Zgjedhja e rrugës së karrierës

Ekipi i Busullës

153 artikuj

3. wrong career

Procesi i zgjedhjes së profesionit të ardhshëm është një hap shumë i rëndësishëm. Ky proces kërkon grumbullimin e informacionit. Shpesh zgjedhja e gabuar e karrierës për shkak të mungesës së udhëzimeve ose zgjedhjes së dobët dërgon drejt zhgënjimit dhe stresit. Shumë herë njerëzit përcaktohen për ofertën e parë që u është bërë atyre pas diplomimit ose shkollimit, pa kuptuar efektet e padurimit të tyre. Vetëm pas disa ditësh pune, ata e kuptojnë se mund të kishin një punë më të mirë, ose e kuptojnë që kanë marr një vendim të gabuar. Zgjedhja e një profesioni bëhet edhe më e vështirë kur mendimet e miqve dhe të prindërve të fusin në një situatë konfuze dhe marrja e një vendimi bëhet pothuajse e pamundur.

Ka shumë metoda të ndryshme që mund të përdorni kur vjen puna për të zgjedhur dhe planifikuar karrierën tuaj në mënyrë efektive. Ndiqni këto tre hapa të thjeshtë: reflektimi, eksplorimi dhe planifikimi.

Hapi 1 - Reflektimi

 Para se të filloni të planifikoni lëvizjen tuaj të ardhshme dhe të filloni të zgjedhni një rrugë karriere, duhet të zbuloni më shumë për interesat, preferencat, vlerat dhe aftësitë tuaja, atë çka ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen. Mund të filloni duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

  • Cilat janë interesat e mija?
  • Çfarë më pëlqen të bëj në kohën e lirë pas shkolle?
  • Cilat janë aftësitë e mija?
  • Në cilat gjëra jam më i/e mirë?

Po ashtu, ju mund t’i nënshtroheni testeve të karrierës IVAP dhe Basic Check në Busulla.COM. Këto teste ndihmojnë në njohjen e vetvetes dhe identifikimin e profesioneve më të përshtatshme të ndërlidhura me përgjigjet e juaja.

Hapi 2 - Eksplorimi i profesioneve

Bota e punës po ndryshon gjatë gjithë kohës. Për të planifikuar karrierën tuaj, do të duhet të gjeni më shumë informacione rreth llojit të vendeve të punës që ekzistojnë dhe cilat mund të jenë më të kërkuarat në të ardhmen. Për të marrë një frymëzim, mund të hidhni një vështrim në Busulla.COM ku mund të gjeni listën e profesioneve me përshkrime të shkurta për shkollimin e nevojshëm, aktivitetet e profesionit, shkathtësitë që nevojiten, aktualitetin, pagën etj.

Hapi 3 - Planifikimi i rrugës së karrierës

 Pasi të keni bërë një listë me profilet e profesioneve në të cilat e gjeni veten, përgjigjuni në këto pyetje:

  • A mund ta filloj këtë profesion menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme?
  • A mund të bëj një punë praktike?
  • A duhet të marr disa kualifikime për këtë lloj pune?
  • A kam nevojë ta zhvilloj besimin dhe aftësitë e mia?

Bëni një plan rezervë!

Edhe nëse e keni të qartë rrugën e karrierës që do të ndiqni, gjithmonë mbani një plan rezervë pasi që jo gjithnjë gjërat shkojnë ashtu siç kemi planifikuar.

Referencat:

 https://www.careersadviceforparents.org/p/choosing-career-paths.html


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet