Si të jeni më të organizuar në shkollë?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

13. organization

    Jeta si student është mjaft e ngarkuar. Nëse ju nuk e organizoni kohën tuaj do të ndjeheni sikur nuk jeni në krye të gjërave dhe kjo do të rezultojë në rritjen e stresit. Ju mund të përfundoni duke punuar vonë dhe duke fjetur më pak, në përpjekje për të arritur sa më shumë, por ky nuk është një zakon i mirë. Organizimi i mirë dhe ndarja e punëve krijon kohë për çdo gjë dhe fatmirësisht rezulton në uljen e stresit.

Duke ndjekur këto sugjerime ju do të jeni më i organizuar, efektiv dhe produktiv.

  • Zhvilloni një rutinë

    Konsistenca është çelësi i suksesit të studentëve. Pra, shkruani orarin tuaj të përgjithshëm javor dhe krijoni një rutinë. Përfshini gjëra të tilla si: kur do të bëni detyrat e shtëpisë, kur do të rishikoni gjërat që keni mësuar, kur do të ushtroni dhe kështu me radhë. Nuk është e mundur të ndjekësh një rutinë të caktuar 100% të kohës, por së paku të krijosh kornizën për të ju mbajtur të fokusuar dhe në rrugën e duhur.

  • Vendosni rregulla për veten tuaj

    Vendosni disa rregulla shumë specifike për veten tuaj. Këto mund të jenë gjëra të tilla si: "përfundimi i të gjitha projekteve dhe detyrave të paktën dy ditë përpara se ato të jenë të nevojshme" ose "të filloj mësimet për teste të paktën një javë më parë". Rishikoni rregullat tuaja një herë në muaj dhe rregulloni ato nëse është e nevojshme.

  • Shkruani gjithçka në letër

    Askush nuk ka një kujtesë perfekte dhe përpjekja për të kujtuar gjithçka është stresuese. Pra, bëni një zakon të shkruani të gjitha ngjarjet tuaja, takimet, idetë dhe gjërat që duhet të bëni. Përdorni një fletore ose projektues. Kur shkruani gjithçka, do të jeni më pak të shqetësuar, sepse nuk do të mbështeteni në trurin tuaj si një pajisje ruajtëse.

  • Mësoni të thoni jo!

    Nëse dëshironi të jeni student i organizuar dhe efektiv, nuk mund të thoni ''po'' për çdo gjë - gjithmonë do të keni zgjedhje që ju duhet të bëni. Kështu që vendosni për kufijtë që dëshironi t'i keni për veten tuaj. Vendosni sa herë do të dilni me miqtë tuaj çdo javë, sa ditë në javë do t'i kushtoni aktiviteteve jashtëshkollore dhe cilat janë prioritetet tuaja. Mos u ndjeni fajtorë kur thoni jo! Mos harroni, nuk ka të bëj me të qenit student i zënë; por me të qenit një student efektiv.

  • Nëse një detyrë merr dy minuta ose më pak për ta bërë, bëje menjëherë

    "Rregulli dy minutësh" u popullarizua nga eksperti i produktivitetit David Allen. Kur e ndiqni këtë rregull, detyrat e vogla nuk grumbullohen dhe nuk bëhen dërrmuese. 

  • Para se të filloni punën eliminoni të gjitha shqetësimet

    Ndaluni për një moment dhe mendoni për shpërqendrimet me të cilat përballeni kur jeni duke studiuar. Vendosni telefonin në një dhomë tjetër, hiqni qasjen në Internet në kompjuterin tuaj dhe vendosni librat dhe revistat në anën tjetër të dhomës.

  • Zgjohuni pak më herët çdo mëngjes kështu që ju nuk duhet të nxitoni

    Për shumicën e studentëve, zgjimi 5 deri 10 minuta më parë është i mjaftueshëm për të shmangur stresin e panevojshëm të nxitimit në mëngjes. Kur nxitoni, shpesh harroni gjëra, që do të thotë se dita juaj nuk fillon mirë. Pra, shkoni në shtrat herët, bëni të paktën tetë orë gjumë çdo natë dhe vendosni alarmin tuaj kështu që ju të zgjoheni pak më herët.

  • Pastroni tryezën tuaj në fund të çdo dite

    Kjo merr vetëm një minutë kohë dhe parandalon formimin e rrëmujës, e në anën tjetër do ta keni më të lehtë të gjeni atë që keni nevojë kur të uleni për të studiuar. Përveç kësaj, kur ju keni një tavolinë të rregullt ju do të ndiheni më të motivuar për të studiuar.

    Mos harroni se askush nuk është i përsosur. Udhëtimi juaj si student ka të bëjë gjithmonë me ecjen përpara e jo përsosmërinë.

Referencat:

https://www.daniel-wong.com/2017/04/10/students-get-organised-for-school/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet