Si t'i jepni vetës tuaj një “Pep Talk” në pesë hapa të thjeshtë

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. pep talk

     Ndjeheni të mërzitur, në ankth, në mëdyshje apo të demotivuar? Jeni duke u përpjekur të përgatiteni për atë gjysmë maratone, intervistë pune apo për ndonjë objektiv më të largët? Keni nevojë për ndonjë bisedë. Është ide mjaft e mirë të kërkoni këshilla nga miqtë që ju i besoni, por ndonjëherë ju nevojitet më shumë siguri brenda vetës suaj. Prandaj, ndonjëherë ju duhet t’i jepni vetës tuaj një “Pep Talk”.

    Ja si mund ta bëni këtë:

  • Përgëzojeni vetën tuaj

    Fillimisht përgëzoni vetën tuaj. Ne zakonisht nuk e vlerësojmë vetën tonë dhe punën të cilën e bëjmë, kështu që është mirë që ta vlerësojmë vetën tonë gjatë tërë kohës. Vlerësimi i vetes mund të ju bëj mirë në aspektin e rritjes së vetëbesimit.

  • Praktikoni të folurin pozitiv me vetën tuaj

    Vetë-biseda pozitive është një mënyrë e shkëlqyer për të larguar stresin, për të rritur vetëvlerësimin tuaj dhe për ta forcuar gradualisht mendjen tuaj. Kjo bisedë do të trajnojë trurin tuaj për të menduar pozitivisht, dhe do të jetë burimi i qëndrimit tuaj të ardhshëm. Nuk jeni i sigurt se ku të filloni? Provoni këto:

  • Unë jam i/e mrekullueshëm/me sepse……………
  • Unë jam krenar/e me vetveten sepse…………….
  • Një nga pikat e mia të forta është ………….
  • Unë jam mirënjohës/e për ……………….
  • Unë mund të ja dal sepse……………..
  • Unë mund ta bëj atë sepse…………..
  • Unë ju besoj aftësive të mia në………..


  • Shkruani listat

    Në mënyrë të veçantë, shkruani një listë me:

  • qëllimet tuaja afatshkurtra dhe afatgjata;
  • talentet, pasionet, interesat ose pikat e forta;
  • hapat që synoni të bëni për të arritur një qëllim të caktuar;
  • arsyet pse jeni të mahnitshëm.

    Pikat e mësipërme do t'ju ndihmojnë që jo vetëm të rifitoni fokusin dhe të përcaktoni rrugën tuaj për qëllimin që e keni, por gjithashtu të mbani një mentalitet pozitiv gjatë gjithë procesit.

  • Trajtojeni vetën

    Ndonjëherë, mund të jesh shumë i/e rigoroz/e me veten, kështu që bëj një ndryshim dhe bëj të kundërtën. Keni nevojë për motivim për të përfunduar këtë kapitull të tmerrshëm të mësimit? Premtoni vetes një kohë të lirë televizive më pas, ose trajtoni vetën me një shpërblim pas çdo faqeje.

    Pa marrë parasysh se cili është qëllimi që mund të keni për t’i dhënë vetës tuaj një ''pep talk'', gjithmonë mund të punoni në të, në mënyrë që të mos e leni vetën tuaj që të humbas besimin në aftësitë të cilat ju i posedoni.

  • Inspirohuni me shembuj të ndryshëm në internet

    Fatëmirsisht, teknologjia na ka mundësuar që ta kemi botën në ''pëllëmb të dorës'', kështu që shfrytëzojeni atë! Ka shumë informacione rreth shembujve të ndryshëm të motivimit në internet. Hyperlinks në vijim do t'ju çojnë në disa faqe dhe video, të cilat do të përmirësojnë përvojën tuaj të bisedave “Pep-Talk”, varësisht nga situata.

Kliko më poshtë:

    Shikoni. Ndoshta gjërat nuk po shkojnë shumë mirë tani, ose ndoshta gjithçka është relativisht mirë, por ju ndiheni të pa inspiruar ose doni te bëni gjëra të mëdha për vetën, por nuk dini se nga t'ia filloni. Cila do qoftë situata, ju duhet të ngriheni mbi të. Thjesht duke lexuar këtë artikull, ju e keni marrë tashmë hapin e parë.

Ju MUND t'ia arrini atij qëllimi-thuajeni më zë të lartë-dhe ju do ja DILNI.

Referencat:

https://www.lifehack.org/articles/communication/how-give-yourself-pep-talk-5-simple-steps.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet