Arsyet pse duhet të mësoni kodimin

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

9.code

   A e keni ditur se gjashtë nga njëzet personat më të pasur në botë, kanë ndjekur karrierën në teknologji informative e katër nga ta, janë në mesin e 10 miliarderëve të botës. Pra, industria e teknologjisë informative çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po ofron mundësi të reja për punësim. Shtrohet pyetja: Nga t'ia filloni? Filloni nga kodimi. E ka shumë njerëz që nuk janë të sigurt se çfarë është kodimi. Kodimi është gjuhë kompjuterike që përdoret për të krijuar aplikacione, uebsajte dhe softuerë. Është një shkathtësi që ju ndihmon të përshtateni në punë të ndryshme dhe ta pasuroni CV-në tuaj. Prandaj, më poshtë i keni të listuara disa nga arsyet pse duhet të mësoni kodimin.

  • Avancimi i karrierës

    Me anë të kodimit ju do i rritni mundësitë e punësimit. Gati çdo kompani është në kërkim të koduesve dhe jo të gjithë personat në kërkim për punë kanë shkathtësi kodimi. Në bazë të një analize, në vitet e ardhshme do të ketë nevojë të madhe për kodues të ndryshëm, prandaj ky është një sinjal që duhet shfrytëzuar.

  • Përfitime më të larta

    Për arsye se kompanitë janë në kërkim të koduesve dhe kërkesa është mjaft e lartë, përfitimet që ju mund t’i keni janë të larta. Gjitahshtu, përgjatë kohës që ju do të kodoni, shkathtësitë tuaja do të avancohen prandaj, me kalimin e kohës edhe ofertat e punës do të jenë në rritje sikurse edhe të përfitimet financiare.

  • Pasurimi i CV-së

    Viteve të fundit kodimi është shndërruar në shkathtësi të obligueshme për një CV në fushën e teknologjisë. Kërkesa për fuqi punëtore është duke u përqendruar në personat me shkathtësi koduese dhe njohuri të gjuhëve si Java, Rugby dhe Python. Prandaj, duke pasur njohuri bazike për kodim, ju do të jeni konkurrues në tregun e punës.

  • Avancimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemeve

    Përgjatë kodimit ju do të përballeni me probleme të ndryshme që e keni për detyrë t’i zgjidhni, që do të thotë se shkathtësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve do të përmirësohen. Gjithashtu, dijen e fituar nga kodimi mund ta përdorni edhe në fusha tjera.  

  • Orari fleksibil

    Orari fleksibil ndoshta është një nga përfitimet më kryesore për personat që e urrejnë orarin e punës prej orës 8:00 deri në ora 16:00. Përderisa kodimi nuk kërkon orar të caktuar të punës, ju mund të kodoni edhe në mes të natës, pra do i shmangeni rutinës ditore dhe ditët do jenë më spontane.

  • Mësimi i vazhdueshëm

    Duhet që ta kuptoni se kodimi është një proces i vazhdueshëm i të mësuarit dhe është në ndryshim e sipër. Në qoftë se ju jeni një person që pëlqeni të mësoni në vazhdimësi, kodimi është shkathtësia që ju duhet ta mësoni.

    Këto ishin disa nga arsyet kryesore për të ju nxitur juve që të mësoni kodimin. Pra, zgjedheni kodimin, nëse dëshironi të jeni pjesë e gjeneratës së re që posedon këtë lloj të shkathtësive. Përmes kodimit ju do të hapni dyert e një bote tjetër.

Referencat:

https://www.reed.co.uk/career-advice/seven-reasons-you-should-learn-to-code-right-now/

https://simpleprogrammer.com/learn-code-where-start/

https://skillcrush.com/2015/01/28/laurence-bradford-10-reasons/

https://coderacademy.edu.au/blog/coding-starters/5-reasons-to-learn-to-code

https://www.computersciencedegreehub.com/faq/what-is-coding/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet