Dallimi mes CV-së dhe rezymesë

Ekipi i Busullës

153 artikuj

7. cv resume

    Ndër dokumentet kryesore që kërkohen kur punëkërkuesi aplikon për punë janë CV-ja ose rezymeja. Ndonjëherë punëdhënësit ndodh t’i kërkojnë si dokumente që të dyja. Në latinisht, CV ka kuptimin “ kursi i jetës” ndërsa rezymeja në frëngjisht do të thotë “përmbledhje”. Të dyja duhet të përdoren si dokumente për të arritur në fazën e intervistimit për një punë të caktuar dhe duhet të ju përfaqësojnë si kandidati më i kualifikuar për atë punë. Megjithatë ato dallojnë në përmbajtje. Më poshtë gjeni dallimet kryesore mes CV-së dhe rezymesë:

Çfarë është një CV?

    CV është një dokument i detajuar ku ju duhet të listoni historinë tuaj të punës, shkollimin, ndonjë mirënjohje, çmim apo bursë që e keni marrë, projektet hulumtuese apo botimet. Në CV gjithashtu mund të përfshihen referencat profesionale, kurset, puna në terren, projektet kërkimore dhe interesat tuaja. Në përgjithësi, CV-të janë kronologjike dhe fillojnë me përvojën tuaj arsimore.

Çfarë është një rezyme?

    Rezymeja është dokument i cili duhet të përmbledhë shkollimin, shkathtësitë dhe historinë tuaj të karrierës. Në një rezyme mund t’i përfshini të gjitha punët vullnetare ose një deklaratë objektive që paraqet qëllimet tuaja profesionale. Nëse jeni  i/e sapo diplomuar me pak ose aspak përvojë pune, duhet të filloni me shkollimin tuaj dhe pastaj me punët praktike relevante.

Cili është dallimi?

    Dallimet kryesore në mes të këtyre dy dokumenteve janë:

  • Volumi i dokumentit

    Rezymeja duhet të jetë sa më e shkurtër por gjithëpërfshirëse, preferohet që të jetë një deri në dy faqe maksimumi. CV-ja mund të jetë më shumë se dy faqe pasi që një CV përfshin shumë më shumë informacione se sa një rezyme.

  • Përvoja e punës

    Zakonisht CV-të përdoren nga njerëz akademik. Një CV mund të përdoret nëse jeni duke aplikuar ose keni diplomuar në ndonjë program si Master ose Doktoratë, ose nëse punoni si profesor/-eshë apo hulumtues/-e në ndonjë institucion akademik.

  • Mundësitë për të ndryshuar

     CV është një dokument statik i cili nuk ndryshon. Ju sigurisht që mund të shtoni informacione të reja gjatë gjithë karrierës tuaj, por përmbajtja e saj nuk ndryshon varësisht nga vendi ku aplikoni. Kurse sa i përket rezymesë ajo zakonisht përshtatet me pozicionin ku aplikoni me qëllim që t’i nxjerrë në pah shkathtësitë dhe përvojën në fushën specifike. Rezymeja zakonisht përdoret për të theksuar më shumë shkathtësitë e fituara gjatë përvojës së punës, ndërsa CV-ja thekson më shumë arritjet akademike të një personi.



Referencat:

https://www.indeed.com/career-advice/resumes-cover-letters/difference-between-resume-and-cv?from=careeradvice-US

https://icc.ucdavis.edu/materials/resume/resumecv.htm

 

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet