Si t'i menaxhoni studimet dhe punën?

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

13. manage work school

    Të punosh gjatë kohës që je në shkollë/kolegj është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar disa para që mund t'i përdorësh për të mbuluar pagesat e shkollimit apo shpenzimet e tjera që ju i keni. Të balancosh punën dhe studimet nuk është e lehtë pasi që kjo kërkon shumë disiplinë dhe planifikim apo organizim të kohës suaj. Prandaj, ndiqni këto këshilla për të arritur qëllimet arsimore dhe profesionale që i keni:

  • Keni objektiva të qarta

    Krijoni qëllime realiste të karrierës, plane dhe pritshmëri për atë që do të arrini pas diplomimit. "Mos shkoni vetëm në kolegj për të marrë më shumë certifikata për të varur në mur", thotë Dow. Kur keni objektiva të qarta e keni më të lehtë të menaxhoni jetën tuaj duke krijuar një balancë mes punës dhe shkollës pasi që ju po luftoni për një qëllimi të caktuar.

  • Gjeni një punë fleksibile

    Përpiquni të gjeni një punë që është fleksibile me orarin tuaj të shkollës. Një punëdhënës i kuptueshëm mund të të ndihmojë të bëhesh i suksesshëm në punë dhe në shkollë .

  • Bëni të vetëdijshëm menaxherin tuaj

    Menaxheri juaj duhet të di që ju jeni në studime. Nëse ju i tregoni menaxherit nga fillimi për situatën tuaj të tanishme mund të ndodh që pas diplomimit të ju ofrohet një pozitë e përhershme në kompani.

  • Qëndroni të fokusuar në vijën e mbarimit

    Kujtoni vetes se pse jeni duke e bërë këtë punë. Merrni kohë që t’i kujtoni vetes qëllimet tuaja, sepse kjo do të ju ndihmojë të qëndroni aktiv, të motivoheni për të planifikuar kohën tuaj sa më mirë dhe të arrini të balanconi punën dhe studimet.

  • Mbani nivelin e stresit nën kontroll

    Stresi është i pashmangshëm kur jeni duke u ballafaquar me punën dhe shkollën. Të mësuarit për të menaxhuar këto nivele në rritje të stresit është vendimtare. Disa mënyra të provuara për të menaxhuar nivelin e stresit përfshijnë: një dietë të shëndetshme, aktivitet fizik, gjumë të mjaftueshëm, kontakte me miqtë dhe familjen etj.  

  • Menaxhoni kohën

    Asnjëherë mos i ngatërroni përgjegjësitë e punës dhe ato të shkollës. Caktoni vetes një orar për kryerjen e detyrave për secilën. Kur duhet të zgjedhni mes të dyjave, gjithmonë vendosni shkollën në prioritet!

  • Shijoni mësimin

    Nëse jeni vërtet të pasionuar për shkollimin dhe karrierën që po përgatitni, atëherë mos i merrni detyrat dhe përgjegjësitë e shkollës dhe punës si të detyrueshme, por mendoni ato si pasurim i mendjes suaj dhe avancim në karrierën tuaj.

  • Merrni frymë

    Planifikoni kohën që të bëni diçka për t’i rimbushur bateritë tuaja. Ajo kohë është e rëndësishme për ju, familjen dhe miqtë tuaj. Prandaj, kujtoni vetes se ndonjëherë keni nevojë të relaksoheni dhe t’i kushtoni kohë jetës tuaj sociale.

    Tani e dini se puna me orar të plotë dhe shkuarja në kolegj është e menaxhueshme edhe pse nuk është e lehtë. Por, gjithmonë keni parasysh që nëse arrini të menaxhoni kohën tuaj do të keni shumë sukses në arritjen e qëllimeve tuaja.

Referencat:

https://www.rasmussen.edu/student-life/blogs/college-life/working-full-time-and-going-to-college/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet