Si të jeni të motivuar në punë?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Enhance motivation elearning

    Motivimi personal është një çelës që na ndihmon në pothuajse çdo aspekt të jetës sonë. Nëse nuk jemi të motivuar, probabiliteti është më i madh që ne do ta harxhojmë kohën tonë dhe njëkohësisht do ta nënvlerësojmë jetën tonë profesionale. Edhe njerëzit të cilët janë më të motivuar mund ta humbin shpesh vetëbesimin e tyre.

    Më poshtë i keni të listuara disa këshilla se si të qëndrojmë sa më të motivuar në punë:

Qëndroni pozitiv

  • Kujtojani vetes qëllimet që i keni

    Përpara se të shpenzoni kohë për një qëllim të caktuar, vendosni vetes plane afatshkurta dhe afatgjata. Nëse filloni të humbni drejtimin e qëllimeve dhe planeve tuaja ju do të filloni të humbisni edhe motivimin. Gjithmonë analizoni qëllimet dhe planet që keni vendosur dhe shihni se sa larg apo afër qëllimit tuaj jeni. Kjo gjë ju ndihmon të qëndroni për një kohë sa më të gjatë të motivuar deri sa të arrini qëllimin.

  • Mbani një listë javore të qëllimeve tuaja

    Çdo njeri ka nevojë të dij se a është duke i arritur qëllimet e veta, në mënyrë që të qëndroj emocionalisht më i motivuar. Nëse ju e shihni që jeni duke ecur në rrugën e duhur, kjo do t’ju jap kurajë dhe do të ju motivoj për punë të mëtutjeshme, apo në rastin e kundërt do të ju shtyej që të punoni më shumë. 

  • Shpërbleni veten tuaj sa herë që të arrini qëllimet tuaja javore

    Një darkë në fundjavë, një film në kinema apo edhe një vizitë jashtë qytetit me shoqëri, mund të jetë një shpërblim i përkryer për punën tuaj. Pra, shpërbleni veten me diçka që juve ju bën të lumtur pas një jave të lodhshme, por të suksesshme.

  • Jepni vetes tuaj kohë të çlodheni

    Shpesh herë edhe njerëzit me vullnetin dhe motivimin e tyre më të fortë mposhten. Nëse edhe ju ndonjëherë ndiheni të lodhur dhe pa vullnet, atëherë gjëja më e duhur në ato momente do të ishte një pushim i mirë.

  • Mos u sillni ashpër me veten

    Çdo njeri dështon. Nëse nuk arrini të përmbushni planin tuaj javor, konsideroni këtë si mësim për t’ia dal herës tjetër. Mundohuni t’i realizoni qëllimet tuaja përpara afatit që keni vënë, në mënyrë që të mund të merreni me punë të tjera që i keni lënë pas dore. Konsideroni dështimin si një fenomen që ndodh dhe vazhdoni të punoni për qëllimet tuaja.

  • Shikoni apo lexoni histori motivuese.

    Të gjithë kemi nevojë për disa fjalë të bukura, prandaj shikoni video inspiruese në Youtube të cilat mund t’u japin një motivim edhe më të madh për të vazhduar përpara, ose edhe lexoni ndonjë libër të ndonjë personaliteti të famshëm për t'u frymëzuar.

 Të mposhtim joproduktivitetin

  • Eliminoni gjërat të cilat ju tërheqin vëmendjen

    Shmanguni çdo gjëje që ju bënë të jeni joproduktiv. Nëse ju harxhoni shumë kohë në internet, instaloni ''extensions''! Këto do të bllokojnë faqe të ndryshme apo mund të përdoren për të bllokuar komplet shfletuesin (browser-in) nëse e kaloni kohën e lejuar.

  • Merruni me aktivitete fizike

    Bëni një vrap në natyrë, apo edhe ndonjë hedhje litari. Edhe aktivitetet më të vogla fizike do të kontribuojnë shumë në ngritjen e humorit tuaj dhe do të ju bëjnë të ndiheni më aktiv dhe dinamik. Studimet kanë treguar se të ushtruarit ndihmon në mposhtjen e depresionit dhe në rritjen e kondicionit fizik.Të dyja  këto ndikojnë shumë në motivimin tonë.

  • Ndani qëllimet tuaja në pjesë që mund t'i menaxhoni

    Nëse ju vërtetë vuani shumë nga mungesa e motivimit, atëherë mënyra më e mirë është që qëllimet dhe detyrat që i keni vendosur vetes, t'i ndani në pjesë. Kjo do të ju jep edhe një ngritje morali. Meqenëse ne marrim një ndjesi të kënaqësisë kur kryejmë një detyrë, plotësimi i disa detyrave të vogla me siguri që na bën të ndihemi më të motivuar.

  • Surprizoni vetën tuaj

    Thyeni monotoninë me kryerjen e ndonjë pune të vogël jashtë orarit të vendosur nga ju. Jo vetëm që ju ndihmonë të thyeni monotoninë, por edhe që të gjeni forcë për motivim. Ndryshoni aktivitetin tuaj në fundjavë. Edhe pushimi ka rëndësinë e vet. Mundohuni që të kryeni aktivitete më të ndryshme gjatë fundjavës si: një piknik, një lojë me shokë/shoqe, shikoni një shfaqje apo ndeshje futbolli, etj,.

    Të gjitha këto ju ndihmojnë të relaksoheni dhe ndikojnë pozitivisht në rritjen e motivimit.

Referencat:

https://www.wikihow.com/Stay-Motivated


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet