Si të sfidoni zonën tuaj të rehatisë?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Cz

"Një anije në port është e sigurt - por kjo nuk është qëllimi për të cilën janë ndërtuar anijet."- ka thënë John A. Shedd.

    Në fakt, ndonëse ndihet si diçka e vërtetë, “zona e rehatisë” është një konstrukt artificial, një koncept mendor që nuk ka manifestim fizik në botën reale: është një kufi që kemi krijuar e që ekziston vetëm në mendjet tona.

    ''Zona e rehatisë'' na jap një ndjenjë sigurie, stabiliteti dhe besimi, si dhe ndjenjën e kontrollit. Stresi dhe ankthi janë minimale, pasi ne tashmë kemi zotëruar problemet që ekzistojnë në këtë botë, e dimë se çfarë do të vijë më pas dhe kemi krijuar zakonet dhe rregullat për gjithçka. Ka shumë arsye pse ne preferojmë të qëndrojmë brenda kësaj zone të rehatshme të imagjinuar. Mund të kemi frikë nga dështimi, të bëjmë gabime, ne mund të shqetësohemi për atë që njerëzit e tjerë mund të mendojnë ose të thonë, nuk kemi vetëbesim të mjaftueshëm, ose ndoshta ndihemi se nuk meritojmë asgjë më shumë se çka aktualisht kemi, apo mund të jemi thjesht dembel.

    E zhvillimi dhe avancimi kërkon që të themi PO dhe të ndërmarrim çdo hap, pavarësisht nga frika që mund të kemi. Prandaj, duke thënë po, ju hyni në një zonë të eksplorimit dhe eksperimentimit ku i shtyni kufijtë tuaj, si dhe merrni përsipër rreziqet dhe përkundër asaj që ndiheni në siklet, ju deklaroni se qëllimi juaj është më i rëndësishëm se frika dhe pengesat që qëndrojnë në rrugën tuaj. Është arritja e atyre synimeve, që në fund ju lejon të ndërtoni një jetë të plotë dhe të bëheni gjithçka që dëshironi të bëheni. Në fakt, kjo është ajo që shumica e njerëzve të suksesshëm bëjnë, dalin nga zona e tyre e rehatisë.

Përfitimet nga dalja e zonës së rehatisë:

  • Jeni më produktiv;
  • Krijoni eksperienca të reja;
  • Krijoni vetëbesim;
  • Bëheni më të guximshëm;
  • Jeni më kreativ.

    Duke parë përfitimet e shumta, ju inkurajojmë dhe ju të bëni të njëjtën gjë, prandaj ndiqni këto hapa:

  • Lëvizni drejt frikës tuaj, ballafaqohuni me të (në vend që të largoheni prej saj)

     Frika juaj i dikton gjërat që shtrihen jashtë zonës suaj të rehatisë. Kjo do të thotë nëse ka diçka prej së cilës ju frikësoheni shumë, mos u largoni por gjeni guximin dhe bëjeni gjithsesi, sepse duke ju nënshtruar emocionit të frikës, ju e zgjeroni akoma më shumë zonën tuaj të rehatisë.

  • Bëni veprime të ndryshme nga ato që zakonisht bëni

    Çdo gjë që bëni, e që është një devijim nga rutina juaj e zakonshme, është një hap plus jashtë zonës suaj të rehatisë.

  • Bini në dashuri me jo rehatinë

    Gjithë thelbi i largimit nga zona e rehatisë, është të mësoheni të jetë në rregull me të qenit në zona të parehatshme. Më mirë akoma, mëso të duash që të jesh në siklet.

  • Vazhdimisht provoni gjëra të reja

    Bëni një plan për të provuar diçka të re çdo javë.

Referencat:

https://www.quora.com/Whats-a-comfort-zone

http://rescu.com.au/8-benefits-to-stepping-out-of-your-comfort-zone/

https://personalexcellence.co/blog/comfort-zone/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet