Si t’i menaxhoni situatat stresuese në punë?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

15. manage stress

    Stresi i lidhur me punën është një problem në rritje në mbarë botën, që prek jo vetëm shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve, por edhe produktivitetin e kompanive. Stresi i punës lind kur kërkesat e punës të llojeve dhe kombinimeve të ndryshme,  tejkalojnë kapacitetin dhe aftësinë e personit për t'u përballuar. Por, kur flasim për kapacitet dhe aftësi, duhet pasur parasysh që njerëzit janë të ndryshëm, diçka që një person mund ta perceptoj si stresuese, dikush tjetër mund ta perceptoj si sfiduese.

Cilat janë shkaqet e stresit në vendin e punës?

    Është e rëndësishme të njihni shkaqet e zakonshme të stresit në punë, në mënyrë që të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të zvogëluar këto nivele aty ku është e mundur. Stresi në vendin e punës mund të shkaktohet nga një numër faktorësh si:

  • Kultura e organizimit të punës si p.sh. orari i gjatë, ngarkesa e rëndë;
  • Praktikat e menaxhimit të keq si p.sh. mbikëqyrja e tepërt, mjedisi i papërshtatshëm i punës, mungesa e burimeve të duhura;
  • Përmbajtja dhe kërkesat e punës si p.sh. afate të shkurtra, ndryshimet në detyra;
  • Mjedisi fizik i punës si p.sh. pasiguria në punë, mungesa e pajisjeve, marrëdhënie të dobëta me kolegë apo shefin;
  • Mungesa e mbështetjes si p.sh. pak mundësi promovuese;
  • Konflikti i rolit si p.sh. aftësi të pamjaftueshme për këtë punë, etj,.

Pasojat e stresit në vendin e punës:

  • Menaxhimi i dobët i kohës;
  • Marrëdhëniet e tensionuara;
  • Mungesa e fokusit;
  • Efekti mbi shëndetin.

Si t'i përballojmë këto situata stresuese në vendin e punës?

  • Kërkoni mbështetje nga kolegët, miqtë dhe familjarët tuaj;
  • Merruni me aktivitete fizike dhe kujdesuni për ushqimin që e hani;
  • Bëni një orar të rregullt gjumi;
  • Krijoni dhe organizoni një orar ku do t’i jepni prioritet punëve më të rëndësishme;
  • Mos e mbingarkoni veten;
  • Planifikoni pushime të rregullta;
  • Bisedoni me punëdhënësin tuaj rreth faktorëve stresues të vendit të punës, etj,.

Dobitë e menaxhimit të stresit në vendin e punës:

  • Ju ndihmon të jeni më produktiv;
  • Ju ndihmon të jeni më i fokusuar;
  • Ju ndihmon të ndiheni më të relaksuar;
  • Ju ndihmon të parandaloni sëmundje e ndryshme shëndetësore të shkaktuara nga stresi;
  • Ju ndihmon të jeni më energjik, etj,.

Referencat:

https://www.betterhealth.vic.gov.au/health/healthyliving/work-related-stress

https://www.helpguide.org/articles/stress/stress-in-the-workplace.htm#what

http://smallbusiness.chron.com/stress-affects-work-performance-18040.html

https://www.heartmath.org/resources/solutions-for-stress/reducing-stress/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet