Si ta shpenzoni kohën në mënyrë produktive?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

11. producitivity

    A keni menduar ndonjëherë se sa gjëra dhe detyra të dobishme ju do të kishit bërë, nëse do ta përdornit kohën tuaj si duhet? Me siguri shumë shpesh ju keni qenë personi më produktiv, por në të njejtën kohë keni qenë edhe i/e pakënaqur. Kjo ndodh sepse jemi duke bërë një jetë të mbingarkuar, prandaj shpeshherë fitohet përshtypja që jemi bërë si ''ketrit që vrapojnë në kafaz''.

E të gjithë jemi të vetëdijshëm se edhe personi më i ngarkuar ka kohë të lirë gjatë ditës. Mund të jetë një pushim në punë ose ndonjë ndalesë gjatë rrugës për në shtëpi. Pyetja është se: A dijm ta organizojmë dhe shfrytëzojmë si duhet kohën e lirë?

    Koha e lirë dhe e organizuar mirë ka funksion dhe dobi të trefishtë:

  • Është bazë e lirisë dhe emancipimit të njeriut nga kufizimet që ia imponon puna;
  • Kontribuon në zhvillimin e plotë dhe në aktualizimin e vazhdueshëm të njeriut dhe
  • Ofron mundësi për zhvillimin e aftësive kreative dhe prodhuese të njeriut.

    Hapi i parë për të menaxhuar mirë kohën, është që çdo natë të përpiloni një listë me gjërat që keni për t’i përfunduar gjatë ditës së ardhshme. Pas një kohe të shkurtër, do të shihni se detyrat do t’i kryeni shumë më lehtë, e gjithashtu do të keni mjaftueshëm kohë të lirë. Prandaj, këto janë disa nga këshillat si ta menaxhoni kohën tuaj të lirë sa më mirë.

  • Lexoni një libër të mirë

    Leximi ka qenë gjithmonë mënyra më e zgjuar për të kaluar kohën e lirë. Mendja e njeriut është si një teatër me plot mendime dhe imazhe. Me ndihmën e një libri ju mund të zhyteni në një botë tjetër, e cila është e përshkruar në një histori ose roman. Ju mund të ndjeni atmosferën e epokave të ndryshme, ndjenjën dhe emocionet e personazheve.

  • Bëni ushtrime fizike

    Bëni ushtrime të lehta fizike sa herë që keni disa minuta të lira dhe ambient të përshtatshëm. Do të jetë një dhuratë e bukur për trupin tuaj. Nuk është nevoja që të bëni vrap çdo ditë, apo të mos mungoni asnjëherë në palestër, por 5 minuta ushtrime në ditë do t'ju bëjnë të ndjeheni më mirë.

  • Dëgjoni muzikë

    Muzika është një nga mënyrat më të mira për të kaluar kohën e lirë dhe për të ndjerë emocione të këndshme. Muzika mund të frymëzojë dhe të motivojë njerëzit që të mendojnë pozitivisht dhe të jenë më produktiv.

  •  Meditoni

    Nuk është e nevojshme të krijoni një atmosferë të rehatshme dhe të qetë për një meditim të përditshëm. Edhe meditimet e vogla gjatë ditës mund të jenë me vlerë të madhe. Ju mund të meditoni kudo dhe në çdo kohë, sepse ajo çka ju duhet është koka juaj. Normalisht ka edhe disa raste ku ju nuk mund të meditoni si për shembull, gjatë vozitjes pasi mendja juaj duhet të jetë e koncentruar maksimalisht, por nëse ju jeni thjesht një pasagjer/e atëherë ju keni një mundësi të mirë për t'u larguar nga realiteti përmes meditimit.

  • Bëni punë vullnetare

    Bëni punë vullnetare që të ndihmoni ta bëni botën një vend më të mirë. Ndihmoni fëmijët me detyra të thjeshta matematikore, vizitoni shtëpinë e pleqve, apo kaloni kohë edhe në shkollën e të verbërve. Ka miliona mënyra ku edhe kontributet më të vogla thonë shumë për dikë.

  • Ose mos bëni asgjë

    Kjo tingëllon pak çuditshëm dhe është motoja e shumë njerëzve dembel. Por, çdo person është i lirë të vendos se çfarë të bëj në kohën e tij të lirë. Ju duhet të kuptoni se ngarkesa e tepruar "vjedh" lumturinë dhe shëndetin. Trupi i njeriut ka nevojë për pushim në mënyrë që të rigjeneroj energjitë e humbura nga aktivitetet fizike dhe mendore.


Referencat:

https://pedagogjia.wordpress.com/tema-te-lira/koha-e-lire-dhe-organizimi-i-saj/

https://womanitely.com/smart-ways-spend-free-time/

https://www.inc.com/jayson-demers/7-ways-successful-people-spend-their-free-time.html


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet