanë propozuar katër dimensione kyçe që mund të përdoren për të kategorizuar njerëzit:

  • Introversioni VS Ekstroversioni
  • Ndjenjat VS Intuita
  • Mendimi VS Ndjenjat
  • Gjykimi VS Perceptimi

    Në përgjithësi “Perceptimi’’ përfshin të gjitha mënyrat prej të cilave ne vetëdijësohemi për gjërat, njerëzit, ngjarjet apo idetë. “Gjykimi” përfshin të gjitha mënyrat përmes të cilave ne nxjerrim përfundime rreth asaj që është perceptuar. Nëse njerëzit dallojnë sistematikisht në atë se çka kanë perceptuar dhe se si arrijnë në konkluzione, atëherë është e arsyeshme që ata të dallojnë përkatësisht në interesa, reagime, vlera, motive dhe aftësitë e tyre.

    Të gjithë njerëzit i përkasin njërës dikotomi të këtyre katër dimensioneve.

  • I/E: Introversioni apo Ekstroversioni

Ky dimension përshkruan se si një person e menaxhon energjinë e tyre.                        

    Introvertët mbushen me energji duke kaluar kohë vetëm apo me grupe të vogla të shoqërisë. Këta persona kanë tendencë të jenë më të rezervuar dhe më të zhytur në mendime.

    Ekstrovertët fitojnë energji në mjedise të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz, me të cilët ata kalojnë kohë.

  • S/I: Kuptimi përmes shqisave apo intuita

    Ky dimension përshkruan se si një individ e proceson informacionin.

    Ata që kuptojnë përmes shqisave fokusohen në informacionin që e marrin direkt nga pesë shqisat, pra informacionin që e shikojnë, dëgjojnë, prekin e kështu me radhë.

    Personat intuitiv fokusohen më shumë në mënyrat më abstrakte të të menduarit. Ata janë më shumë të interesuar në teori të ndryshme, modele dhe shpjegime. Zakonisht janë më shumë të preokupuar me të ardhmen se sa me të tashmen dhe përshkruhen si “kreativ”.

    Derisa personat që fokusohen në shqisa perceptojnë vetëm informacionin bazë, personat intuitiv i shtojnë kuptim atij dhe e interpretojnë sipas besimeve të veta.           

  • M/N: Mendimi apo ndjenjat

     Ky dimension përshkruan se si njerëzit marrin vendime.

    Mendimtarët kanë tendencë të marrin vendime duke u bazuar në logjikë dhe arsye. Në mënyrë figurative këta persona thuhet që vendosin me mendje.

    Personat që kanë ndjenja më të theksuara, kanë tendencë të marrin vendime me zemër, këta janë të interesuar në atë se si një vendim ndikon te njerëzit dhe nëse ky vendim përputhet me vlerat e tyre.

    Pra, personat mendimtarë bazohen më shumë në konsistencë dhe logjikë ndërsa individët që i kanë më të theksuara ndjenjat i marrin për bazë personat dhe rastet e veçanta.

  • GJ/P: Gjykimi apo perceptimi

     Ky dimension shpjegon se si njerëzit i qasen strukturave në jetën e tyre.

    Gjykuesit vlerësojnë strukturën dhe rendin. Këta persona parapëlqejnë gjërat e planifikuara dhe nuk pëlqejnë ndryshimet në moment të fundit.

    Perceptuesit vlerësojnë fleksibilitetin dhe spontanitetin. Këta persona pëlqejnë që të lënë planet e hapura në mënyrë që të mund të kenë mundësi të ndryshojnë mendje.

    Ekzistojnë versione të ndryshme të këtij testi online. Në çdo pyetje, pas përgjigjeve të dhëna, ju caktohet një kod me njërën shkronjë nga këto katër dimensione të përshkruara. Sipas atij kodi ju mund të gjeni një përshkrim të personalitetit tuaj.

    Versione të testit të personalitetit të Myers dhe Briggs mund t’i gjeni në këto linqe:

http://www.quistic.com/personality-type/test

 http://www.personalityperfect.com/test/free-personality-test/

    Përshkrime të personalitetit sipas këtyre kodeve i keni në këtë link: http://www.personalityperfect.com/16-personality-types/

Referencat:

http://www.humanmetrics.com/personality/type

https://www.myersbriggs.org/my-mbti-personality-type/mbti-basics/home.htm?bhcp=1

https://www.truity.com/view/types#type-info



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet