Si të jeni më të suksesshëm në punë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

15. success

    Rruga drejt suksesit profesional është e gjatë dhe shpesh mund të hasim në sprova. Kjo rrugë është  kombinim i punës së madhe, ndjekjes së pasioneve tuaja dhe takimit me njerëzit e duhur.

    Më poshtë janë listuar disa këshilla se si të arrini të jeni të suksesshëm në punën që bëni:

  • Kuptoni pritshmëritë e punëdhënësit tuaj

    Sigurohuni që ta kuptoni kulturën e kompanisë suaj. Sigurohuni që t’i dini vlerat e kompanisë në mënyrë që t'i demonstroni ato në mënyrë efektive.

  • Qëndroni pozitiv

    Pavarësisht si shkojnë gjërat mirë apo keq, gjithmonë mbani një pikëpamje të ekuilibruar, asnjëherë mos u ankoni te punonjësit apo shefi juaj, por mundohuni të gjeni një rrugë për përmirësime.

  • Bashkëpunoni me ekipin e punës

    Ata që lënë mënjanë synimet e tyre personale për qëllimet e përgjithshme të departamentit ose kompanisë vlerësohen nga menaxhmenti. Kjo do të ishte një pikë e fortë suksesi në punën që bëni.

  • Jeni të gatshëm të merrni detyra shtesë

    Gjithmonë parqituni vullnetar për përgjegjësi shtesë. Qoftë nëse bëhet fjalë për mbikëqyrjen e një projekti të ri të madh apo vetëm shikimin e dosjeve. Njerëzit që shkëlqejnë në vendin e tyre të punës shpesh bëjnë më shumë se sa që ju kërkohet.

  •  Mos bëni thashetheme

    Qëndroni të përqendruar dhe refuzoni të ndani informacione personale ose informacione rreth kompanisë me bashkëpunëtorët tuaj. Jeni veçanërisht i vetëdijshëm për këtë kur merrni pjesë në evente të organizuara nga kompania ose darkat apo ahengjet ku shërbehet alkooli.

  • Mos ekspozoni jetën tuaj personale

    Mbani thirrjet personale dhe postën elektronike në minimum. Kontrolloni ato gjatë kohës së drekës ose kur jeni larg punës.

  • Jeni të kujdesshëm

    Shumica e kompanive monitorojnë përdorimin e teknologjisë nga punonjësit, kështu që ju duhet të mos i kushtoni vëmendje email-ave personal dhe mesazheve me tekst. Gjithashtu, mbani në mend se qëndrimet në lidhje me vendin tuaj të punës ose shefin, në mediat sociale mund të lexohen nga çdokush.

  • Arrini në kohë

    Shumica e punëdhënësve janë të përgatitur të jenë fleksibil dhe secili mjedis ka rregullat e veta për kohën e duhur. Prandaj gjithmonë arrini me kohë, në mënyrë që të lini mbresa sa më të mira.

  • Respektoni afatet kohore

    Mbaje fjalën e dhënë. Gjithmonë plotësoni afatet; nëse e humbisni një afat, mund të shkaktojë pasoja në të gjithë kompaninë. Bisedoni me shefin tuaj përpara një afati kohor, nëse besoni se nuk do të jeni në gjendje të plotësoni një detyrë të caktuar aftain e paraparë.

    Së fundi, kur shkoni te shefi juaj me një problem, shkoni me të paktën një sugjerim në mendje për një zgjidhje. Edhe në qoftë se shefi juaj nuk merr sugjerimin tuaj, ju do të dukeni si një zgjidhës i problemeve, jo një ankues.

Referencat:

https://www.hays.com.au/career-advice/ten-tips-for-success-at-work-150473

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet