Çka është programi TLP-SP?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

8. scholarship

    Programi  ''Transformational Leadership Program - Scholarships and Partnerships'' ose TLP-SP është një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet USAID-it dhe World Learning që filloi më 26 shkurt 2014.

    Qëllimi kryesor i programit është zhvillimi i një kuadri udhëheqësish për të nxitur ndryshime të rëndësishme në fushat ekonomike, politike dhe sociale të Kosovës. Përveç kësaj, programi synon të zhvillojë kapacitetin e kosovarëve për të sjellë ndryshime transformuese përmes mundësive për arsimim të avancuar, zhvillim të lidershipit dhe asistencë teknike.

    Për të arritur këto qëllime të rëndësishme, TLP-SP fokusohet në aktivitetet e mëposhtme:

  • Krijimi i një Komiteti Këshillimor që do të mbikëqyrë programin, duke përfshirë krijimin dhe menaxhimin e një Sekretariati për atë Komitet;
  • Vendosja dhe monitorimi i pjesëmarrësve të bursave në programet Master të SHBA-së dhe pjesëmarrësve në programet e certifikimit profesional;
  • Krijimi i partneriteteve dhe shkëmbimeve universitare që do të mbështesin bashkëpunimin ndërmjet universiteteve amerikane dhe Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Partneritetet

    Programi punon ngushtë me Universitetin e Prishtinës për të rritur kapacitetet e lidershipit dhe për të përmirësuar shërbimet e studentëve.

    Programi krijoi partneritet me katër universitete në Shtetet e Bashkuara për të punuar së bashku me Universitetin e Prishtinës në përmirësimin e mësimdhënies dhe rishikimin e kurrikulave të klasave përmes një sërë seminaresh, punëtorish dhe programe të shkëmbimit akademik.

    Deri më sot, TLP-SP së bashku me partnerët e saj universitar kanë ndihmuar Universitetin e Prishtinës për krijimin e ''Qendrës për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara'', ''Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie'' dhe ''Qendrës për Energji të Ripërtërishme''; si dhe i ka ofruar mbështetje ''Qendrës së Zhvillimit të Karrierës, ''Zyrës për Marrëdhënie me Publikun'' dhe ekipit të menaxhimit të universitetit.

Bursat

    Në tre vjet, programi i ka dhënë 102 bursa për certifikim profesional dhe 185 bursa për diploma Master për të promovuar kosovarët në programe afatshkurta dhe intensive në Shtetet e Bashkuara. Bursat janë dhënë në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, inxhinierisë, bujqësisë, menaxhmentit, financave, ekonomisë, sistemeve të informacionit, arsimit, studimeve gjinore dhe studimeve ndërdisiplinore.

    Ky program përfundon në muajin Shkurt të vitit 2019.

Referencat:

http://www.usaid-tlp-sp.org/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet